MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE
Të dhëna javore
 
Gjatë javës së pestë të vitit 2017  në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 563 (I=27,2 /100.000) raste të gripit, që është një rënie prej 50,4% krahasuar me javën e  kaluar kur ky numër ishte 1199 të sëmurë.
  
Numri i raportuar edhe këtë javë është mbi numrin që shënon kufirin javor të aktivitetit sezonal të gripit (n=148). Aktiviteti i virusit është në nivel shumë të ulët.(Grafiku 1).
 
Grafiku 1. Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal sipas javës së raportimit, lakore epidemike tipike e modeluar e gjashtë sezoneve të fundit, sezoni  2015/2016 dhe sezoni 2016/2017
Графикон 1
Numër më i madh i të sëmurëve gjatë kësaj jave është raportuar në rajonin e në QSHP Ohër-90, QSHP Prilep (n=62)  dhe QSHP Kumanovë (n=41). 
 
Incidencë më e lartë 160,4/100.000 banorë është regjistruar në QSHP Ohër dhe NJR Pehçevë 140,2/100.000 ku është shënuar aktiviteti mesatar  i virusit të influencës gjatë kësaj jave.
Aktivitet i ulët është regjistruar në 10 QSHP/NJR, ndërsa në territorin e 15 QSHP/NJR aktiviteti është shumë i ulët.
Në NJR Dellçevë, NJR Krushevë dhe NJR Kriva Pallankë, NJR Negotinë dhe NJR Demir Hisar  nuk është regjistruar asnjë rast.
 
Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e pestë 2017
Картограм 1
Si edhe gjatë javës së kaluar, edhe gjatë javës së katërtë të vitit 2017 numri më i madh i të sëmurëve (n=415ose 73,7% janë raportuar në mesin e grupmoshës nga 15-64 vjet, që paraqet pothuajse njësoj si javën e kaluar (74,3%).  Në rastet e raportuara personat mbi 65 bëjnë pjesë me 12,6% (n=71),  fëmijët nga 5-14vjet me 8,4% (n=55), ndërsa fëmijët në moshë nga 0-4 bëjnë pjesë me (3,9%;  n=22). raste.
 
Incidencë më e madhe prej 28,4/100.000 banorë është regjistruar tek grupmosha nga 15-64, pastaj tek grupmosha mbi 65 vjet incidenca është 27,1/100.000 banorë, tek fëmijët nga 5-14 vjet incidenca javore është 23,8/100.000, ndërsa incidencë më e ulët është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet 18,9/100.000 banorë.
Krahasuar me javën e kaluar, incidenca ka shënuar rënie tek të gjitha grupmoshat.
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017
Графикон 2
Të dhëna kumulativewq
 
Gjatë sezonit 2016/2017 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 33.497  ndërsa incidenca kumulative  është 1.618,9  100.000 banorë.
Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë raportuar nga të gjitha njësitë e raportimit.
 
Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në rajonin e QSHP Skup (n=4.511; 13,5%) pastaj në QSHP Strumicë (n=3.166; 9,5%) , NJR Kavadar (n=2.937; 8,8%)
 
Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Kavadar (I=6.824,8/100.000), NJR S. Nikole (I=5.660,1/100.000) QSHP Strumicë (I=3.342,5/100.000).
Deri më tani janë raportuar dy raste të vdekjes si pasojë e gripit.
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017
Графикон 3
Nga numri i përgjithshëm i rasteve me grip, në muajin tetor janë raportuar 0,5% ose 171 raste, në nëntor 1,6% (532 raste), në dhjetor 45,0% (15.073 raste), ndërsa në janar janë raportuar 17.158, ose 51,2% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit. Gjatë javës së parë të shkurtit në vitin 2017 janë regjistruar 563 raste (1,7%).
 
Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas moshës, numër më i lartë kumulativ i të sëmurëve është raportuar në grupmoshën nga 15-64 vjet – 23.025 raste (68,7%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 1.939,9 /100.000 është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet dhe tek fëmijët nga 0-4 vjet (1.885,7/100.000) ku janë regjistruar gjithsej 4.490, gjegjësisht 2.191 raste. Te grupmosha mbi 65 vjet janë regjistruar gjithsej 3.791  raste me një incidencë kumulative prej 1.446,2 /100.000 banorë.
 
Grafiku  4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni  2016/2017
Графикон 4
MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE
Gjatë javës së pestë të vitit 2017 pranë ISHP janë testuar 9 mostra nga të cilat 1, ose11,1% ka rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit Influenca A e tipit A/H3.
Gjatë këtij sezoni gjithsej kanë arritur 142 mostra, nga të cilat 57 (40,1%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, dhe atë 54 Influenza A/H3 dhe 2  Influenca A e patipizur, si dhe një influence B
 
 
Grafiku 5Shpërndarja javore i numrit dhe përqindjes të mostrave pozitive për virusin e gripit 2016/2017
Графикон 5
VAKSINIMI 
Vaksinimi kundër gripit sezonal filloi nga java e 43 , 2016.
Sipas raportimeve nga QSHP/NJR deri më tani janë vaksinuar  26.665 persona dhe janë shpenzuar 99,9% e numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.
Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 15.324 ose 57,5%, në moshë nga 30-64 vjet – 10.001  persona ose 37.5 %. Në grupmoshën nga 5-29 vjet janë vaksinuar gjithsej 661 persona, ose 2,5%. Në grupmoshën nën 5 vjet janë vaksinuar vetëm 10 persona. Sa u përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 613 persona, ose 2,3%. Nuk ka të vaksinuar gra shtatzëna.
Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 17.908 ose 67,2%  janë persona me sëmundje kronike
 
KOMENT EPIDEMIOLOGJIK
Të dhënat epidemiologjike për numrin e rasteve të raportuara me grip/sëmundje të ngjashme me gripin dhe rezultatet e konfirmuara laboratorike flasin për një fillim të hershëm të sezonit, me kulminacion të aktivitetit të virusit të gripit në fund të muajit dhjetor të vitit 2016 dhe në fillim të muajit janar të vitit 2017.
 Këtë javë vetëm në 2 QSHP/NJR është regjistruar aktivitet mesatar i virusit të gripit, ndërsa në pjesën tjetër aktivitet i ulët dhe shumë i ulët.
 
Edhe gjatë javës së pestë shënohet një rënie e numrit të të prekurve tek të gjitha grupmoshat, që do të thotë se bie edhe intensiteti i gripit. Megjithatë, sezoni i gripit ende vazhdon dhe nuk mund të përjashtohet mundësia e një vale të re, por me intensitet më të ulët në periudhën e ardhshme deri në javën e 20 të vitit 2017
 
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2016/2017  (java e katërtë) numri më i madh i vendeve kanë raportuar për një tendencë stabile ose në rënie të aktiviteti i virusit të influencës.
Numri më i madh i mostrave pozitive (95%) i përkasin influenca А ndërsa 97% e tyre janë (А/H3N2).
Në mesin e personave personave të shtruar në spital, dominon grupmosha mbi 65 vjet me infeksion me influenca A.
Një numër i madh i vendeve kanë regjistruar numër të rritur të vdekjeve tek grupmosha 15-64 vjet dhe tek grupmosha mbi 65 vjet, që me siguri i dedikohet qarkullimit të virusit А(H3N2).
 
Arritja e pragut në këtë periudhë për herë të fundit është shënuar në sezonin 2009/2010, ndërsa gjatë viteve të kaluara kjo gjë ka ndodhur nga java e 48 deri në javën e 51.
 
Deri më tani dominon influenca e tipit A (96%), ndërsa pjesa më e madhe (99%) janë subtipizuar si A(H3N2).
Në sezonin e kaluar në këtë periudhë dominonte virusi A(H1N1)pdm09. 
Në sezonin në të cilin dominon А (H3N2), pritet që të preken grupmoshat më të moshuara.
Deri më tani virusi А (H3N2) është i ngjashëm me llojet që janë të përfshira në vaksina, edhe pse 2/3 e llojeve të izoluara në këtë sezon i përkasin një nënklase të ndryshme.
 
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik