Gjatë javës së 41 të vitit 2017 (nga 09.10.2017 – 15.10.2017), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 2 (I=0.6/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e  kаluar kur ky numër ishte 23 të sëmurë ka një rritje të vogël të numrit.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 41 të sezonit të kaluar (23) shënon një rënie për 47,8%.

Në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 15 (I=0,7/100.000), që është për  67,4% më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 46 të sëmurë (I=2,2/100.000).

Gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 6 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Kumanovë dhe QSHP Kumanovë dhe QSHP Ohër – NJR Dibër – nga 3 të sëmurë. Në QSHP Strumicë dhe QSHP Tetovë janë regjistruar nga 2 të sëmurë, në QSHP Shtip dhe QSHP Manastir-NJR Kërçovë nga një i sëmurë.

Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Dibër – 10,8/100.000 banorë, ndërsa më e ulët në QSHP Tetovë (10,0/100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet  – 8 raste (66,7%),  ndërsa incidencë më e lartë (1,8/100.000) tek fëmijët në moshë nga 0-4 vjet, ku janë regjistruar 3 raste.

Gjatë javës së 41 të vitit 2017 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 5 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Të gjitha materialet kanë rezultuar negative.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 16 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të pranisë të gripit.

 

Vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik ua rekomandon të gjithë popullatës, veçanërisht personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar (sipas rekomandimeve të OBSH):

–          Gratë shtatzëna në cilën do fazë të shtatzënisë

–          Fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet

–          Personat e moshuar në moshë mbi 65 vjet

–          Personat me gjendje mjekësore kronike

–          Punonjësit shëndetësor.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të vizitojnë Qendrën më të afërt të shëndetit publik ose Njësinë rajonale për tu informuar më shumë për vaksinimin kundër gripit sezonal.

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 28 000 të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për javën e 40 të vitit 2017 (2-9 tetor 2017), aktiviteti i virusit të influencës në 36 vende në Evropë është me intensitet të ulët, që është normale për këtë periudhë të vitit.

Vetëm disa vende kanë raportuar për infeksione sporadike të influencës, nëpërmjet sistemit të rregullt dhe atij sentinel për mbikëqyrje.

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM