MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 48 të vitit 2017 (nga 27.11.2017 – 03.12.2017), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 121 (I=5,9/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e  kаluar  ka një rënie të numrit të të sëmurëve.

Aktiviteti i virusit është nën nivelin sezonal dhe ende nuk është arrirë pragu i fillimit të sezonit të gripit. (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

Untitled

Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet,  ndërsa incidencë më e lartë tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve janë raportuar në territorin e NJR Gostivar  (26), ndërsa incidencë më e lartë prej 50,4/100.000është regjistruar në NJR Dibër.

Në 11 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa vetëm në një (NJR Dibër) është regjistruar aktivitet sezonal (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 48, 2017

grafik 2

 

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 646 (I=31,2/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara për 33,4%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 20 QSHP/NJR, ndërsa 9 nga ato kanë raportuar për më shumë se 10 të sëmurë. Numri më  i madh i të sëmurëve (164) janë regjistruar në NJR Gostivar.

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet- 63,8%,  ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së 48 të vitit 2017 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 10 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Të gjitha materialet kanë rezultuar negative.

 

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 48 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të pranisë të gripit.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara gjatë mbikëqyrjes virusologjike flasin për një aktivitet të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

 

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë.

Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%.

Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

 

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018 (java e 47/2017) në Evropë aktiviteti i virusit të gripit mbetet me intensitet të ulët, me detektime sporadike ose lokale të virusit të gripit në vendet në rajon. Si pozitive janë konfirmuar 6,3% e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel.

Deti më tani dominon influenca e tipit A me 46,5%, ndërsa 60,3% e viruseve janë subtipizuar si А (H3N2), ndërsa Influenca B me 53,5% (97% – B/Yamagata).

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) vihet re se të gjithë bëjnë pjesë në tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon.

Situata është e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

 

 

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM