MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 17 të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 38 (I=1.8/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rënie prej 17% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 19%.

Incidenca e regjistruar gjatë kësaj jave korrespondon me aktivitet nën kufirin e aktivitetit të ulët të virusit të gripit . (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

grafik 1

Sipas moshës, gjatë javës së gjashtëmbëdhjetë numri më i madh i të sëmurëve–  28 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 3,0/100.000 banorë tek fëmijët nga 5-14 vjet ku janë raportuar 7 raste.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (14) është raportuar në QSHP Tetovë, ndërsa incidencë më e lartë (20,9/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Kratovë.

Në 8 njësitë e raportimit në vend ku është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, numri i të sëmurëve ka qenë ≤ 10.

Në të gjitha njësitë e raportimit në vend është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit.

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.885 (I=1.154,3/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka një rënie prej 32% të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara (35.014).

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar të gjitha  QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve – 3.117 është regjistruar në QSHP Shkup, pastaj në NJR Gostivar (2.395) dhe QSHP Strumicë (2.328). Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Kavadar  (I=3.817,9/100.000).

Grafiku  2. Shpërndarja e rasteve të gripit sipas QSHP/NJR dhe I/100.000 banorë, sezoni 2017/2018

grafik 2

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -61% (14.553),ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 2.068,2/100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 10%), dhe me kulminacion në shkurt  (12.951 ose 54,2%). Në muajin prill janë regjistruar 402 të sëmurë, ose 1,7%.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së shtatëmbëdhjetë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM nuk janë pranuar materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 479 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 242 nga ato (50,5%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit. Nga rastet pozitive 69% janë influenca B, ndërsa 31% janë influenza A.

80% e Influenza A janë  A(H1N1)pdm –dhe 20% të pa subtipizuar ndërsa  nga Influenza B 88% janë  Influenza B (Yamagata), 5% B (Victoria) dhe 7% të papërcaktuar. (Grafiku 2).

Grafiku 2. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindja e rasteve pozitive të gripit 2017/2018

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Në dy javët e fundit është regjistruar një nivel i ulët i aktivitetit të gripit që korrespondon me nivel jashtësezonal.

Nuk ka rezultate pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike që do të thotë se po bie edhe aktiviteti i virusit të gripit dhe dalëngadalë po dalim nga sezoni i gripit.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR në dispozicion ka pasur 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe (java 16) për sezonin 2017/2018 në Evropë numri i rasteve të të sëmurëve nga gripi vazhdon të bjerë, ndërsa 12% e mostrave kanë qenë pozitive për prani të virusit të gripit.

Deri më tani është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B yamagata janë regjistruar në numër më të madh.

Sa i përket përhapjes gjeografike vendet në rajon raportojnë për një nivel të ulët deri mesatar të virusit të gripit.

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) 55% i përkasin llojit të vaksinës,  ndërsa 41% të B/Victoria janë të ngjashme me tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon. Lloji B/Yamagata dominon në mesin e rasteve të regjistruara me virus të Influenza B, por ky lloj nuk është i përfshirë në vaksinën trivalente për këtë sezon.

Pjesa më e madhe e rasteve të personave të shtruar në spital që nuk ndodhen në repartet e kujdesit intensiv janë persona të rritur të prekur nga influenca B. Gjysma nga rastet e rënda janë persona të rritur të prekur nga Influenza A.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM