Të dhëna javore

Gjatë javës së 18 të vitit 2019 (29.04-05.05.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 25 (I=1,2/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar  këtë javë kemi një rënie të numrit të të sëmurëve për pothuajse 55,4%.

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara është nën pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, që flet për një aktivitet të ulët të virusit të gripit. (I=35,1/100 000). (Grafiku 1)

Gjatë kësaj jave është regjistruar 1 rast i vdekjes si pasojë e gripit. Bëhet fjalë për një person nga Kavadari në moshë 63 vjeçare. Sëmundja ka filluar gjatë muajit mars, por për shkak të përkeqësimit e sëmura për një kohë më të gjatë ka qenë e shtruar në KSIGJF, ndërsa vdekja është evidentuar më datë 04.05.2019. Në laboratorin e ISHP është vërtetuar Influenza A(H1)pdm nga material biologjike të marra nga e sëmura. Gjithashtu është vërtetuar edhe komorbiditet.

Gjatë kësaj jave në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  nuk kanë arritur materiale për analizë për prani të virusit të gripit.

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2018/2019

grip 18 slika 1

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve – n=14; 56%, janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë 6,9/100.000 është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet.

Gjatë kësaj jave të sëmurë janë regjistruar në 6 njësi të raportimit, ndërsa në të gjitha të tjerat numri i rasteve të regjistruara është nën 10.

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në QSHP Shkup  (n=9), ndërsa incidencë më e lartë I=8,7/100.000 është regjistruar në NJR Gjevgjeli.

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 21.346 (I=1.031,6/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=23.906), ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 10,7%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=25.902) është shënuar një rënie prej 17,6%.

Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë regjistruar në të gjitha 31 njësitë e raportimit.

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në QSHP Shkup  (n=3.703), QSHP Strumicë (n=2.486),NJR Kavadar (n=1.892), NJR Gostivar (n=1.645)  dhe QSHP Prilep  (n=1.577) (Grafiku 2)

Incidencë më e lartë kumulative 4.396,5/100.000 është regjistruar në NJR Kavadar, pastaj në QSHP Strumicë (2.624,6/100,000). Incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 është regjistruar edhe në NJR Prespë,  NJR Dibër, NJR Sveti Nikole , NJR Kratovë dhe QSHP Prilep. (Grafiku 2)

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

grip 18 2

Gjatë sezonit 2018/2019 janë regjistruar gjithsej 29 raste të vdekjes si pasojë e gripit, me ç’rast personat e vdekur kanë qenë në moshë nga 5 deri më 86 vjet. Numri më i madh i të vdekurve ka qenë nga Shkupi – 13. Tek 21 persona (72,4%) është vërtetuar prania e sëmundjeve të tjera.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 13.576 (63,6%), janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative 2.023,4/100.000 është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet.

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në muajin shkurt – 11.076 të sëmurë ose 51,9%. (Grafiku 3)

Grafiku  3.  Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve të raportimit, sezoni 2018/2019

grip 18 slika 3

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP  kanë arritur 837 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 433 ose 52,7% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 324 (74,8%) janë Influenza A(H1)pdm, 57 (13,2%) janë Influenza A(H3), ndërsa 52 (12,0%) Influenza А i pa subtipizuar.

Gjatë këtij sezoni duke filluar nga java e 4, e deri në javën e 10 përqindja e rezultateve pozitive ka qenë mbi 50%, ndërsa gjatë javës së 7 kur aktiviteti i virusit të gripit kishte kulminacion, kjo përqindje ishte mbi 70%. (Grafiku 4)

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Sipas modelit MEM sezoni i gripit filloi në javën e 5 të vitit 2019, ndërsa nga java e 13 përsëri u regjistruar aktivitet jashtësezonal i aktivitetit të gripit. Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi arriti kulminacion në javën e 8, disa javë para periudhës së pritur.

Numri i vogël i të prekurve nga gripi si dhe numri i vogël i materialeve të marra gjatë mbikëqyrjes epidemiologjike, flet për një aktivitet jashtë sezonal të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e mostrave pozitive në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, vazhdon të dominojë  virusi i influencës – Influenza A(H1)pdm dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3) . Gjatë javëve të fundit vihet re një përqindje më e lartë e Influenza A(H3).

Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim të vonshëm, me një numër të madh të komplikimeve respiratore dhe vdekjeve si pasojë e virusit të gripit, pas epidemisë në vitin 2009.

Në javët në vazhdim pritet që intensiteti i aktivitetit të virusit të gripit të vazhdojë të shënojë rënie me një nivel shumë të ulët të virusit të gripit.

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 17 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian  të OBSH-së vihet re një aktivitet i ulët i virusit të gripit që tregon se sezoni i gripit është kah fundi. Të gjitha vendet kanë raportuar për intensitet të ulët të virusit të gripit.

Pozitive janë 16% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani gjatë sezonit 2018/2019 dominon Influenca A(H1N1)pdm09 dhe ajo A(H3N2).

Nga fillimi i javës 40 rreth 99% e rasteve pozitive janë influenza A, ndërsa 79% e tyre kanë qenë A(H1N1)pdm09.

Në përgjithësi vaksinat aktuale kundër gripit veprojnë më mirë kundër virusit të gripit A(H1N1) pdm09 dhe virusit të Influenza B, krahasuar me atë të Influenza A(H3N2). Vlerësimet preliminare për efektivitetin e vaksinës mbështesin përdorimin e saj. Të dhënat e para sugjerojnë se vaksinat janë efikase, por vlerësimet dallojnë varësisht nga popullata e analizuar dhe proporcionet e subtipeve të viruseve A që qarkullojnë.

Për sezonin 2019-2020 për hemisferën veriore, OBSH-ja rekomandon vaksinë katër valente që përmban:

  • A/Brisbane/02/2018 (H1N1)pdm09-like virus;
  • A/Kansas/14/2017 (H3N2)-like virus;
  • B/Colorado/06/2017-like virus (B/Victoria/2/87 lineage);
  • B/Phuket/3073/2013-like virus (B/Yamagata/16/88 lineage).

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik