MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së katërt të vitit 2018 (nga 22.01.2018 – 28.01.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 1.085 (I=52,4/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar (637)  ka një rritje prej 70% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar (1.919) ka një rënie të madhe të numrit të të sëmurëve për pothuajse 9%.

Aktiviteti i virusit për herë të parë këtë javë ka tejkaluar pragun sezonal që do të thotë se kjo shënon fillim të sezonit të gripit. (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

 1

Sipas moshës, gjatë javës së katërt numri më i madh i të sëmurëve– 699 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 71,7/100.000 banorë tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (292) dhe incidencë më e lartë (243,8/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Gostivar.

Nga gjithsej 31 njësi raportimi, vetëm në territorin e NJR Gostivar dhe NJR Dibër është raportuar aktivitet mesatar, në rajonin e 9 QSHP /NJR është regjistruar aktivitet i ulët sezonal. Në 11 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa 9 njësitë e tjera të raportimit nuk kanë raportuar për të sëmurë nga gripi, ose sëmundje të ngjashme me gripin.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e katërt, 2018

4 nedela

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 3.478 (I=168,1/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (32.934) ka një rënie të shumëfishtë të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 25 QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve (887) është regjistruar në NJR Gostivar  në QSHP Tetovë 413.

Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër (I=1.091,7 /100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -2.307 persona ose 66%,  ndërsa incidencë më e lartë kumulative 207,4/100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së katërt të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 21 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara 8 kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës  – 5 B (Yamagata) dhe 3 Influenza A(H1N1)pdm.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 132 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 21 nga ato (15,9%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit,9 Influenza A (8 A(H1N1)pdm –dhe 1 i pasubtipizuar) ndërsa  12 Influenza B (Yamagata).

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Incidenca e regjistruar e gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin pët herë të parë gjatë këtij sezoni ka tejkaluar kufirin javor të aktivitetit sezonal të gripit (2-3 javë pas parashikimit sipas modelit të 7 seoneve të fundit). Gjatë 4 javëve të kaluara numri i mostrave dhe përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike po shënon një rritje. Aktiviteti i i virusit pritet të rritet dhe të arrijë kulminacion gjatë javëve në vazhdim.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018 , në Evropë është regjistruar një shtrirje e gjerë e aktivitetit të virusit të gripit në pjesën më të madhe të vendeve në rajon, ndërsa rritje shënon në vendet e pjesës lindore të kontinentit. Intensitet i ulët është regjistruar në 21 vendenë 16 mesatar, ndërsa në 5 vende (Irlandë, Itali, Luksemburg, Maltë dhe Spanjë) është regjistruar intensitet i lartë i aktivitetit të virusit të gripit.  Sa i përket përhapjes gjeografike, në 7 vende është regjistruar përhapje sporadike, në 4 lokale dhe në 4 rajonale, ndërsa në 22 përhapje e gjerë.

Si pozitive janë konfirmuar 52% e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë influenca  A(40%) dhe B(60%).

Vihet re një qarkullim i përbashkët  i influencës A me 35,7% (61,3% – А (H1N1)pdm09) dhe influencës të tipit B me 64,3% (96,4% – B/Yamagata) .

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) 64% i përkasin llojit të vaksinës,  ndërsa 36% janë të ngjashme me tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon.

Mbi bazë të të dhënave nga EuroMOMO, gjatë javëve të kaluara është rritur vdekshmëria tek personat e moshuar, sidomos në pjesën jugperëndimore dhe veriore të Britanisë së madhe.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM