GRIPI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SEZONI  2017/2018  (JAVA E 42 , DERI MË 14.10.2018)

Gjatë javës së 42 të vitit 2018 (15.10.2018 – 21.10.2018), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 18  (I=0,9/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin.

Krahasuar me javën e kaluar (n=16) këtë javë kemi një rritje të numrit të të sëmurëve për 12,5%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 42 në sezonin e kaluar (n=45), gjatë këtij sezoni vihet re një rënie e numrit për 60.0%.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 5 njësi raportimi. Numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Kumanovë – 7 të sëmurë (23). Në QSHP Tetovë janë regjistruar 6 të sëmurë, në QSHP Shtip dhe NJR Kratovë nga 2 raste, ndërsa në S. Nikole 1 i sëmurë.

Incidencë më e lartë (I=20,9/100.000) është regjistruar në NJR Dibër ndërsa më e ulët në QSHP Tetovë (I=3,0/100.000).

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve (n=10, 55,6%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë (2,6/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës 5-14 vjet ku gjithsej janë raportuar 6 të sëmurë.

 

Në sezonin 2018/19 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 37 (I=1,8/100.000)që krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (60)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 38,3%.

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 me javën e 42 në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM nuk kanë arritur materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital.

Vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

-gratë shtatzëna

-fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet

-personat e moshuar mbi 65 vjet

-personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët

-punonjësit shëndetësor.

Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit ose Njësive rajonale të tyre për të marrë më shumë informacion në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europenë fillim të sezonit 2018/2019  java e 41 (8-14 tetor 2018) aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së është me intensitet të ulët që është normale për këtë periudhë të vitit.

Vetëm disa vende kanë raportuar për raste sporadike të infeksioneve me virusin e influencës.

 

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik