Të dhëna javore

Gjatë javës së 13 të vitit 2019 (25.03-31.03.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 478 (I=23,1/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=975) këtë javë kemi një rënie të numrit të të sëmurëve për pothuajse 51%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 13 në sezonin e kaluar, gjatë këtij sezoni vihet re një rritje e numrit për 23,8% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rritje për 85,9%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara është nën pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=35,1/100 000). (Grafiku 1)

Gjatë kësaj jave janë regjistruar 5 raste të vdekjes si pasojë e gripit tek një banor nga Shkupi, Dellçeva, Kriva Pallanka, Ohri dhe Tetova. Mosha e personave të vdekur sillet nga 39-75 vjet. Tek 2 prej tyre është vërtetuar komorbiditet, sëmundje ekzistuese paraprake. Gjithashtu është vërtetuar virusi i Influenza A virusi  А(H1pdm) tek tre prej tyre ndërsa tek njëri virusi i Influenza A i pasubtipizuar.

Gjatë kësaj jave në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 23 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, nga të cilët 9 (39,1%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 6 influenza  A(H1N1)pdm09  dhe 2 Influenza A(H3) dhe 1 influenca A e pasubtipizuar.

 

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2018/2019

grafik 1

 

Edhe gjatë javës së 13 numri më i madh i të sëmurëve (n=303; 63,4%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 51,6/100.000  është regjistruar tek grupmosha 0-4 vjet.  (Grafiku 2)

Grafiku 2. Shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas grupmoshave, incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

grafik 3

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 22 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Shkup – 97 të sëmurë ndërsa incidencë më e lartë prej I=159/100.000 në NJR Prespë dhe I=79,5/100.000 në NJRKavadar. (Tabela 1)

Në 5 njësi raportimi është regjistruar aktivitet i ulët i virusit të gripit, në 17 shumë i ulët,  nënda në 9 njësi raportimi nuk është regjistruar aktivitet i virusit të gripit. (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 13, 2019

 karta 13 nedela 2019

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 20.657 (I=998,3/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=23.483), ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 12,0%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=25.532)  është shënuar një rënie prej 19,1%.

Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë regjistruar në të gjitha 31 njësitë e raportimit.

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në QSHP Shkup  (n=3.596), QSHP Strumicë (n=2.438), NJR Kavadar (n=1.850) dhe QSGP Prilep  (n=1.508) (Grafiku 3)

Incidencë më e lartë kumulative 4.298,9/100.000  është regjistruar në NJR Kavadar, pastaj incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 në QSHP Strumicë dhe NJR Dibër, NJR Sveti Nikole , NJR Kratovë dhe QSHP Prilep. (Grafiku 3)

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 grafik 2

Gjatë sezonit 2018/2019 janë regjistruar gjithsej 28 raste të vdekjes si pasojë e gripit, në moshë nga 5 deri më 86 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve janë banorë të rajonit të QSHP Shkup (14), 4 janë nga Ohri, 2 nga Kërçova dhe nga Kavadari, Dellçeva, Tetova,  nga një nga Prespa, Kriva Pallanka dhe Vallandova. Tek 20 (71,4%)  persona është vërtetuar komorbiditet.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 13.106 (63,4%),  janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative 1.973,5/100.000 është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Tabela 1).

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në muajin shkurt – 11.076 të sëmurë ose 53,6%.

Grafiku  4.  Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve të raportimit, sezoni 2018/2019

 grafik 5

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP  kanë arritur 787 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 418 ose 53,1% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 283 (67,7%) janë Influenza A(H1)pdm, 49 (11,7%) janë Influenza A(H3), ndërsa 86 (20,6%) Influenza А i pa subtipizuar. (Grafiku 5)

Grafiku  5.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019

 grafik 4

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi arriti kulminacion në javën e 8.

Pastaj numri i të prekurve nga gripi filloi të shënojë rënie, dhe kjo tendencë presim të vazhdojë edhe në periudhën që vjen.

Rënia e përqindjes së rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike gjithashtu flet për një rënie të vazhdueshme të aktivitetit të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Në mesin e mostrave pozitive në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, vazhdon të dominojë  virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3), ndërsa 20,6% e mostrave janë Influenza A të pasubtipizuara.

Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim të vonshëm, me një numër të madh të komplikimeve respiratore dhe vdekjeve si pasojë e virusit të gripit.

Në javët në vazhdim pritet që intensiteti i aktivitetit të virusit të gripit të vazhdojë të shënojë rënie.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 12 aktiviteti i virusit të influencës në 11 nga 45 vende të rajonit evropian të OBSH-së vihet re një përhapje e gjerë gjeografike.

Pozitive janë 38% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Të dhënat nga vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria tek të rriturit është kthyer në nivel normal.

Deri më tani gjatë sezonit 2018/2019 dominon Influenca A(H1N1)pdm09 dhe ajo A(H3N2).

Nga fillimi i javës 40 rreth 90% e rasteve pozitive janë influenza A, ndërsa 80% e tyre kanë qenë A(H1N1)pdm09.

Në përgjithësi vaksinat aktuale kundër gripit veprojnë më mirë kundër virusit të gripit A(H1N1) pdm09 dhe virusit të Influenza B, krahasuar me atë të Influenza A(H3N2). Vlerësimet preliminare për efektivitetin e vaksinës mbështesin përdorimin e saj.

Të dhënat e para sugjerojnë se vaksinat janë efikase, por vlerësimet dallojnë varësisht nga popullata e analizuar dhe proporcionet e subtipeve të viruseve A që qarkullojnë.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik