Të dhëna javore

Gjatë javës së 12 të vitit 2019 (11.03-17.03.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 975 (I=47,1/100.000)  raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=2.429) këtë javë kemi një rënie të numrit të të sëmurëve për pothuajse 38%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 10 në sezonin e kaluar, gjatë këtij sezoni vihet re një rritje e numrit për 40,7% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rritje për 2 herë. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara gjatë kësaj jave është mbi pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=35,1/100 000).

Gjatë kësaj jave është regjistruar 1 rast i vdekjes si pasojë e gripit tek një banornga Kavadari.  Mosha e personit të vdekur ishte 63 vjet. Tek ai është vërtetuar komorbiditet, sëmundje ekzistuese paraprake. Gjithashtu është vërtetuar virusi i Influenza A virusi  А(H1pdm).

Gjatë kësaj jave në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 51 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, nga të cilët 23 (45,1%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 10 influenza  A(H1N1)pdm09  dhe 7 Influenza A(H3) dhe 6 raste influenca A të pasubtipizuara.

grip 12 nedela slika 1

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2018/2019

 

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=619; 63,5%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 94,7/100.000 është regjistruar tek grupmosha 0-4 vjet.  (Grafiku 2)

slika 2222

Grafiku 2. Shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas grupmoshave, incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 23 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Shkup – 206 të sëmurë ndërsa incidencë më e lartë prej I=159/100.000 në NJR Prespë dhe I=151,0/100.000 në NJRKavadar. (Tabela 1) (Kartogrami 1).

kartogram 12 ned

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 12, 2019

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 20.179 (I=975,2/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=23.097), ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 12,6%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=25.275)  është shënuar një rënie prej 20,2%.

Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë regjistruar në të gjitha 31 njësitë e raportimit.

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në QSHP Shkup  (n=3.499; 17,3%), QSHP Strumicë (n=2.408; 11,9%), NJR Kavadar (n=1.816; 9% dhe NJR Gostivar  (n=1.403; 7%) (Grafiku 3)

Incidencë më e lartë kumulative 4.219,9/100.000  është regjistruar në NJR Kavadar, pastaj incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 në QSHP Strumicë dhe NJR Dibër, NJR Kratovë, NJR Prespë, QSHP Prilep dhe NJR Sveti Nikole. (Grafiku 3)

4444

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 

Gjatë sezonit 2018/2019 janë regjistruar gjithsej 23 raste të vdekjes si pasojë e gripit, në moshë nga 5 deri më 86 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve janë banorë të rajonit të QSHP Shkup (12), 3 janë nga Ohri, 2 nga Kërçova dhe nga Kavadari, nga një nga Dellçeva, Tetova,  Prespa, dhe Vallandova. Tek 18 (78,3%)  persona është vërtetuar komorbiditet.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 12.803 (63,4%),  janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative 1.921,8/100.000 është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Tabela 1).

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në muajin shkurt – 11.076 të sëmurë ose 54,9%.  Gjatë tre javëve të marsit janë regjistruar 4978 të sëmurë ose 24,7%. (Grafiku 4)

5555555

Grafiku  4.  Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve të raportimit, sezoni 2018/2019

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP  kanë arritur 763 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 410 ose 53,7% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 316 (79,1%) janë Influenza A(H1)pdm, 47 (10,3%) janë Influenza A(H3), ndërsa 47 (10,6%) Influenza А i pa subtipizuar. (Grafiku 5)

Grafiku  5.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi arriti kulminacion në javën e 8, ndërsa në katër javët e funrit incidenca ka shënuar rënie.  Përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike këto javë është nën 50% që flet ende për një rënie të vazhdueshme të aktivitetit të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Në mesin e mostrave pozitive në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, ende dominon virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3).

Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim të vonshëm, me një numër të madh të komplikimeve respiratore dhe vdekjeve si pasojë e virusit të gripit.

Në javët në vazhdim pritet që intensiteti i aktivitetit të virusit të gripit të vazhdojë të shënojë rënie.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së).

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më 05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.992  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,4% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 19.348 persona deri më javën e 9 të vitit 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.977 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 7.370 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.111 ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 911 aktiviteti i virusit të influencës në 1/3 e vendeve të rajonit evropian të OBSH-së vihet re një përhapje e gjerë gjeografike në pjesën më të madhe të vendeve.

Pozitive janë 34,1% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A(H1N1)pdm09 dhe ajo A(H3N2).

Nga fillimi i javës 40 rreth 90% e rasteve pozitive janë influenza A, ndërsa 80% e tyre kanë qenë A(H1N1)pdm09.

Numri më i madh i infeksioneve të vërtetuara në laborator nga mostra të marra nga personat e hospitalizuar i përkasin virusit të influenza A (90%), nga të cilat 81% janë A(H1N1)pdm09.

Viruset dominant që qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2) përputhen me komponentët e vaksinës, edhe pse deri më tani është karakterizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Të dhënat nga vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria tek të rriturit vazhdon të shënojë rënie.

Rritje e vdekshmërisë vihet re tek grupmosha mbi 65 vjet, ndërsa më pak te ajo nga 15-64 vjet.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik