MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së gjashtëmbëdhjetë të vitit 2017  në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 51 (I=2,4 /100.000) raste të gripit, që është një rritje prej 66,0% krahasuar me javën e  kaluar kur ky numër ishte 17 të sëmurë.

Numri i raportuar edhe këtë javë korrespondon me aktivitet shumë të ulët sezonal të gripit.

Grafiku 1. Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal sipas javës së raportimit, lakore epidemike tipike e modeluar e gjashtë sezoneve të fundit, sezoni  2015/2016 dhe sezoni 2016/2017

1

Numër më i madh i të sëmurëve gjatë kësaj jave (15) është raportuar në rajonin e QSHP Ohër. Në QSHP Tetovë dhe QSHP Kumanovë janë raportuar nga 14 raste. Në QSHP Shtip janë regjistruar 5 raste ndërsa në NJR Dibër.

Incidencë më e lartë 18,0/100.000 banorë është regjistruar në NJR Dibër.

Në 26 QSHP/NJR nuk janë regjistruar raste.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e gjashtëmbëdhjetë 2017

 17 nedela

Gjatë javës së pesëmbëdhjetë të vitit 2017 numri më i madh i të sëmurëve (n=36) ose 70,6% janë raportuar në mesin e grupmoshës nga 15-64 vjet.  Në rastet e raportuara tek fëmijët nga 0-4 vjet janë raportuar 11 raste, dhe nga 2 raste tek grupmoshat 5-14 vjet dhe tek personat mbi 65 vjet.

Incidencë më e madhe prej 9,5/100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet, tek personat nga 15-64 vjet 2,5/100,000, ndërsa tek fëmijët nga 5-14 vjet dhe tek personat mbi 65 vjet 0,8/100.000 banorë.

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017

 2

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2016/2017 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 34.967 ndërsa incidenca kumulative  është 1.689,9 në 100.000 banorë.

Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë raportuar nga të gjitha njësitë e raportimit.

Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në rajonin e QSHP Shkup (n=4.562; 13,0%), pastaj në QSHP Strumicë (n=3.280; 9,4%), NJR Gostivar (n=3.004; 8,6%), NJR Kavadar (n=2.988; 8,5%) dhe QSHP Manastir (n=2.828; 8,1%)

Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Kavadar (I=6.943,3/100.000) NJR S. Nikole (I=5.864,9/100.000),QSHP Strumicë (I=3.462,9/100.000), QSHP Ohër (I=3.375,6/100.000) dhe QSHP Veles (3.226,8/100.000)

Deri më tani janë raportuar dy raste të vdekjes si pasojë e gripit.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017

 3

Nga numri i përgjithshëm i rasteve me grip, në muajin tetor janë raportuar 0,5% ose 171 raste, në nëntor 1,5% (532 raste), në dhjetor 43,2% (15.073 raste), ndërsa në janar janë raportuar 17.158, ose 49,1% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit. Gjatë shkurtit në vitin 2017 janë regjistruar 1396 raste (4,0 %), ndërsa gjatë marsit në vitin 2017 janë raportuar 519 raste ose 1,5% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit. Gjatë 3 javëve të para të prillit janë raportuar 118 raste, ose 0,3% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas moshës, numër më i lartë kumulativ i të sëmurëve është raportuar në grupmoshën nga 15-64 vjet – 24.115 raste (69,1%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 1.997,4 /100.000 është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet ku janë regjistruar 4.623 raste dhe tek fëmijët nga 0-4 vjet 1.939,9/100.000 (n=2.254). Te grupmosha mbi 65 vjet janë regjistruar gjithsej 3.924 raste me një incidencë kumulative prej 1.496,9 /100.000 banorë.

Grafiku  4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni  2016/2017

 4

 MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së gjashtëmbëdhjetë të vitit 2017 pranë ISHP nuk janë pranuar mostra për prani të virusit të gripit.

Gjatë këtij sezoni gjithsej kanë arritur 170 mostra, nga të cilat 63 (37,1%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, dhe atë 60 Influenca A/H3 dhe 2  Influenca A e pa tipizuar, si dhe një influenca B.

Grafiku 5. Shpërndarja javore i numrit dhe përqindjes të mostrave pozitive për virusin e gripit 2016/2017

5 

  

VAKSINIMI

Vaksinimi kundër gripit sezonal filloi nga java e 43 , 2016.

Sipas raportimeve nga QSHP/NJR deri më tani janë vaksinuar  26.665 persona dhe janë shpenzuar 99,9% e numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.

Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 15.324 ose 57,5%, në moshë nga 30-64 vjet – 10.001  persona ose 37.5 %. Në grupmoshën nga 5-29 vjet janë vaksinuar gjithsej 661 persona, ose 2,5%. Në grupmoshën nën 5 vjet janë vaksinuar vetëm 10 persona. Sa u përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 613 persona, ose 2,3%. Nuk ka të vaksinuar gra shtatzëna.

Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 17.908 ose 67,2%  janë persona me sëmundje kronike.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Të dhënat epidemiologjike për numrin e rasteve të raportuara me grip/sëmundje të ngjashme me gripin dhe rezultatet e konfirmuara laboratorike flasin për një fillim të hershëm të sezonit, me kulminacion të aktivitetit të virusit të gripit në fund të muajit dhjetor të vitit 2016 dhe në fillim të muajit janar të vitit 2017.

Këtë javë numri i rasteve të regjistruara dhe të dhënat nga mbikëqyrja epidemiologjike tregojnë se aktiviteti i gripit në Republikën e Maqedonisë është në nivel shumë të ulët.

 Edhe krahas kësaj gjendjeje, sezoni i gripit ende vazhdon por mundësia e një vale të re është shumë e vogël.  

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2016/2017  (java e gjashtëmbëdhjetë) niveli i aktivitetit të gripit vazhdon të bjerë, dhe numri më i madh i vendeve po raportojnë për një nivel shumë të ulët të aktivitetit. 38 nga 39 vende kanë raportuar për aktivitet gjeografik zero.

Përqindja e mostrave të testuara nga mbikëqyrja sentinel (13%) është më e vogël se javën e kaluar (15%). Katër javë me radhë numri më i madh i mostrave janë influenca B. Edhe pse vihet re një rritje e nurit të rasteve me influenca B, siç ndodh zakonisht kah fundi i sezonit, megjithatë numri mbetet i vogël.

Në mesin e personave të shtruar në spital, dominon grupmosha mbi 65 vjet me infeksion me influenca A, por numri i tyre ka filluar të shënojë rënie.

Një numër i madh i vendeve (19) kanë regjistruar numër të rritur të vdekjeve tek grupmosha 15-64 vjet dhe tek grupmosha mbi 65 vjet, që me siguri i dedikohet qarkullimit të virusit А(H3N2).

Arritja e pragut në këtë periudhë për herë të fundit është shënuar në sezonin 2009/2010, ndërsa gjatë viteve të kaluara kjo gjë ka ndodhur nga java e 48 deri në javën e 51.

Deri më tani dominon influenca e tipit A (96%), ndërsa pjesa më e madhe (99%) janë subtipizuar si A(H3N2).

Në sezonin e kaluar në këtë periudhë dominonte virusi A(H1N1)pdm09.

Në sezonin në të cilin dominon А (H3N2), pritet që të preken grupmoshat më të moshuara.

Deri më tani virusi А (H3N2) është i ngjashëm me llojet që janë të përfshira në vaksina, edhe pse 2/3 e llojeve të izoluara në këtë sezon i përkasin një nënklase të ndryshme.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik