MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së nëntë të vitit 2018 (nga 26.02.2018 – 04.03.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 2.781 (I=134,4/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rënie prej 35% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 18 herë.

Incidenca e regjistruar gjatë kësaj jave korrespondon me aktivitet të ulët të virusit të gripit . (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

1

Sipas moshës, gjatë javës së tetë numri më i madh i të sëmurëve– 1.651 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 247,9/100.000 banorë tek fëmijët nga 0-4 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (544) është raportuar në QSHP Shkup, ndërsa incidencë më e lartë (680,9/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Kavadar.

Nga gjithsej 31 njësi raportimi, në territorin e 5 është raportuar aktivitet shumë i lartë. Në rajonet e tjera është regjistruar aktivitet nga niveli shumë i ulët e deri në mesatar i virusit të gripit, ndërsa në 3 NJR nuk janë regjistruar persona të sëmurë.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e nëntë, 2018

kartogram

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 19.210 (I=928,4/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (34.481) ka një rënie prej 44% të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar të gjitha  QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve – 2.386  është regjistruar në QSHP Shkup, pastaj në NJR Gostivar (2.072) dhe QSHP Kumanovë (1.787). Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër  (I=3.022,9/100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -11.558 persona ose 60%,  ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej  1.750,3/100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 12,5%), dhe me kulminacion në shkurt  (12.951 ose 67,4%). Në muajin mars për një javë janë regjistruar 2.781 të sëmurë, ose 14,5%.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Në territorin e Republikës së Maqedonisë është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B janë regjistruar në numër më të madh.

Gjatë javës së nëntë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 48 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara 26 (54,2%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës  – 83% Influenza B 17% Influenza A.

Nga influenca B 90% i përkasin llojit Yamagata, ndërsa 10% B (Victoria). Nga influenza A 50% janë Influenza A(H1N1)pdm09, ndërsa 50% nuk janë të subtipizuara (Grafiku 2).

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 364 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 180 nga ato (49,5%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit.

75% e Influenza A janë  A(H1N1)pdm –dhe 25% të pa subtipizuar) ndërsa  nga Influenza B (96,8 % janë  Influenza B (Yamagata), 1.6% B (Victoria) dhe 1,6% të papërcaktuar).

Grafiku 2.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit, 2017/2018

 2

 

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Në dy javët e fundit është regjistruar një nivel i ulët i aktivitetit të gripit edhe një përhapje e gjerë rajonale gjeografike.

Ka filluar të shënojë rënie përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike (ngjashëm si edhe në vendet e tjera të Evropës) që është mjaft e lartë gjatë javës së kaluar, gjë që tregon se sezoni i gripit ka arritur kulminacionin.

Aktiviteti i i virusit pritet që të bie në intensitet gjatë javëve në vazhdim.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR në dispozicion ka pasur 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018 në Evropë është regjistruar një shtrirje e gjerë e aktivitetit të virusit të gripit në pjesën më të madhe të vendeve në rajon.

Si pozitive janë konfirmuar 49% e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë influenca  A(36%) dhe B(64%).

Vihet re një qarkullim i përbashkët  i influencës A me 33% (65% – А (H1N1)pdm09) dhe influencës të tipit B me 67% (97% – B/Yamagata) .

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) 59% i përkasin llojit të vaksinës,  ndërsa 37% janë të ngjashme me tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon. Lloji B/Yamagata dominon në mesin e rasteve të regjistruara me virus të Influenza B, por ky lloj nuk është i përfshirë në vaksinën trivalente për këtë sezon.

Mbi bazë të të dhënave nga EuroMOMO, gjatë javëve të kaluara është rritur vdekshmëria tek personat e moshuar, sidomos në pjesën perëndimore të Evropës.

Për sezonin 2018-2019 në hemisferën veriore OBSH rekomandon vaksinë katër valente e cila përmban:

  • A/Michigan/45/2015 (H1N1)pdm09-like virus;
  • A/Singapore/INFIMH-16-0019/2016 (H3N2)-like virus;
  • B/Colorado/06/2017-like virus (B/Victoria/2/87 lineage);
  • B/Phuket/3073/2013-like virus (B/Yamagata/16/88 lineage).

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM