MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 52 të vitit 2017 (nga 25.12.2017 – 31.12.2017), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 128 (I=6,2/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e  kаluar (104)  ka një rritje të vogël të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar (9485) ka një rënie të madhe të numrit të të sëmurëve në.

Aktiviteti i virusit është nën nivelin sezonal dhe ende nuk është arrirë pragu i fillimit të sezonit të gripit. (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

slika 1

Sipas moshës, gjatë javës së 52 numri më i madh i të sëmurëve (88) janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet,  ndërsa incidencë më e lartë prej 11,2/100 000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (25) dhe  incidencë më e lartë prej 90,1/100.000 është regjistruar në NJR Dibër.

Në 15 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa vetëm në një (NJR Dibër) është regjistruar aktivitet i ulët sezonal (Kartogrami 1).

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 52, 2017

slika 2 mapa

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 1.082 (I=52,3/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (15.776) ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara për 93,1%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 22 QSHP/NJR. Numri më  i madh i të sëmurëve (222) është regjistruar në NJR Gostivar  në QSHP Tetovë 206.

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -704 persona ose 65,1%,  ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 5-14 vjet (I=70,9/100.000).

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së 52 të vitit 2017 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 7 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara 2 kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës  – Influenza B (Yamagata).

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 73 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe vetëm tre nga ato (4,1%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit, një Influenza A(H1N1)pdm –dhe 2 Influenza B (Yamagata).

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara gjatë mbikëqyrjes virusologjike flasin për një aktivitet të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018  në Evropë aktiviteti i virusit po rritet në vendet perëndimore, veriore dhe jugore të kontinentit. Sa i përket përhapjes gjeografike, në 15 vende është regjistruar përhapje sporadike, në 2 lokale dhe në 3 rajonale, ndërsa në 7 përhapje e gjerë.

Si pozitive janë konfirmuar 31,8% e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë influenca  A dhe B.

Vihet re një qarkullim i përbashkët  i influencës A me 40,7% (59,1% – А (H1N1)pdm09)dhe influencës të tipit B со 59,3% (97,4% – B/Yamagata).

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) vihet re se të gjithë bëjnë pjesë në tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM