MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE
TË DHËNA JAVORE
Gjatë javës së njëzetë të vitit 2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 11 (I=0,5/100.000) raste të gripit, që është njësoj me javën e kaluar.
Krahasuar me sezonin e kaluar (n=30) dhe lakoren tipike sezonale ka një rënie prej 63,3%, ndërsa për 9 sezonet e fundit vihet re një rënie prej 54,7% . (Grafiku 1)
Incidenca e raportuar reflekton aktivitet jashtë sezonal të virusit të gripit. (Grafiku 1)
Gjatë javës së njëzetë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për vërtetim të pranisë së virusit të influencës.
Grafiku1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundjeve të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike 2010-2019, sezoni 2018/2019 dhe sezoni 2019/2020
Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=6; 54,5%) bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, ndërsa incidencë më e lartë është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet. (Grafiku 2)
Gjatë kësaj jave janë raportuar të sëmurë nga 3 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve (n=7) është regjistruar në QSHP Prilep, ku është regjistruar edhe incidencë më e lartë 0,9/100.000 banorë.
TË DHËNA KUMULATIVE PËR SEZONIN 2019/2020
Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 33.171 (I=1.603,1/100.000).
Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (n=21.531),ka një rritje të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për 54,1%, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale për 9 sezonet e fundit (n=25.595) është regjistruar një rritje prej 29,6%.
Gjatë këtij sezoni janë raportuar të sëmurë nga të gjitha njësitë e raportimit.
Numër më i madh i të sëmurëve (n=6.039) është regjistruar në QSHP Shkup (n=6.084; 18,3%), QSHP Strumicë (n=3.210; 9,7%), QSHP Veles (n=2.822; 8,5%), NJR Kavadar (n=2.720; 8,2%), QSHP Kumanovë (n=2.550; 7,7%), QSHP Manastir (n=2.432; 7,3%) dhe QSHP Tetovë (n=2.298; 5,7%) (Grafiku 2).
Incidencë më e lartë kumulative (6.320,6/100.000) është regjistruar në Kavadar, NJR Kratovë (4.462,3/100,000) dhe QSHP Veles (4.259,3/100,000. Incidencë më e lartë se 2.000,0/100.000 banorë është regjistruar në NJR Dibër, QSHP Strumicë, NJR Sveti Nikole, QSHP Shtip dhe QSHP Manastir (Grafiku 2).
Gjatë këtij sezoni janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes.
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripit sipas QSHP/NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2019/2020
Në grafikun në vazhdim është paraqitur incidenca kumulative e gripit/ sëmundjeve të ngjashme me gripin për sezonin 2019/2020 sipas QSHP/NJR. Aty shihet se incidenca në 100 000 banorë ka qenë më e lartë në NJR Kavadar dhe pak më e ulët në disa QSHP / NJR në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në pjesën perëndimore në NJR Dibër.
Kartogram. Incidenca kumulative në 100 000 banorë sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve 17.060 (51,4%, I=1.169,0/100.000) bëjnë pjesë në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (4327,5/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet me 10.016 raste. (Grafiku 3)
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni 2019/2020
Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të gripit sipas grupmoshave – incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2019/2020
Shpërndarja e rasteve të gripit sipas muajve është paraqitur në Grafikun 5.
Fillimi i sezonit të gripit është regjistruar në javën e 3-të, ndërsa nga java e 12 përsëri regjistrohet aktivitet jashtësezonal i aktivitetit të virusit të gripit. Kulminacioni i numrit të rasteve u regjistrua në javën e 7 dhe të 8, disa javë më vonë se ç’pritej.
Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në muajin shkurt.
Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, gjatë vitit 2019 janë regjistruar 828 persona ose 2,5%. 7,5% ose 32.343 persona të tjerë janë regjistruar në vitin 2020.
Grafiku 5. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas muajit të raportimit, sezoni 2019/2020
Gjatë sezonit 2019/20, janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes, persona në moshë nga 14-85 vjet, nga Shkupi, Koçani dhe Probishtipi, të shtruar në klinikat e QKU Nënë Tereza në Shkup. Tek të gjithë janë konfirmuar komorbiditete dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë i vaksinuar me vaksinë kundër gripit sezonal. Tek të tre rastet është konfirmuar Influenza A/H1pdm.
MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE
Që nga fillimi i sezonit 2019/2020, deri në javën e parë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV kanë arritur 776 materiale për analizë për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, nga të cilat 377 (48,6%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës.
Këtë sezon qarkulluan viruset e Influenza A (n=198) dhe Influenza B (n=179).
Sipas subtipit të influencës A, 91 (46,0%) janë A/H1pdm, 93 (47,0%) A/H3, ndërsa 14 të pasubtipizuara.
Sa i përket Influencës B, 137 (76,5%) janë B/Victoria, ndërsa 42 të pasubtipizuar.
Nga mostrat e mbikëqyrjes rutinore (n=209), 102 (48,8%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit. 32 kanë qenë Influenza А(H3), 18 Influenza A(H1)pdm), ndërsa 3 të pa subtipizuara. Linja Influenza B Victoria është konfirmuar tek 29 mostra, ndërsa të pasubtipizuara 20 mostra.
Nga mostrat e mbikëqyrjes sentinel (n=567), 48,5% kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit. 73 kanë qenë Influenza A(H1)pdm, 61 Influenza А(H3), ndërsa 11 të pa subtipizuara. Influenza B Victoria është konfirmuar tek 108 mostra, ndërsa të pasubtipizuara 22 mostra (Tabela 1, Grafiku 6).
Tabela 1. Shpërndarja e numrit dhe përqindjes së mostrave pozitive gjatë mbikëqyrjes sentinel dhe asaj rutinore, RMV, 2019/2020
Tipi dhe subtipi i virusit | Prejardhja | Sezoni 2019/20 | ||
rutinore | sentinel | numri | % | |
Influenza A | 53 | 145 | 198 | 100% |
Influenza A(H1)pdm | 18 | 73 | 91 | 46,0% |
Influenza A(H3) | 32 | 61 | 93 | 47,0% |
Influenza А të pasubtipizuara | 3 | 11 | 14 | 7,0% |
Influenza B | 49 | 130 | 179 | 100% |
Influenza B Victoria | 29 | 108 | 137 | 76,5% |
Influenza B të pasubtipizuara | 20 | 22 | 42 | 23,5% |
Grafiku 6. Shpërndarja e numrit dhe përqindjes së mostrave pozitive gjatë mbikëqyrjes sentinel dhe asaj rutinore sipas llojit dhe javëve, RMV, 2019/2020
VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL
Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së: gratë shtatzëna, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësor.
Për sezonin 2019/2020 Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë ka siguruar 28 000 doza të vaksinës katërvalente, për grupet prioritare të popullatës. Nga ato 1.000 doza janë siguruar për fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, ndërsa 27.000 dozat e tjera për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, shtatzënat, si dhe punonjësit shëndetësor.
20 800 doza shtesë janë siguruar nga Qendrat e shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës që nuk bën pjesë në grupet e lartpërmendura dhe mund të pranohen me pagesë përkatëse.
Vaksinimi me vaksinat falas kundër influencës u bë në QSHP/NJR, ndërsa për territorin e Shkupit, krahas në QSHP Shkup, këtë sezon vaksinimi u bë edhe në Poliklinikën Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair.
Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i vaksinimit më datë 15.11.2018, e deri më mbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 28.664 persona nga grupet vulnerable të popullatës me vaksina falas.
Sa i përket vaksinave komerciale, janë vaksinuar 14.975 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve bëjnë pjesë në grupmoshën mbi 65 vjet (7.889, 52,7%), nga 30-64 vjet 6.707, 44,8%, ndërsa tek grupmosha 5-29 janë vaksinuar 276, 1,8%. Janë vaksinuar edhe 7 fëmijë nën 5 vjet, 94 punonjës shëndetësor. Ka 2 gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 9.014 (60,2%) persona janë me sëmundje kronike. Tre vaksina janë aplikuar në mënyrë të parregullt. (tabela 3).
Janë vaksinuar edhe 1.252 punonjës shëndetësor me një pjesë të vaksinave komerciale (Tabela 2).
Në Tabelën 2 është paraqitur numri i personave të vaksinuar sipas javëve, ku shihet se 74,2% kanë pranuar vaksinën në 4 javët e para të fillimit të vaksinimit.
Tabela 2. Numri i personave të vaksinuar me vaksinë kundër gripit sezonal, sezoni 2019-2020
Java, sezoni 2019/2020 | Numri i personave të vaksinuar | Përqindja |
java 46 | 207 | 0,4% |
java 47-49 | 32.201 | 73,8% |
java 50-52 | 8.537 | 19,6% |
java 1-20 | 2.694 | 6,2% |
GJITHSEJ | 43.639 |
KOMENT EPIDEMIOLOGJIK
Sezoni 2019/2020 karakterizohet me një start të vonuar dhe kulminacion të vonuar, përhapje të madhe të virusit të gripit, m enjë numër të madh të rasteve të raportuara. Incidenca arriti kulminacion në javën e 7-të dhe të 8-të të vitit 2020.
Gjatë këtij sezoni duke filluar nga java e 3-të deri në javën e 10, përqindja e rezultateve pozitive nga mbikëqyrja virusologjike ishte mbi 50%, ndërsa në kulminacion kjo përqindje ishte 68,1% (java e shtatë). Këtë sezon qarkulluan viruset e Influenza A dhe Influenza B. Nga numri i përgjithshëm i mostrave të analizuara, 48,6% rezultuan pozitive për prani të virusit të gripit.
Duke filluar nga java e 10-të, u regjistrua një rënie graduale e aktivitetit të gripit që vazhdoi deri në javën e 20-të të vitit 2020, gjegjësisht deri në përfundim të sezonit.
Rënia pingul e numrit të rasteve të gripit, si dhe numrit të mostrave të analizuara korrespondon me fillimin e pandemisë së COVID-19.
Në fund të sezonit aktiviteti i virusit të gripit është jashtësezonal.
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit të Flu News Europe për gjendjen me gripin gjatë sezonit 2019/2020, vendet e Rajonit evropian të OBSH-së kanë raportuar për një rënie të shpejtë të intenzitetit të virusit të gripit, që në një pjesë të madhe është edhe si rezultat i pandemisë me COVID-19, prandaj këto të dhëna duhen analizuar me kujdes.
Në këtë rajon aktiviteti i virusit të gripit filloi më herët nga vitet e kaluara.
Gjatë mbikëqyrjes sentinel që nga java e 47 e vitit 2019 është mbi 10%, ndërsa mbi 50% nga java e 3-8 të vitit 2020, me kulminacion në javën e 5-të.
Në pjesën më të madhe të rajonit dominon Influenza A, në disa dominon Influenza B, por ka edhe bashkëqarkullim të të dy viruseve. Sa i përket Influenza A, qarkullon tipi A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2), ndërsa sa i përket Influenza В, dominon linja Victoria.
OBSH rekomandon përdorimin e vaksinove katërvalente për sezonin 2020-2021:
Vaksina të bazuara në vezë
- A/Guangdong-Maonan/SWL1536/2019 (H1N1)pdm09-like virus;
- A/HongKong/2671/2019 (H3N2)-like virus;
- B/Washington/02/2019 (B/Victoria lineage)-like virus; dhe
- B/Phuket/3073/2013(B/Yamagata lineage)-like virus
Vaksina të bazuara në qeliza ose të rekombinuara
- A/Hawaii/70/2019 (H1N1)pdm09-like virus;
- A/HongKong/45/2019 (H3N2)-like virus;
- B/Washington/02/2019 (B/Victoria lineage)-like virus; dhe
- B/Phuket/3073/2013(B/Yamagata lineage)-like virus.
- Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
- Instituti i shëndetit publik