MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 19 të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 35 (I=1.7/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 67%.

Incidenca e regjistruar tetë javë me radhë korrespondon me aktivitet nën kufirin e aktivitetit të ulët të virusit të gripit . (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

 sl;ika 1

Sipas moshës, gjatë javës së nëntëmbëdhjetë numri më i madh i të sëmurëve–  16 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 11.2/100.000 banorë tek fëmijët 0-4 vjet ku janë raportuar 13 raste.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (13) është raportuar në QSHP Shkup, ndërsa incidencë më e lartë (10.9/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Gostivar.

Në 3 njësitë e raportimit në vend ku është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, numri i të sëmurëve ka qenë ≤ 6.

Në të gjitha njësitë e raportimit në vend është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, domethënë aktivitet jashtësezonal.

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.941 (I=1.157.0/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka një rënie prej 32% të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara (35.053).

Numri më  i madh i të sëmurëve – 3.130 është regjistruar në QSHP Shkup, pastaj në NJR Gostivar (2.410) dhe QSHP Strumicë (2.328). Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Kavadar  (I=3.820,2/100.000).

Grafiku  2Shpërndarja e rasteve të gripit sipas QSHP/NJR dhe I/100.000 banorë, sezoni2017/2018

 slikaa 2

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -61% (14.584),ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 2.069,5/100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 10%), dhe me kulminacion në shkurt  (12.951 ose 54,1%). Në muajin maj janë regjistruar 56 të sëmurë, ose 0,2% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për sezonin 2017/2018.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së nëntëmbëdhjetë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 3 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, që kanë rezultuar.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 482 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 242 nga ato (50,2%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit. Nga rastet pozitive 69% janë influenca B, ndërsa 31% janë influenza A.

80% e Influenza A janë  A(H1N1)pdm –dhe 20% të pa subtipizuar ndërsa  nga Influenza B 88% janë  Influenza B (Yamagata), 5% B (Victoria) dhe 7% të papërcaktuar. (Grafiku 2).

Grafiku 2. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindja e rasteve pozitive të gripit 2017/2018

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Në tetë javët e fundit është regjistruar një nivel i ulët i aktivitetit të gripit që korrespondon me nivel jashtësezonal.

Tashmë pesë javë me radhë nuk ka rezultate pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike që do të thotë se po bie edhe aktiviteti i virusit të gripit dhe dalëngadalë po dalim nga sezoni i gripit.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR në dispozicion ka pasur 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe (java 18) për sezonin 2017/2018 në Evropë numri i rasteve të të sëmurëve nga gripi vazhdon të bjerë, ndërsa 6% e mostrave kanë qenë pozitive për prani të virusit të gripit.

Deri më tani është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B yamagata janë regjistruar në numër më të madh.

Rezultatet e 5 studimeve evropiane tregojnë për një efikasitet të vaksinës që sillet nga 25 – 52 % kundër cilit do virusi të gripit.

Pjesa më e madhe e rasteve të personave të shtruar në spital që nuk ndodhen në repartet e kujdesit intensiv janë persona të rritur mbi 15 vjet të prekur nga influenca B.

Vdekshmëria u kthye brenda kufijve të pritur në të gjitha 21 vendet dhe rajonet që raportojnë për EuroMOMO.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

ISHPRM