TË DHËNA EPIDEMIOLOGJIKE (Java e 20)

Gjatë javës së njëzetë të vitit 2017  (15.05 – 21.05.2016), në Republikën e Maqedonisë nga 5 njësi raportuese janë raportuar 26 (I=1,3/100.000) raste të gripit, që është një rritje prej 23,8% krahasuar me javën e  kaluar kur ky numër ishte 21 të sëmurë.

Numri i raportuar edhe këtë javë është për 2,2 herë më i madh krahasuar me janë e 20 të sezonit të kaluar (n=12), ndërsa krahasuar me lakoren epidemiologjike ka një rritje prej 18,2% (Grafiku 1).

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara gjatë kësaj jave korrespondon me aktivitet shumë të ulët sezonal të gripit.

Grafiku 1. Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal sipas javës së raportimit, lakore epidemike tipike e modeluar e gjashtë sezoneve të fundit, sezoni  2015/2016 dhe sezoni 2016/2017

1Gjatë kësaj jave për persona të sëmurë nga gripi kanë raportuar 5 QSHP/NJR.

Numri më i të sëmurëve është regjistruar në QSHP Gostivar (10), QSHP Kumanovë (9), QSHP Tetovë (3), NJR S. Nikole (3) dhe QSHP Shtip (1).

 Incidencë më e lartë 14,6/100.000 banorë është regjistruar në NJR S. Nikole.

Gjatë kësaj jave numër më i madh i të sëmurëve (13) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë (I=4,3/100.000 banorë) te grupmosha 0-4 vjet.

 

Të dhëna kumulative për të gjithë sezonin 2016-2017

Gjatë sezonit 2016/2017 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 35.079 ndërsa incidenca kumulative  është 1.695,3 në 100.000 banorë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë sezonit të kaluar (n=29.094), numri i rasteve të raportuara gjatë këtij sezoni është për 20,6% më i madh ndërsa krahasuar me modelin për gjashtë sezonet e fundit (n=25.638) ka një rritje prej 36,8%.

Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë raportuar nga të gjitha njësitë e raportimit.

Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në rajonin e QSHP Shkup (n=4.566; 13,0%), pastaj në QSHP Strumicë (n=3.283; 9,4%), NJR Gostivar n=3.020; 8,6%), NJR Kavadar (n=2.998; 8,5%) dhe QSHP Manastir (n=2.828; 8,1%), QSHP Prilep (n=2.448; 7,0%), QSHP Tetovë (n=2.319; 6,6%) dhe QSHP Veles (n=2.138; 6,1%) (Grafiku 2).

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në NJR Kavadar (I=6.966,6/100.000) NJR Kavadar ku janë regjistruar gjithsej 2998 të sëmurë (8,5% e numri të përgjithshëm të të sëmurëve).

Incidencë më e lartë se 3.000/100.000 banorë është regjistruar edhe në NJR S. Nikole (I=5.913,6/100.000),QSHP Strumicë (I=3.466,1/100.000), QSHP Ohër (I=3.395,2/100.000) dhe QSHP Veles (I=3.226,8/100.000).

Deri më tani janë raportuar dy raste të vdekjes si pasojë e gripit. Bëhet fjalë për dy fëmijë në moshë 3 dhe 4 vjet nga Kërçova dhe Gostivari të cilët ishin shtruar në Spitalin për sëmundjet e fëmijëve – në Repartin për kujdes intensiv. Fëmijët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal. Tek njëri është konfirmuar virusi i  Influenza A/H3 ndërsa tek fëmija tjetër nuk ka konfirmim mikrobiologjik të infeksionit.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me gripi sezonal sipas QSHP/NJR dhe incident në 100 000 banorë, sezoni 2016/2017

2

  

Kartogram. Incidenca e gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin në 100 000 banorë sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë, sezoni 2016/2017

 завршна

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas moshës, numër më i lartë kumulativ i të sëmurëve është raportuar në grupmoshën nga 15-64 vjet – 24.217 raste (69,0%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 2006,9 /100.000 është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet ku janë regjistruar 4.645 raste dhe tek fëmijët nga 0-4 vjet 1.9559,7/100.000 (n=2.277). Te grupmosha mbi 65 vjet janë regjistruar gjithsej 3.940 raste me një incidencë kumulative prej 1.503,0 /100.000 banorë.

 

Grafiku  4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni  2016/2017

4

Grafiku 5. Shpërndarja javore i numrit dhe përqindjes të mostrave pozitive për virusin e gripit 2016/2017

 5

Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sezonal sipas muajve (Grafiku 5)

  • Tetor – 171 raste ose 0,5%
  • Nëntor – 532 raste ose 1,5%
  • Dhjetor – 15.073 raste ose 43,0%
  • Janar – 17.158 raste ose 48,9%
  • Shkurt – 1.396 raste ose 4,0%
  • Mars – 519 raste ose 1,5%
  • Prill – 165 raste ose 0,5%
  • Maj – 65 raste ose 0,1%

Kulminacioni i numrit të të sëmurëve gjatë këtij sezoni u arrit në javën e 52 kur u regjistruar  9.485 të sëmurë. Me përjashtim të vitit pandemik  2009/2010, numri i rasteve të raportuara gjatë kësaj jave është më i larti në 10 vitet e fundit (në nivel javor), si për këtë sezon, ashtu edhe në përgjithësi.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, gjatë vitit 2016 janë regjistruar 15.776 persona, ose 45,0%. Gjatë vitit 2017 janë regjistruar 19.303 të sëmurë, ose 55,0%.

Grafiku 6. Shpërndarja e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve, sezoni  2016/2017

 6

 

  

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Me fillimin e sezonit 2014/2015, paralelisht me sistemin rutinor të mbikëqyrjes, ISHP filloi edhe me zbatimin e një sistemi të ri për mbikëqyrjen e gripit (edhe epidemiologjike edhe virusologjike), përmes zbatimit të mbikëqyrjes ILI/ARI dhe SARI sentinel. Që atë kohë, për prani të influencës mostrat testohen nga të dy sistemet për mbikëqyrje.

Gjatë javës së njëzetë të vitit 2017 pranë ISHP janë analizuar 2 mostra për prani të virusit të gripit, nga të cilat një ka rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës tipi B-Victoria.

Gjatë këtij sezoni gjithsej kanë arritur 172 mostra, nga të cilat 64 (37,2%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, dhe atë 62 Influenca A (96,9%), ndërsa tek 2 është vërtetuar prania e virusit të influenca B (3,1%)

Nga rastet pozitive për Influenza А, 60 mostra (96,8%) janë konfirmuar si A/H3, ndërsa 2 (3,2%) si viruse të patipizuara të  Influenza А.

Nga dy rastet e konfirmuara me virus të Influenza B, një  i përket linjës Victoria.

Nga mostrat e mbikëqyrjes rutinore (n=90), 40 (44,4%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit. Nga këto, 38 janë konfirmuar pozitive për Influenza tip А (36 – Influenza A/H3 dhe 2 – viruse të patipizuar të Influenza А) dhe 2 mostra janë konfirmuar pozitive për Influenza tip В (1 – Influenza B Victoria lineage, 1 – Influenza B).

Nga mostrat e mbikëqyrjes sentinel (n=82), 29,3% kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit. Të gjitha mostrat janë konfirmuar pozitive si Influenza A/H3 (Grafiku 6).

Grafiku 6. Shpërndarja javore i numrit dhe përqindjes të mostrave pozitive për virusin e gripit 2016/2017

 таб1

VAKSINIMI

Vaksinimi kundër gripit sezonal filloi nga java e 43 , 2016.

Sipas raportimeve nga QSHP/NJR deri më tani janë vaksinuar  26.665 persona dhe janë shpenzuar 99,9% e numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara (26.900).

Në tabelën 1 është prezantuar numri i të vaksinuarve sipas javëve, me ç’rast shihet se 90,4% vaksinën e kanë pranuar në tre javët e para nga fillimi i vaksinimit. Në Tabelën 2 është paraqitur numri i personave të vaksinuar sipas javëve në sezonin 2016.17.

Tabela 1. Numri i të vaksinuarve kundër gripit sipas javëve dhe në përgjithësi për sezonin 2016/17.

Java , sezoni 2016/2017 Numri i personave të vaksinuar Përqindja
Java 43-45 2016 24.112 90,4%
Java 46-52 2016 2.555 9,6%
Java 1-20 2017 3 0,01%

Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 15.324 ose 57,5%, në moshë nga 30-64 vjet – 10.001  persona ose 37.5 %. Në grupmoshën nga 5-29 vjet janë vaksinuar gjithsej 661 persona, ose 2,5%. Në grupmoshën nën 5 vjet janë vaksinuar vetëm 10 persona. Sa u përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 613 persona, ose 2,3%. Nuk ka të vaksinuar gra shtatzëna.

Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 17.908 ose 67,2%  janë persona me sëmundje kronike.

Instituti i shëndetit publik ka të dhëna edhe për personat e vaksinuar në institucionet shëndetësore private që kanë leje nga MSH për vaksinim kundër gripit.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Sezoni i gripit  2016/2017 u karakterizua me një fillim shumë të hershëm – numri më i madh i të sëmurëve u regjistruan në gjysmën e dytë të dhjetorit dhe fillimin e janarit të vitit 2017 dhe me një kulminacion të hershëm në javën e 52 të vitit 2016.

Kjo nuk nënkupton vetëm rastet e raportuara, por edhe përqindjen e mostrave pozitive nga materialet e përgjithshme të analizuara (që gjithashtu është një tregues  për aktivitetin sezonal të gripit), e që është më e lartë mes javës së 50 dhe javës së 2 të sezonit 2016/17 dhe sillet nga  55,6% deri në 100%.

Gjatë 25 viteve të fundit fillim dhe kulminacion i hershëm e sezonit të gripit në Maqedoni është regjistruar vetëm gjatë pandemisë të gripit në vitin 2009/2010.

Duke filluar nga java e 6 të dhënat epidemiologjike dhe mbikëqyrja virusologjike flasin për një aktivitet shumë të ulët të gripit, i cili po shënon rënie në vazhdimësi nga java e 20 e vitit 2017.

Përqindja e mostrave të analizuara gjatë sezonit 2016/2017 është 37,2%. Nga pozitivet, 96,9% janë konfirmuar si Influenza А (96,8% si Influenza A/H3, ndërsa 3,2% të patipizuara), ndërsa tek 3,1% është vërtetuar prania e virusit të B. Nga dy raste të konfirmuara të Influenza В, një i përket linjës Victoria, dhe është konfirmuar gjatë javës së fundit të këtij sezoni, që korrespondon me gjendjen në Rajonin Evropian, ku gjatë fundit të sezonit rritet përqindja e izolanteve pozitive të influencës së tipit B.

Aktiviteti i virusit është në nivel jashtë sezonal.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2016/2017  niveli i aktivitetit të gripit vazhdon të jetë shumë i ulët.

Përqindja e mostrave të testuara nga mbikëqyrja sentinel (6%) është në rritje e vogël krahasuar me javën e kaluar (12%). Duke filluar nga java e 11 numri më i madh i mostrave janë influenca B. Edhe pse vihet re një rritje e nurit të rasteve me influenca B, siç ndodh zakonisht kah fundi i sezonit, megjithatë numri mbetet i vogël.

Në mesin e personave të shtruar në spital, dominon grupmosha mbi 65 vjet me infeksion me influenca A, por numri i tyre ka filluar të shënojë rënie.

Një numër i madh i vendeve (19) kanë regjistruar numër të rritur të vdekjeve tek grupmosha 15-64 vjet dhe tek grupmosha mbi 65 vjet, që me siguri i dedikohet qarkullimit të virusit А(H3N2).

Pas fillimit të hershëm të sezonit (java e 46/2016) sezoni i gripit konsiderohet se ka përfunduar në pjesën më të madhe të vendeve në rajon, ndërsa aktiviteti i virusit të gripi është në kufijtë jashtësezonal në të gjitha vendet në rajon dhe përqindja e mostrave sentinel ka rënë në 10%.

Në sezonin 2016/17 dominon influenca e tipit A (90%), ndërsa pjesa më e madhe (99%) janë subtipizuar si A(H3N2). Në sezonin e kaluar në këtë periudhë dominonte virusi A(H1N1)pdm09.

Virusi А(H3N2) për kah antigjenet është i ngjashëm me llojin e përfshirë në vaksinë, edhe pse 2/3 e llojeve të izoluara këtë sezon i takojnë një nënklase tjetër.

Për sezonin 2017-2018 në hemisferën veriore OBSH rekomandon vaksinë trevalente e cila përmban:

  • A/Michigan/45/2015 (H1N1)pdm09-like virus;
  • A/Hong Kong/4801/2014 (H3N2)-like virus;
  • B/Brisbane/60/2008-like virus.

Rekomandohet që vaksina katërvalente të përmbajë këto elemente, plus edhe një tip të virusit të influencës B – B/Phuket/3073/2013-like virus.

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik