Gjatë javës së 43 të vitit 2017 (nga 23.10.2017 – 29.10.2017), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 63 (I=3,0/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e  kаluar kur ky numër ishte 45 të sëmurë ka një rritje prej 40%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 43 të sezonit të kaluar (43) vihet re  një rritje për 46,5%.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 9 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në NJR Gostivar janë regjistruar  nga 36 të sëmurë.

Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Gostivar – 30,1/100.000 banorë, ndërsa më e ulët në QSHP Prilep (1,1/100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet  – 39 raste (61,9 %),  ndërsa incidencë më e lartë (6,1/100.000) tek personat mbi 65 vjet, ku janë regjistruar 16 raste.

Në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 123 (I=5,9/100.000), që është për  28,1% më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 171 të sëmurë.

Gjatë javës së 43 të vitit 2017 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 2 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Të gjitha materialet kanë rezultuar negative.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 22 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të pranisë të gripit.

 

Vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik ua rekomandon të gjithë popullatës, veçanërisht personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar (sipas rekomandimeve të OBSH):

–          Gratë shtatzëna në cilën do fazë të shtatzënisë

–          Fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet

–          Personat e moshuar në moshë mbi 65 vjet

–          Personat me gjendje mjekësore kronike

–          Punonjësit shëndetësor.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të vizitojnë Qendrën më të afërt të shëndetit publik ose Njësinë rajonale për tu informuar më shumë për vaksinimin kundër gripit sezonal.

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 28 000 të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Sipas të dhënave të deritanishme të marra nga QSHP/NJR në vendin tonë deri në fund të javës së 43 janë vaksinuar  gjithsej 25.171 persona, ose janë shpenzuar 89,9%nga vaksinat e siguruara për këtë sezon. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 15.112 persona, ose 60,0%, në moshë nga 30-64 vjet – 9.329 persona ose 37,1%, dhe në moshë nga 5-29vjet 254 persona ose 1,0%. Janë vaksinuar edhe 9 fëmijë deri në moshën 5 vjeçare. Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar  gjithsej 466 persona, ose 1,9%. Është vaksinuar edhe një grua shtatzënë. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar, 9.329 persona ose 75,0% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për javën e 42 të vitit 2017 (2-9 tetor 2017), aktiviteti i virusit të influencës në 39 vende në Evropë është me intensitet të ulët, që është normale për këtë periudhë të vitit.

Vetëm disa vende kanë raportuar për infeksione sporadike të influencës, nëpërmjet sistemit të rregullt dhe atij sentinel për mbikëqyrje.

Vetëm 3% e mostrave të analizuara kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM