MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së parë të vitit 2018 (nga 01.01.2018 – 07.01.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 246 (I=11,9/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e  kаluar (128)  ka një rritje pothuajse të dyfishtë të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar (8.067) ka një rënie të madhe të numrit të të sëmurëve në javën e parë për pothuajse 97%.

Aktiviteti i virusit është nën nivelin sezonal dhe ende nuk është arrirë pragu i fillimit të sezonit të gripit. (grafiku 1) 

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

1 (1)

Sipas moshës, gjatë javës së parë numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet,  ndërsa incidencë më e lartë  tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (61) dhe  incidencë më e lartë prej 50,9/100.000 është regjistruar në NJR Gostivar.

Nga gjithsej 31 njësi raportimi, vetëm në territorin e NJR Gostivar dhe NJR Dibër është regjistruar aktivitet i ulët sezonal. Në 13 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa 16 njësitë e tjera të raportimit nuk kanë raportuar për të sëmurë nga gripi, ose sëmundje të ngjashme me gripin.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e parë, 2018

 1 nedela

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 1.328 (I=64,2/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (23.843) ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara për 94,4%

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 23 QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve (283) është regjistruar në NJR Gostivar  në QSHP Tetovë 234.

Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër (I=637,7/100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -888 persona ose 66,9%,  ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 5-14 vjet (I=83,8/100.000).

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së parë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 9 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara 3 kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës  – 2 Influenza A(H1N1)pdm dhe 1 Influenza А – i pasubtipizuar.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 82 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe vetëm 6 nga ato (7,3%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit, 4 Influenza A (3 A(H1N1)pdm –dhe i pasubtipizuar) ndërsa  2 Influenza B (Yamagata).

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara gjatë mbikëqyrjes virusologjike flasin për një aktivitet të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018  në javën e 52, në Evropë aktiviteti i virusit po rritet në vendet perëndimore, veriore dhe jugore të kontinentit. Sa i përket përhapjes gjeografike, në 14 vende është regjistruar përhapje sporadike, në 1 lokale dhe në 7 rajonale, ndërsa në 9 përhapje e gjerë.

Si pozitive janë konfirmuar 44% e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë influenca  A dhe B.

Vihet re një qarkullim i përbashkët  i influencës A me 37,5% (60,7% – А (H1N1)pdm09) dhe influencës të tipit B со 62,5% (96% – B/Yamagata).

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) vihet re se të gjithë bëjnë pjesë në tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM