MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Gjatë javës së 44 të vitit 2017 (nga 30.10.2017 – 05.11.2017), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 130 (I=6,3/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e  kаluar  ka një rritje për dy herë.

Aktiviteti i virusit është nën nivelin sezonal dhe ende nuk është arrirë pragu i fillimit të sezonit të gripit. (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

 

44 nedela sl 1

Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet,  ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet.

Edhe këtë javë numri më i madh i të sëmurëve janë raportuar në territorin e QSHP Tetovë – 39 dhe NJR Gostivar – 31, ndërsa incidencë më e madhe prej 50,4/100.000 në NJR Dibër ku janë regjistruar 14 raste.

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 253 (I=5,9/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara. Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 18 QSHP/NJR, ndërsa vetëm 5 nga ato kanë raportuar për më shumë se 10 të sëmurë. Numri më  i madh i të sëmurëve janë regjistruar në NJR Gostivar.

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet- 63,2%,,  ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së 44 të vitit 2017 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 2 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Të gjitha materialet kanë rezultuar negative.

 

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 24 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të pranisë të gripit.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara gjatë mbikëqyrjes virusologjike flasin për një aktivitet të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik ua rekomandon të gjithë popullatës, veçanërisht personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar (sipas rekomandimeve të OBSH). Të gjithë të interesuarit duhet të vizitojnë Qendrën më të afërt të shëndetit publik ose Njësinë rajonale për tu informuar më shumë për vaksinimin kundër gripit sezonal.

 

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

 

Sipas të dhënave të deritanishme të marra nga QSHP/NJR në vendin tonë deri në fund të javës së 44 janë vaksinuar  gjithsej 27.376 persona, ose janë shpenzuar 97,8% nga vaksinat e siguruara për këtë sezon. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 61,0%.

Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,0% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018 në Evropë aktiviteti i virusit të gripit është me intensitet të ulët, me detektime sporadike ose lokale të virusit të gripit në rajon. Si pozitive janë konfirmuar 2,1% e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel.

Deti më tani dominon influenca e tipit A me 57,7%, ndërsa pjesa më e madhe e viruseve janë subtipizuar si А (H3N2).

Situata është e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

 

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM