Të dhëna javore

Gjatë javës së 14 të vitit 2019 (01.04-07.04.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 283 (I=13,7/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=478) këtë javë kemi një rënie të numrit të të sëmurëve për pothuajse 40,8%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 14 në sezonin e kaluar (181), gjatë këtij sezoni vihet re një rritje e numrit për 56,4% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rritje për 90,1%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara është nën pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, që flet për një aktivitet të ulët të virusit të gripit. (I=35,1/100 000). (Grafiku 1)

Gjatë kësaj jave nuk janë regjistruar raste të vdekjes si pasojë e gripit.

Gjatë kësaj jave në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 18 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, nga të cilët 7 (38,8%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 4 influenza  A(H1N1)pdm09  dhe 1 Influenza A(H3) dhe 2 influenza A e pasubtipizuar.

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2018/2019

grafik 1

 

Edhe gjatë javës së 14 numri më i madh i të sëmurëve (n=191; 67,5%)  janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 17,9/100.000 është regjistruar tek personat mbi 65 vjet.  (Grafiku 2)

Grafiku 2. Shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas grupmoshave, incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 grafik 3

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 21 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në NJR Gostivar – 58 të sëmurë ku është regjistruar edhe incidencë më e lartë prej I=48,4/100.000. (Tabela 1)

Në 3 njësi raportimi është regjistruar aktivitet sezonal i virusit të gripit, në 18 shumë i ulët,  ndërsa në 10 njësi raportimi nuk është regjistruar aktivitet i virusit të gripit. (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 14, 2019

 karta 14 nedela grip

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 20.940 (I=1.012,0/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=23.664), ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 11,5%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=26.046) është shënuar një rënie prej 38,6%.

Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë regjistruar në të gjitha 31 njësitë e raportimit.

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në QSHP Shkup  (n=3.652), QSHP Strumicë (n=2.448), NJR Kavadar (n=1.867) dhe QSHP Prilep  (n=1.546) (Grafiku 3) (Tabela 1)

Incidencë më e lartë kumulative 4.338,4/100.000 është regjistruar në NJR Kavadar, pastaj në QSHP Strumicë (2.584,5/100,000). Incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 është regjistruar edhe në NJR Prespë,  NJR Dibër, NJR Sveti Nikole , NJR Kratovë dhe QSHP Prilep. (Grafiku 3) (Tabela 1)

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 grafik 2

 

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 13.297 (63,5%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative 1.990,7/100.000 është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Tabela 1).

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në muajin shkurt – 11.076 të sëmurë ose 52,9%.

 

Grafiku  4.  Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve të raportimit, sezoni 2018/2019

 

grafik 5

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP  kanë arritur 805 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 426 ose 52,9% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 323 (75,8%) janë Influenza A(H1)pdm, 53 (12,4%) janë Influenza A(H3), ndërsa 50 (11,7%) Influenza А i pa subtipizuar. (Grafiku 5)

Grafiku  5.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019

 

 

grafik 4

 

 

grafik 6

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi arriti kulminacion në javën e 8, disa javë para periudhës së pritur.

Pastaj numri i të prekurve nga gripi filloi të shënojë rënie, dhe kjo tendencë presim të vazhdojë edhe në periudhën që vjen.Rënia e përqindjes së rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike gjithashtu flet për një rënie të vazhdueshme të aktivitetit të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e mostrave pozitive në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, vazhdon të dominojë  virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm (75,8%), dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3) që është vërtetuar tek 12,4% e mostrave. Gjatë javëve të fundit vihet re një përqindje më e lartë e Influenza A(H3).

Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim të vonshëm, me një numër të madh të komplikimeve respiratore dhe vdekjeve si pasojë e virusit të gripit, pas epidemisë në vitin 2009.

Në javët në vazhdim pritet që intensiteti i aktivitetit të virusit të gripit të vazhdojë të shënojë rënie.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 13 aktiviteti i virusit të influencës në 11 nga 45 vende të rajonit evropian (kryesisht vendet në veri, jug dhe perëndim të rajonit) të OBSH-së vihet re një përhapje e gjerë gjeografike.  Asnjë nga vendet nuk ka raportuar për intensitet të lartë të virusit të gripit.

Pozitive janë 32% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Të dhënat nga vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria tek të rriturit është kthyer në nivel normal.

Deri më tani gjatë sezonit 2018/2019 dominon Influenca A(H1N1)pdm09 dhe ajo A(H3N2).

Nga fillimi i javës 40 rreth 99% e rasteve pozitive janë influenza A, ndërsa 80% e tyre kanë qenë A(H1N1)pdm09.

Në përgjithësi vaksinat aktuale kundër gripit veprojnë më mirë kundër virusit të gripit A(H1N1) pdm09 dhe virusit të Influenza B, krahasuar me atë të Influenza A(H3N2). Vlerësimet preliminare për efektivitetin e vaksinës mbështesin përdorimin e saj. Të dhënat e para sugjerojnë se vaksinat janë efikase, por vlerësimet dallojnë varësisht nga popullata e analizuar dhe proporcionet e subtipeve të viruseve A që qarkullojnë.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik