MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 50 të vitit 2017 (nga 11.12.2017 – 17.12.20177), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 92 (I=5,4/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e  kаluar(112)  ka një rënie prej 17,9% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar kur janë regjistruar 853 të sëmurë, ka një rënie të theksuar të numrit të të sëmurëve në javën e 50, për afër 90%.

Aktiviteti i virusit është nën nivelin sezonal dhe ende nuk është arrirë pragu i fillimit të sezonit të gripit. (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

slika 1 grip 50 nedela

Sipas moshës, gjatë javës së 50 numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet,  ndërsa incidencë më e lartë tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (23) dhe  incidencë më e lartë prej 50,4/100.000 është regjistruar në NJR Dibër.

Në 11 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa vetëm në një (NJR Dibër) është regjistruar aktivitet i ulët sezonal (Kartogrami 1).

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 850 (I=41,1/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (2.096) ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara për 59,4%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 20 QSHP/NJR. Numri më  i madh i të sëmurëve (173) është regjistruar në QSHP Tetovë dhe (170) në NJR Gostivar.

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -542 persona ose 63,8%,  ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet (I=54,2/100.000).

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së 48 të vitit 2017 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 8 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara një ka reultuar pozitiv për prani të virusit të influencës  A(H1N1)pdm.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 61 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe vetëm një nga ato (1,6%) ka rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit.

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara gjatë mbikëqyrjes virusologjike flasin për një aktivitet të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018 (java e 49/2017) në Evropë aktiviteti i virusit të gripit mbetet me intensitet të ulët, me detektime sporadike ose lokale të virusit të gripit në vendet në rajon. Si pozitive janë konfirmuar 11 % e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë influenca B.

Vihet re një një qarkullim i përbashkët  i influencës A me 39,6% dhe influencës të tipit B me 60.4% të rasteve pozitive. Deri më 52,9% e ratedve të influencës A i përkasin nëntipit A (H3N2), ndërsa 95,6% të influencës B i përkasin linjës B/Yamagata.

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) vihet re se të gjithë bëjnë pjesë në tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon.

Situata është e zakonshme për këtë periudhë të vitit. 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM