MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së shtatë të vitit 2017  në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 220 raste të gripit, që është një rënie prej 43,0% krahasuar me javën e  kaluar kur ky numër ishte 386 të sëmurë.

Numri i raportuar edhe këtë javë është mbi numrin që shënon kufirin javor të aktivitetit sezonal të gripit (n=148). Aktiviteti i virusit është në nivel shumë të ulët.(Grafiku 1).

Grafiku 1. Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal sipas javës së raportimit, lakore epidemike tipike e modeluar e gjashtë sezoneve të fundit, sezoni  2015/2016 dhe sezoni 2016/2017

grip 1

Numër më i madh i të sëmurëve gjatë kësaj jave është raportuar në rajonin e në QSHP Ohër-46,   QSHP Strumicë (21) QSHP Kumanovë (19) dhe QSHP Tetovë (n=18). Në QSHP/NJR e tjera është regjistruar numër shumë i vogël i rasteve.

Incidencë më e lartë 82,0/100.000 banorë është regjistruar në QSHP Ohër si vendi ku vazhdon të regjistrohet aktiviteti i virusit të influencës.

Aktivitet sezonal është regjistruar edhe në territorin e NJR Dibër, NJR Kavadar dhe NJR S. Nikole.

Sipas incidencës në 100 000 banorë aktivitet shumë i ulët është regjistruar në territorin e 15 QSHP/NJR, ndërsa në territorin e 12 QSHP/NJR nuk janë regjistruar raste të reja.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e shtatë 2017

grip 2

Si edhe gjatë javës së kaluar, edhe gjatë javës së gjashtë të vitit 2017 numri më i madh i të sëmurëve (n=162) ose 73,6% janë raportuar në mesin e grupmoshës nga 15-64 vjet. Në rastet e raportuara fëmijët nga 5-14vjet bëjnë pjesë me 11,7% (n=26) , personat mbi 65 bëjnë pjesë me 7.7% (n=17), ndërsa fëmijët në moshë nga 0-4 bëjnë pjesë me 6,8%;  (n=15) raste.

Incidencë më e madhe prej 12,9/100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet, pastaj tek fëmijët nga 5-14 11,2/100.000, te grupmosha 15-64 vjet 11,1/100.000, ndërsa incidencë më e ulët është regjistruar tek personat mbi 65 vjet 6,5/100.000 banorë.

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017

grip 3

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2016/2017 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 34.103 ndërsa incidenca kumulative  është 1.648,1 në 100.000 banorë.

Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë raportuar nga të gjitha njësitë e raportimit.

Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në rajonin e QSHP Skup (n=4.549; 13,3%) pastaj në QSHP Strumicë (n=3.222; 9,4%) , NJR Kavadar (n=2.971; 8,7%).

Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Kavadar (I=6.903,8/100.000), NJR S. Nikole (I=5.718,6/100.000) QSHP Strumicë (I=3.401,7/100.000).

Deri më tani janë raportuar dy raste të vdekjes si pasojë e gripit.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017

grip 4

Nga numri i përgjithshëm i rasteve me grip, në muajin tetor janë raportuar 0,5% ose 171 raste, në nëntor 1,6% (532 raste), në dhjetor 44,2% (15.073 raste), ndërsa në janar janë raportuar 17.158, ose 50,3% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve gjatë sezonit. Gjatë tre javëve të shkurtit në vitin 2017 janë regjistruar 1169 raste (3,4%).

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas moshës, numër më i lartë kumulativ i të sëmurëve është raportuar në grupmoshën nga 15-64 vjet – 23.491 raste (68,9%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 1.965,0 /100.000 është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet dhe tek fëmijët nga 0-4 vjet (1.910,6/100.000) . Te grupmosha mbi 65 vjet janë regjistruar gjithsej 3.844 raste me një incidencë kumulative prej 1.466,4 /100.000 banorë.

Grafiku  4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni  2016/2017

grip 5

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së shtatë të vitit 2017 pranë ISHP janë testuar 5 mostra e që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

Gjatë këtij sezoni gjithsej kanë arritur 155 mostra, nga të cilat 58 (38,7%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, dhe atë 55 Influenza A/H3 dhe 2  Influenca A e patipizur, si dhe një influence B

Grafiku 5. Shpërndarja javore i numrit dhe përqindjes të mostrave pozitive për virusin e gripit 2016/2017

grip 6

VAKSINIMI

Vaksinimi kundër gripit sezonal filloi nga java e 43 , 2016.

Sipas raportimeve nga QSHP/NJR deri më tani janë vaksinuar  26.665 persona dhe janë shpenzuar 99,9% e numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.

Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 15.324 ose 57,5%, në moshë nga 30-64 vjet – 10.001  persona ose 37.5 %. Në grupmoshën nga 5-29 vjet janë vaksinuar gjithsej 661 persona, ose 2,5%. Në grupmoshën nën 5 vjet janë vaksinuar vetëm 10 persona. Sa u përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 613 persona, ose 2,3%. Nuk ka të vaksinuar gra shtatzëna.

Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 17.908 ose 67,2%  janë persona me sëmundje kronike

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Të dhënat epidemiologjike për numrin e rasteve të raportuara me grip/sëmundje të ngjashme me gripin dhe rezultatet e konfirmuara laboratorike flasin për një fillim të hershëm të sezonit, me kulminacion të aktivitetit të virusit të gripit në fund të muajit dhjetor të vitit 2016 dhe në fillim të muajit janar të vitit 2017.

Edhe gjatë javës së gjashtë shënohet një rënie e numrit të të prekurve tek të gjitha grupmoshat, që do të thotë se bie edhe intensiteti i gripit. Megjithatë, sezoni i gripit ende vazhdon dhe nuk mund të përjashtohet mundësia e një vale të re, por me intensitet më të ulët në periudhën e ardhshme deri në javën e 20 të vitit 2017, por me intensitet më të ulët.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2016/2017  (java e gjashtë) numri më i madh i vendeve kanë raportuar për një intensitet të lartë dhe një shtrirje të gjerë gjeografike të aktivitetit të virusit të influencës.

Përqindja e mostrave pozitive nga mbikëqyrja sentinel këtë javë është 42%, që paraqet një rënie krahasuar me javën e kaluar (45%).

Numri më i madh i mostrave pozitive këtë javë është (92%) i përkasin influenca А ndërsa 99% e tyre janë (А/H3N2).

Në mesin e personave personave të shtruar në spital, dominon grupmosha mbi 65 vjet me infeksion me influenca A, por numri i tyre ka filluar të bjerë.

Një numër i madh i vendeve kanë regjistruar numër të rritur të vdekjeve tek grupmosha 15-64 vjet dhe tek grupmosha mbi 65 vjet, që me siguri i dedikohet qarkullimit të virusit А(H3N2).

Arritja e pragut në këtë periudhë për herë të fundit është shënuar në sezonin 2009/2010, ndërsa gjatë viteve të kaluara kjo gjë ka ndodhur nga java e 48 deri në javën e 51.

Deri më tani dominon influenca e tipit A (96%), ndërsa pjesa më e madhe (99%) janë subtipizuar si A(H3N2).

Në sezonin e kaluar në këtë periudhë dominonte virusi A(H1N1)pdm09.

Në sezonin në të cilin dominon А (H3N2), pritet që të preken grupmoshat më të moshuara.

Deri më tani virusi А (H3N2) është i ngjashëm me llojet që janë të përfshira në vaksina, edhe pse 2/3 e llojeve të izoluara në këtë sezon i përkasin një nënklase të ndryshme.

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik