MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE
Të dhëna javore
 
Gjatë javës së dhjetë të vitit 2017  në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 144 (I=7,0 /100.000) raste të gripit, që është një rënie prej 4,6% krahasuar me javën e  kaluar kur ky numër ishte 151 të sëmurë.
  
Numri i raportuar edhe këtë javë korrespondon me aktivitet shumë të ulët sezonal të gripit.
 
Grafiku 1. Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal sipas javës së raportimit, lakore epidemike tipike e modeluar e gjashtë sezoneve të fundit, sezoni  2015/2016 dhe sezoni 2016/2017
Graf 1 10n
Numër më i madh i të sëmurëve gjatë kësaj jave është raportuar në rajonin e në QSHP Kumanovë (37) dhe QSHP Ohër (35). Në QSHP/NJR të tjera janë regjistruar raste sporadike.
 
Incidencë më e lartë 62,4/100.000 banorë është regjistruar në QSHP Ohër  ku është shënuar aktivitet i ulët i virusit të influencës gjatë kësaj jave.
 
Aktivitet shumë  i ulët është regjistruar në rajonin  e NJR Dibër (I=32,4/100.000) si dhe edhe në 11 QSHP/NJR të tjera. Në 18 QSHP/NJR nuk janë regjistruar raste.
Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e dhjetë 2017
 Kartogram 1 10n
 
 
Si edhe gjatë javës së kaluar, edhe gjatë javës së dhjetë të vitit 2017 numri më i madh i të sëmurëve (n=103) ose 71,5% janë raportuar në mesin e grupmoshës nga 15-64 vjet.  Në rastet e raportuara fëmijët nga 5-14vjet bëjnë pjesë me  13,9% (n=20), personat mbi 65 11,1% (n=16), ndërsa fëmijët në moshë nga 0-4 bëjnë pjesë me (3,5%;  n=5).
 
Incidencë më e madhe prej 8,6/100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet, tek grupmosha 15-64 vjet  incidenca është 7,1/100.000, tek personat mbi 65 vjet incidenca është 6,1/100.000, banorë, tek fëmijët nga 0-4 vjet incidenca javore është 4,3/100.000 banorë.
 
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017
 
Graf 2 10n
 
Të dhëna kumulative
 
Gjatë sezonit 2016/2017 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 34.625 ndërsa incidenca kumulative  është 1.673,4 në 100.000 banorë.
Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë raportuar nga të gjitha njësitë e raportimit.
 
Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në rajonin e QSHP Shkup (=4.560; 13,2%) pastaj në QSHP Strumicë (n=3.258; 9,4%) , NJR Gostivar (n=2.998; 8,7%), NJR Kavadar (n=2.978; 8,6%) dhe QSHP Manastir (n=2.828; 8,2%)
 
Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Kavadar (I=6.920,1/100.000), NJR S. Nikole (I=5.796,6/100.000) QSHP Strumicë (I=3.439,7/100.000), QSHP Veles (I=3.225,3/100.000) dhe QSHP Ohër (3183,1/100.000).
Deri më tani janë raportuar dy raste të vdekjes si pasojë e gripit.
 
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017
     Graf 3 10n
 
Nga numri i përgjithshëm i rasteve me grip, në muajin tetor janë raportuar 0,5% ose 171 raste, në nëntor 1,5% (532 raste), në dhjetor 43,5% (15.073 raste), ndërsa në janar janë raportuar 17.158, ose 49,6% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit. Gjatë shkurtit në vitin 2017 janë regjistruar 1396 raste (4,0 %), ndërsa gjatë dy javëve të para të marsit në vitin 2017 janë raportuar 295 raste ose 0.9% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit.
 
Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas moshës, numër më i lartë kumulativ i të sëmurëve është raportuar në grupmoshën nga 15-64 vjet – 23.893 raste (69,0%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 1.987,0 /100.000 është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet ku janë regjistruar 4599 raste dhe tek fëmijët nga 0-4 vjet (1.918,4/100.000) ku janë regjistruar gjithsej 2.238 raste (I=1.926,1/100.000). Te grupmosha mbi 65 vjet janë regjistruar gjithsej 3.895  raste me një incidencë kumulative prej 1.485,9 /100.000 banorë.
 
Grafiku  4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni  2016/2017
 
Graf 4 10n
 
MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE
Gjatë javës së dhjetë të vitit 2017 pranë ISHP janë testuar 4 mostra që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.
Gjatë këtij sezoni gjithsej kanë arritur 163 mostra, nga të cilat 58 (35,6%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, dhe atë 55 Influenca A/H3 dhe 2  Influenca A e pa tipizuar, si dhe një influence B
 
 
Grafiku 5. Shpërndarja javore i numrit dhe përqindjes të mostrave pozitive për virusin e gripit 2016/2017
 Graf 5 10n
 
    
 
  
VAKSINIMI 
Vaksinimi kundër gripit sezonal filloi nga java e 43 , 2016.
Sipas raportimeve nga QSHP/NJR deri më tani janë vaksinuar  26.665 persona dhe janë shpenzuar 99,9% e numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.
Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 15.324 ose 57,5%, në moshë nga 30-64 vjet – 10.001  persona ose 37.5 %. Në grupmoshën nga 5-29 vjet janë vaksinuar gjithsej 661 persona, ose 2,5%. Në grupmoshën nën 5 vjet janë vaksinuar vetëm 10 persona. Sa u përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 613 persona, ose 2,3%. Nuk ka të vaksinuar gra shtatzëna.
Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 17.908 ose 67,2%  janë persona me sëmundje kronike
 
KOMENT EPIDEMIOLOGJIK
Të dhënat epidemiologjike për numrin e rasteve të raportuara me grip/sëmundje të ngjashme me gripin dhe rezultatet e konfirmuara laboratorike flasin për një fillim të hershëm të sezonit, me kulminacion të aktivitetit të virusit të gripit në fund të muajit dhjetor të vitit 2016 dhe në fillim të muajit janar të vitit 2017.
Këtë javë numri i rasteve të regjistruara dhe të dhënat nga mbikëqyrja epidemiologjike tregojnë se aktiviteti i gripit në Republikën e Maqedonisë është në nivel shumë të ulët.
 
Edhe krahas kësaj gjendjeje, sezoni i gripit ende vazhdon por mundësia e një vale të re është shumë e vogël.
 
 
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2016/2017  (java e nëntë) niveli i aktivitetit të gripit vazhdon të bjerë, por ende është më i lartë se ai jashtësezonal.
Numri më i madh i mostrave pozitive (26%) i përkasin influenca А (А/H3N2).
Në mesin e personave të shtruar në spital, dominon grupmosha mbi 65 vjet me infeksion me influenca A, por numri i tyre ka filluar të shënojë rënie.
Një numër i madh i vendeve (19) kanë regjistruar numër të rritur të vdekjeve tek grupmosha 15-64 vjet dhe tek grupmosha mbi 65 vjet, që me siguri i dedikohet qarkullimit të virusit А(H3N2).
 
Arritja e pragut në këtë periudhë për herë të fundit është shënuar në sezonin 2009/2010, ndërsa gjatë viteve të kaluara kjo gjë ka ndodhur nga java e 48 deri në javën e 51.
 
Deri më tani dominon influenca e tipit A (96%), ndërsa pjesa më e madhe (99%) janë subtipizuar si A(H3N2).
Në sezonin e kaluar në këtë periudhë dominonte virusi A(H1N1)pdm09. 
Në sezonin në të cilin dominon А (H3N2), pritet që të preken grupmoshat më të moshuara.
Deri më tani virusi А (H3N2) është i ngjashëm me llojet që janë të përfshira në vaksina, edhe pse 2/3 e llojeve të izoluara në këtë sezon i përkasin një nënklase të ndryshme.
 
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik