MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së gjashtë të vitit 2017  në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 386 (I=18,7 /100.000) raste të gripit, që është një rënie prej 31,4% krahasuar me javën e  kaluar kur ky numër ishte 563 të sëmurë.

Numri i raportuar edhe këtë javë është mbi numrin që shënon kufirin javor të aktivitetit sezonal të gripit (n=148). Aktiviteti i virusit është në nivel shumë të ulët.(Grafiku 1).

Grafiku 1. Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal sipas javës së raportimit, lakore epidemike tipike e modeluar e gjashtë sezoneve të fundit, sezoni  2015/2016 dhe sezoni 2016/2017

Графикон 1 (2)

Numër më i madh i të sëmurëve gjatë kësaj jave është raportuar në rajonin e në QSHP Ohër-66,  NJR Gostivar (46), QSHP Strumicë  dhe QSHP Prilep (n=35).

Incidencë më e lartë 117,6/100.000 banorë është regjistruar në QSHP Ohër si vendi i vetëm ku është shënuar aktiviteti i virusit të influencës gjatë kësaj jave.

Aktivitet i ulët është regjistruar në 10 QSHP/NJR, ndërsa në territorin e 15 QSHP/NJR aktiviteti është shumë i ulët.

Në NJR Krushevë, NJR Negotinë, NJR Berovë, NJR Pehçevë dhe NJR Vallandovë  nuk është regjistruar asnjë rast.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e pestë 2017

мапа 6та недела

Si edhe gjatë javës së kaluar, edhe gjatë javës së gjashtë të vitit 2017 numri më i madh i të sëmurëve (n=304) ose 78,8% janë raportuar në mesin e grupmoshës nga 15-64 vjet, që paraqet pothuajse njësoj si javën e kaluar (73,7%).  Në rastet e raportuara personat mbi 65 bëjnë pjesë me 9,3% (n=36),    fëmijët nga 5-14vjet me 8,3% (n=32), ndërsa fëmijët në moshë nga 0-4 bëjnë pjesë me (3,6%;  n=14) raste.

Incidencë më e madhe prej 20,8/100.000 banorë është regjistruar tek grupmosha nga 15-64, pastaj tek grupmosha mbi 65 vjet incidenca është 13,7/100.000, banorë, tek fëmijët nga 5-14 vjet incidenca javore është 13,8/100.000, ndërsa incidencë më e ulët është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet 12,1/100.000 banorë.

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017

Графикон 2 (2)

Të dhëna kumulative

 

Gjatë sezonit 2016/2017 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 33.883

ndërsa incidenca kumulative  është 1.637,5në 100.000 banorë.

Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë raportuar nga të gjitha njësitë e raportimit.

Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në rajonin e QSHP Skup (n=4.535; 13,4%) pastaj në QSHP Strumicë (n=3.201; 9,4%) , NJR Kavadar (n=2.954; 8,7%).

Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Kavadar (I=6.864,3/100.000), NJR S. Nikole (I=5.684,5/100.000) QSHP Strumicë (I=3.379,5/100.000).

Deri më tani janë raportuar dy raste të vdekjes si pasojë e gripit.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017

Графикон 3 (1)

Nga numri i përgjithshëm i rasteve me grip, në muajin tetor janë raportuar 0,5% ose 171 raste, në nëntor 1,6% (532 raste), në dhjetor 44,5% (15.073 raste), ndërsa në janar janë raportuar 17.158, ose 50,6% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit. Gjatë dy javëve të para të shkurtit në vitin 2017 janë regjistruar 949 raste (1,7%).

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas moshës, numër më i lartë kumulativ i të sëmurëve është raportuar në grupmoshën nga 15-64 vjet – 23.329 raste (68,9%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 1.953,8 /100.000 është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet dhe tek fëmijët nga 0-4 vjet (1.897,7/100.000) ku janë regjistruar gjithsej 4.522, gjegjësisht 2.205 raste. Te grupmosha mbi 65 vjet janë regjistruar gjithsej 3.827  raste me një incidencë kumulative prej 1.459,9 /100.000 banorë.

Grafiku  4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni  2016/2017

Графикон 5

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së gjashtë të vitit 2017 pranë ISHP janë testuar 8 mostra nga të cilat 1, ose12,5% ka rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit Influenca A e tipit A/H3.

Gjatë këtij sezoni gjithsej kanë arritur 150 mostra, nga të cilat 58 (40,0%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, dhe atë 55 Influenza A/H3 dhe 2  Influenca A e patipizur, si dhe një influence B

 Grafiku 5. Shpërndarja javore i numrit dhe përqindjes të mostrave pozitive për virusin e gripit 2016/2017

graf

VAKSINIMI

Vaksinimi kundër gripit sezonal filloi nga java e 43 , 2016.

Sipas raportimeve nga QSHP/NJR deri më tani janë vaksinuar  26.665 persona dhe janë shpenzuar 99,9% e numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.

Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 15.324 ose 57,5%, në moshë nga 30-64 vjet – 10.001  persona ose 37.5 %. Në grupmoshën nga 5-29 vjet janë vaksinuar gjithsej 661 persona, ose 2,5%. Në grupmoshën nën 5 vjet janë vaksinuar vetëm 10 persona. Sa u përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 613 persona, ose 2,3%. Nuk ka të vaksinuar gra shtatzëna.

Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 17.908 ose 67,2%  janë persona me sëmundje kronike

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Të dhënat epidemiologjike për numrin e rasteve të raportuara me grip/sëmundje të ngjashme me gripin dhe rezultatet e konfirmuara laboratorike flasin për një fillim të hershëm të sezonit, me kulminacion të aktivitetit të virusit të gripit në fund të muajit dhjetor të vitit 2016 dhe në fillim të muajit janar të vitit 2017.

 Këtë javë vetëm në 1 QSHP është regjistruar aktivitet mesatar i virusit të gripit, ndërsa në pjesën tjetër aktivitet i ulët dhe shumë i ulët.

Edhe gjatë javës së gjashtë shënohet një rënie e numrit të të prekurve tek të gjitha grupmoshat, që do të thotë se bie edhe intensiteti i gripit. Megjithatë, sezoni i gripit ende vazhdon dhe nuk mund të përjashtohet mundësia e një vale të re, por me intensitet më të ulët në periudhën e ardhshme deri në javën e 20 të vitit 2017, por me intensitet më të ulët.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2016/2017  (java e pestë) numri më i madh i vendeve kanë raportuar për një tendencë stabile ose në rënie të aktiviteti i virusit të influencës.

Numri më i madh i mostrave pozitive (94%) i përkasin influenca А ndërsa 97% e tyre janë (А/H3N2).

Në mesin e personave personave të shtruar në spital, dominon grupmosha mbi 65 vjet me infeksion me influenca A.

Një numër i madh i vendeve kanë regjistruar numër të rritur të vdekjeve tek grupmosha 15-64 vjet dhe tek grupmosha mbi 65 vjet, që me siguri i dedikohet qarkullimit të virusit А(H3N2).

Arritja e pragut në këtë periudhë për herë të fundit është shënuar në sezonin 2009/2010, ndërsa gjatë viteve të kaluara kjo gjë ka ndodhur nga java e 48 deri në javën e 51.

Deri më tani dominon influenca e tipit A (96%), ndërsa pjesa më e madhe (99%) janë subtipizuar si A(H3N2).

Në sezonin e kaluar në këtë periudhë dominonte virusi A(H1N1)pdm09.

Në sezonin në të cilin dominon А (H3N2), pritet që të preken grupmoshat më të moshuara.

Deri më tani virusi А (H3N2) është i ngjashëm me llojet që janë të përfshira në vaksina, edhe pse 2/3 e llojeve të izoluara në këtë sezon i përkasin një nënklase të ndryshme.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik