MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së tetë të vitit 2018 (nga 19.02.2018 – 25.02.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 4.258 (I=205,8/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rritje prej 14% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 19 herë.

Incidenca e regjistruar gjatë kësaj jave korrespondon me aktivitet mesatar të virusit të gripit . (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

1

Sipas moshës, gjatë javës së tetë numri më i madh i të sëmurëve– 2.498 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 419,1/100.000 banorë tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (673) është raportuar në QSHP Shkup, ndërsa incidencë më e lartë (857,5/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Kavadar.

Nga gjithsej 31 njësi raportimi, vetëm në territorin e NJR Dibër, NJR S. Nikole, NJR Prespë, NJR Kavadar, NJR Kratovë, QSGP Strumicë dhe NJR Prilep është raportuar aktivitet shumë i lartë, në rajonin 2 4 QSHP / NJR – aktivitet i lartë, në rajonin e 11 QSHP/NJR – aktivitet mesatar, në rajonin e 6 QSHP /NJR është regjistruar aktivitet i ulët sezonal. Në 5 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e tetë, 2018

 8 nedela 2)

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 16.429 (I=794,0/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (34.330) ka një rënie të dukshme të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 31 QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve – 1.958 është regjistruar në NJR Gostivar,  në QSHP Shkup-1.842 dhe në QSHP Kumanovë – 1.631.

Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër (I=2.857,1 /100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -9.907 persona ose 60%,  ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 1.505,7/100.000tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 14,6%), dhe me kulminacion në 3 shkurt  (12.951 ose 78,8%).

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Në territorin e Republikës së Maqedonisë është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B janë regjistruar në numër më të madh.

Gjatë javës së tetë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 64 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara 43 (67,2%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës  – 29 Influenza B (Yamagata), 9 Influenza A(H1N1)pdm dhe 3 Influenza А – të pa subtipizuar, si dhe 2 Influenza B të papërcaktuara.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 316 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 154 nga ato (49%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit,50 Influenza A (39 A(H1N1)pdm –dhe 11 të pa subtipizuar) ndërsa  104 Influenza B (102 Influenza B (Yamagata) dhe 2 Influenza B e papërcaktuar).

Grafiku 2.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit, 2017/2018

2

 

 

 KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Në dy javët e fundit është regjistruar një nivel mesatar i aktivitetit të gripit edhe një përhapje e gjerë rajonale gjeografike.

Ka filluar të shënojë rënie përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike (ngjashëm si edhe në vendet e tjera të Evropës) që është mjaft e lartë gjatë javës së kaluar, gjë që tregon se sezoni i gripit ka arritur kulminacionin.

Aktiviteti i i virusit pritet që të bie në intensitet gjatë javëve në vazhdim.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR në dispozicion ka pasur 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018 në Evropë është regjistruar një shtrirje e gjerë e aktivitetit të virusit të gripit në pjesën më të madhe të vendeve në rajon. Intensitet i ulët është regjistruar në 9 vende, në 23 mesatar, ndërsa në 10 vende është regjistruar intensitet i lartë i aktivitetit të virusit të gripit. Në Shqipëri dhe Luksemburg është regjistruar intensitet shumë i lartë i aktivitetit të virusit të gripit.

Sa i përket përhapjes gjeografike, në 5 vende është regjistruar përhapje sporadike, në 4 lokale dhe në 5 rajonale, ndërsa në 30 përhapje e gjerë.

Si pozitive janë konfirmuar 51% e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë influenca  A(33%) dhe B(67%).

Vihet re një qarkullim i përbashkët  i influencës A me 33% (65% – А (H1N1)pdm09) dhe influencës të tipit B me 67% (97% – B/Yamagata) .

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) 59% i përkasin llojit të vaksinës,  ndërsa 37% janë të ngjashme me tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon. Lloji B/Yamagata dominon në mesin e rasteve të regjistruara me virus të Influenza B, por ky lloj nuk është i përfshirë në vaksinën trivalente për këtë sezon.

Mbi bazë të të dhënave nga EuroMOMO, gjatë javëve të kaluara është rritur vdekshmëria tek personat e moshuar, sidomos në pjesën perëndimore të Evropës.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM