MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE
Të dhëna javore
 
Gjatë javës së njëmbëdhjetë të vitit 2017  në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 100 (I=4,8 /100.000) raste të gripit, që është një rënie prej 30,6% krahasuar me javën e  kaluar kur ky numër ishte 144 të sëmurë.
Numri i raportuar edhe këtë javë korrespondon me aktivitet shumë të ulët sezonal të gripit.
 
Grafiku 1. Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal sipas javës së raportimit, lakore epidemike tipike e modeluar e gjashtë sezoneve të fundit, sezoni  2015/2016 dhe sezoni 2016/2017
 
 
grip 1
Numër më i madh i të sëmurëve gjatë kësaj jave (26) është raportuar në rajonin e QSHP Ohër dhe QSHP Kumanovë (23). Në QSHP/NJR të tjera janë regjistruar raste sporadike.
 
Incidencë më e lartë 48,8/100.000 banorë është regjistruar në NJR S. Nikole  ku është shënuar aktivitet i ulët i virusit të influencës gjatë kësaj jave.
 
Aktivitet shumë  i ulët është regjistruar në rajonin  e QSHP Ohër (I=46,3/100.000)  dhe NJR Dibër (I=36,0/100.000) si dhe edhe në 8QSHP/NJR të tjera. Në 20 QSHP/NJR nuk janë regjistruar raste.
Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e njëmbëdhjetë 2017
 
 griip 2
 
 
Si edhe gjatë javës së kaluar, edhe gjatë javës së njëmbëdhjetë të vitit 2017 numri më i madh i të sëmurëve (n=62) ose 62,0% janë raportuar në mesin e grupmoshës nga 15-64 vjet.  Në rastet e raportuara fëmijët nga 0-4vjet dhe personat mbi 65 bëjnë pjesë me 13% (n=13), ndërsa përqindje më e vogël e të sëmurëve është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet (12,0%;  n=12).
 
Incidencë më e madhe prej 11,2/100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet, tek grupmosha 5-14 vjet incidenca është 5,2/100.000, tek personat mbi 65 vjet incidenca është 5,0/100.000, banorë, tek grupmosha 15-64 vjet incidenca javore është 4,3/100.000 banorë.
 
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017
 
 grip 3
 
Të dhëna kumulative
 
Gjatë sezonit 2016/2017 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 34.725 ndërsa incidenca kumulative  është 1.678,2 në 100.000 banorë.
Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë raportuar nga të gjitha njësitë e raportimit.
 
Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në rajonin e QSHP Shkup (n=4.562; 13,1%) pastaj në QSHP Strumicë (n=3.262; 9,4%) , NJR Gostivar (n=2.998; 8,6%), NJR Kavadar (n=2.982; 8,6%) dhe QSHP Manastir (n=2.828; 8,1%)
 
Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Kavadar (I=6.929,4/100.000), NJR S. Nikole (I=5.845,4/100.000) QSHP Strumicë (I=3.443,9/100.000), QSHP Veles (3.225,3/100.000) dhe QSHP Ohër (I=3.229,4/100.000).
Deri më tani janë raportuar dy raste të vdekjes si pasojë e gripit.
 
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017
 
     grip 4
Nga numri i përgjithshëm i rasteve me grip, në muajin tetor janë raportuar 0,5% ose 171 raste, në nëntor 1,5% (532 raste), në dhjetor 43,3% (15.073 raste), ndërsa në janar janë raportuar 17.158, ose 49,4% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit. Gjatë shkurtit në vitin 2017 janë regjistruar 1396 raste (4,0 %), ndërsa gjatë tre javëve të para të marsit në vitin 2017 janë raportuar 395 raste ose 1,1% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit.
 
Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas moshës, numër më i lartë kumulativ i të sëmurëve është raportuar në grupmoshën nga 15-64 vjet – 23.955 raste (69,0%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 1.992,2/100.000 është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet ku janë regjistruar 4.611  raste dhe tek fëmijët nga 0-4 vjet 1.937,3/100.000 (n=2.251). Te grupmosha mbi 65 vjet janë regjistruar gjithsej 3.908  raste me një incidencë kumulative prej 1.490,8/100.000 banorë.
 
Grafiku  4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni  2016/2017
 
 grip 5 sl
 
 
MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE
Gjatë javës së njëmbëdhjetë të vitit 2017 pranë ISHP nuk janë testuar mostra për prani të virusit të gripit.
Gjatë këtij sezoni gjithsej kanë arritur 163 mostra, nga të cilat 58 (35,6%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, dhe atë 55 Influenca A/H3 dhe 2  Influenca A e pa tipizuar, si dhe një influenca B. 
 
Grafiku 5. Shpërndarja javore i numrit dhe përqindjes të mostrave pozitive për virusin e gripit 2016/2017
 
 grip 6 sl
    
 
VAKSINIMI 
Vaksinimi kundër gripit sezonal filloi nga java e 43 , 2016.
Sipas raportimeve nga QSHP/NJR deri më tani janë vaksinuar  26.665 persona dhe janë shpenzuar 99,9% e numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.
Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 15.324 ose 57,5%, në moshë nga 30-64 vjet – 10.001  persona ose 37.5 %. Në grupmoshën nga 5-29 vjet janë vaksinuar gjithsej 661 persona, ose 2,5%. Në grupmoshën nën 5 vjet janë vaksinuar vetëm 10 persona. Sa u përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 613 persona, ose 2,3%. Nuk ka të vaksinuar gra shtatzëna.
Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 17.908 ose 67,2%  janë persona me sëmundje kronike
 
 
 
KOMENT EPIDEMIOLOGJIK
Të dhënat epidemiologjike për numrin e rasteve të raportuara me grip/sëmundje të ngjashme me gripin dhe rezultatet e konfirmuara laboratorike flasin për një fillim të hershëm të sezonit, me kulminacion të aktivitetit të virusit të gripit në fund të muajit dhjetor të vitit 2016 dhe në fillim të muajit janar të vitit 2017.
Këtë javë numri i rasteve të regjistruara dhe të dhënat nga mbikëqyrja epidemiologjike tregojnë se aktiviteti i gripit në Republikën e Maqedonisë është në nivel shumë të ulët.
 Edhe krahas kësaj gjendjeje, sezoni i gripit ende vazhdon por mundësia e një vale të re është shumë e vogël.
 
 
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2016/2017  (java e dhjetë) niveli i aktivitetit të gripit vazhdon të bjerë, dhe numri më i madh i vendeve poraportojnë për një nivel shumë të ulët të aktivitetit.
Numri më i madh i mostrave pozitive nga 27% ka rënë në 21%, dhe pjesa më e madhe e tyre i përkasin influenca А (А/H3N2).
Në mesin e personave të shtruar në spital, dominon grupmosha mbi 65 vjet me infeksion me influenca A, por numri i tyre ka filluar të shënojë rënie.
Një numër i madh i vendeve (19) kanë regjistruar numër të rritur të vdekjeve tek grupmosha 15-64 vjet dhe tek grupmosha mbi 65 vjet, që me siguri i dedikohet qarkullimit të virusit А(H3N2).
 
Arritja e pragut në këtë periudhë për herë të fundit është shënuar në sezonin 2009/2010, ndërsa gjatë viteve të kaluara kjo gjë ka ndodhur nga java e 48 deri në javën e 51.
 
Deri më tani dominon influenca e tipit A (96%), ndërsa pjesa më e madhe (99%) janë subtipizuar si A(H3N2).
Në sezonin e kaluar në këtë periudhë dominonte virusi A(H1N1)pdm09. 
Në sezonin në të cilin dominon А (H3N2), pritet që të preken grupmoshat më të moshuara.
Deri më tani virusi А (H3N2) është i ngjashëm me llojet që janë të përfshira në vaksina, edhe pse 2/3 e llojeve të izoluara në këtë sezon i përkasin një nënklase të ndryshme.
 
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik