GRIPI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SEZONI  2017/2018  (JAVA E 41 , DERI MË 14.10.2018)

Gjatë javës së 41 të vitit 2018 (08.10.2018 – 14.10.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 16 raste të gripit me incidencë  prej 0,8/100.000 banorë.

Është regjistruar një rritje e numrit të të sëmurëve krahasuar me javën e kaluar (n=3).

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 41 në sezonin e kaluar (12), gjatë këtij sezoni vihet re një rritje prej 33,3%.

, ndërsa krahasuar me numrin mesatar të të sëmurëve për javën e njëjtë në periudhën e kaluar 10 vjeçare (14), ka një rritje prej 64,3%.

Në sezonin 2018/19 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 19 (I=0,9/100.000)që krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (15) (I=0,7/100.000), ekziston rritje e numrit të përgjithshëm të rasteve për 26,7%.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 5 njësi raportimi. Numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Kumanovë – 6 të sëmurë (23). Në QSHP Tetovë janë regjistruar 5 të sëmurë, në NJR Kavadar dhe NJR S. Nikole nga 2 të sëmurë dhe në QSHP Shtip 1 i sëmurë.

Incidencë më e lartë (9,8/100.000) është regjistruar në NJR S. Nikole ndërsa më e ulët në QSHP Shtip (1,9/100.000).

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve (n=7, 43,8%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë (1,7/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës 5-14 vjet ku gjithsej janë raportuar 4 të sëmurë.

 

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 me javën e 41 në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM nuk kanë arritur materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital.

Vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

-gratë shtatzëna

-fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet

-personat e moshuar mbi 65 vjet

-personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët

-punonjësit shëndetësor.

 

Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit ose Njësive rajonale të tyre për të marrë më shumë informacion në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.


RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europenë fillim të sezonit 2018/2019  java e 40 (1 tetor 2018) aktiviteti i virusit të influencës është me intensitet të ulët që është normale për këtë periudhë të vitit.

Vetëm disa vende kanë raportuar për raste sporadike të infeksioneve me virusin e influencës.

 

 

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik