Gjatë javës së 42 të vitit 2017 (nga 16.10.2017 – 22.10.2017), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 45 (I=2,2/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kаluar kur ky numër ishte 12 të sëmurë ka një rritje prej3.75 herë.
Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 42 të sezonit të kaluar (82) vihet re një rënie për 45,1%.
Në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 15 (I=0,7/100.000), që është për 67,4% më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 46 të sëmurë (I=2,2/100.000).

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 12 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Tetovë 14 të sëmurë. Në NJR Dibër dhe NJR Gostivar janë regjistruar nga 10 të sëmurë.

Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Dibër – 36,0/100.000 banorë, ndërsa më e ulët në QSHP Shkup (0,2/100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet – 31 raste (68,9%), ndërsa incidencë më e lartë (1,8/100.000) tek fëmijët në moshë nga 0-4 vjet, ku janë regjistruar 10 raste.

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi arrin 60 (I=2,9/100 000), që është për 53,1% më pak se numri i të sëmurëve të regjistruar gjatë sezonit të kaluar kur u regjistruan 128 të sëmurë.

Gjatë javës së 42 të vitit 2017 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 4 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Të gjitha materialet kanë rezultuar negative.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 20 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të pranisë të gripit.

Vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik ua rekomandon të gjithë popullatës, veçanërisht personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar (sipas rekomandimeve të OBSH):
– Gratë shtatzëna në cilën do fazë të shtatzënisë
– Fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet
– Personat e moshuar në moshë mbi 65 vjet
– Personat me gjendje mjekësore kronike
– Punonjësit shëndetësor.

Të gjithë të interesuarit duhet të vizitojnë Qendrën më të afërt të shëndetit publik ose Njësinë rajonale për tu informuar më shumë për vaksinimin kundër gripit sezonal.

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 28 000 të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Sipas të dhënave të deritanishme të marra nga QSHP/NJR në vendin tonë gjatë javës së 42 janë vaksinuar 15.422persona, ose janë shpenzuar 55,1% nga vaksinat e siguruara për këtë sezon. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 8.964 persona, ose 58,1%, në moshë nga 30-64 vjet – 6.097 persona ose 39,5%, dhe në moshë nga 5-29 vjet 126 persona ose 0,8%. Janë vaksinuar edhe 8 fëmijë deri në moshën 5 vjeçare. Sa i përket punonjësve shëndetësor gjatë javës së 42 janë vaksinuar 227 persona, ose 1,5%. Nuk ka gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar, 11.575 persona ose 75,1 vuajnë nga sëmundje kronike.

RAJONI EVROPIAN
Sipas informacioneve të Flu News Europe për javën e 41 të vitit 2017 (2-9 tetor 2017), aktiviteti i virusit të influencës në 39 vende në Evropë është me intensitet të ulët, që është normale për këtë periudhë të vitit.

Vetëm disa vende kanë raportuar për infeksione sporadike të influencës, nëpërmjet sistemit të rregullt dhe atij sentinel për mbikëqyrje.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
ISHPRM