Gjatë javës së 40 të vitit 2017 (nga 02.10.2016 – 08.10.2016), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 3 (I=0.1/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e njëjtë të sezonit të kaluar kur ky numër ishte 23 të sëmurë.

Të sëmurë nga gripi janë raportruar në QSHP Tetovë (n=2) dhe QSHP Strumicë (n=1).
Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, nja një person është regjistruar në grupmoshën 0-4 vjet, 15-64 vjet dhe te grupmosha mbi 65 vjet.
Gjatë javës së 40, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP RM janë pranuar 11 mostra të materialeve për analië laboratorike për vërtetim të pranisë së virusit të gripit. Të gjitha materialet kanë rezultuar negative për prani të virusit të influencës.

Vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik i rekomandon të gjithë popullatës, veçanërisht personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar, që të vizitojnë Qendrën më të afërt të shëndetit publik ose Njësinë rajonale për tu informuar më
Pritet që të gjitha QSHP/NJR të fillojnë me vaksinimin pas datës 15 tetor, menjëherë pas pranimit të vaksinave kundër gripit sezonal. Sasia e përgjithshme e vaksinave të porositura për këtë sezon – Influvac, prodhuar nga Abbot, Holandë, që do ndahet në 10 Qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale do jetë 28.000 doa.

RAJONI EVROPIAN

Raporti i parë për gripin në Rajonin Evropian në fillim të sezonit të ri 2017/18 (java e 40) do publikohet të premten më 13 tetor dhe të njëjtin do e prezantojmë në raportin e radhës.
Sipas të dhënave të prezentuara nga Flu News Europe për muajin shtator (nga java 35-39), aktiviteti i virusit të influencës në Evropë është me intenitet të ulët, ndërkohë që vetëm disa vende kanë raportuar për infeksione sporadike të influencës, nëpërmjet sistemit të rregullt dhe atij sentinel për mbikëqyrje.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive ISHPRMе