MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Gjatë javës së 47 të vitit 2018 (19.11.2018 – 25.11.2018), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 74 (I=3,6/100.000)  raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar këtë javë kemi një rënie të numrit të të sëmurëve 3,6%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 47 në sezonin e kaluar (n=158), gjatë këtij sezoni vihet re një rënie e numrit për 53,2% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rënie prej 25,5%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (n=726). Aktiviteti i virusit të gripit është nën kufirin sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i fillimit të sezonit të gripit (grafiku 1).

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2017/2018 dhe sezoni 2018/2019

grip 47 nedela

 

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=47; 63,5%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë (8,6/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës 0-4 vjet.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 15 njësi raportimi, nga të cilat në 1 njësi raportimi janë regjistruar më shumë se 10 të sëmurë. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Strumicë – 12 të sëmurë.

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 344 (I=16,6/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (525)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 34,5%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=537) është shënuar një rënie prej 36,0%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 19 njësi raportimi, ndërsa në 8 prej tyre numri i të sëmurëve është  ≥10. Numër më i madh i të sëmurëve (n=69; 20,1%; I=34,5/100.000) është regjistruar në QSHP Tetovë, ndërsa incidencë më  lartë kumulative në S. Nikole (I=107,3/100.000).

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve (n=213, 61,9%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (39,6/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës 0-4 vjet.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së 47 të vitit 2018 në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 2 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital. Materialet e analizuara kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në këtë laborator kanë arritur 8 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të influencës.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi, që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara nga mbikëqyrja virusologjike janë në favor të një aktiviteti të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • gratë shtatzëna
  • fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet
  • personat e moshuar mbi 65 vjet
  • personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët
  • punonjësit shëndetësor.

 

 

Për herë të parë, duke filluar nga ky sezon i influencës, në Republikën e Maqedonisë filloi vaksinimi falas i popullatës. Për këtë qëllim, Ministria e shëndetësisë siguroi 28.000 doza për personat mbi 65 vjet me pension nën mesatar, mesatar dhe për personat pa të ardhura personale. 17.672  doza të tjera të vaksinës janë siguruar nga Qendrat e shëndetit publik si vaksina komerciale për pjesën tjetër të popullatës.

Vaksinimi me vaksinat falas dhe me ato komerciale kundër influencës realizohet në QSHP/NJR, si edhe gjatë sezoneve të kaluara, me ndryshimin që këtë vit termini për vaksinim falas bëhet përmes mjekëve amë në sistemin Termini im.

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më  05.11.2018 janë shfrytëzuar 17.995  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 55,9% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara (Tabela 1).

 

Tabela 1. Personat e vaksinuar me vaksina falas sipas QSHP/NJR, R. e Maqedonisë, sezoni 2018/2019

QSHP/NJR JAVA E PARË JAVA E DYTË JAVA E TRETË JAVA E KATËRT GJITHSEJ
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK MANASTIR 1062 822 54 163 2101
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal- NJR Demir Hisar 51 56 45 0 152
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Kërçovë 292 211 0 28 531
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Prespë 202 25 5 19 251
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Manastir 517 530 4 116 1167
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK VELES 1738 548 0 244 2530
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Gjevgjeli 382 48 0 113 543
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Kavadar 377 138 0 28 543
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Negotinë 294 0 0 9 303
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR S. Nikole 278 0 0 35 313
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Veles 407 362 0 59 828
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK KOÇAN 1335 455 0 110 1900
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Berovë 112 111 0 79 302
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Vinicë 362 0 0 0 362
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal –NJR Dellçevë 374 33 0 3 410
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Pehçevë 97 13 0 28 138
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Koçan 390 298 0 0 688
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK KUMANOVË 584 358 35 208 1185
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Kratovë 62 0 0 6 68
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR K. Pallankë 202 20 0 14 236
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Kumanovë 320 338 35 188 881
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK OHËR 824 583 59 333 1799
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Dibër 250 0 0 44 294
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Strugë 276 284 21 157 738
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Ohër 298 299 38 132 767
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK PRILEP 628 663 231 84 1606
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Krushevë 58 58 0 0 116
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR M. Brod 52 55 0 19 126
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal QSHP Prilep Ekipi 1 353 347 231 24 955
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal QSHP Prilep Ekipi 2 165 203 0 41 409
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK SHKUP 1081 879 16 405 2381
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Shkup nr. 1 560 445 0 197 1202
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Shkup nr. 2 521 433 16 208 1179
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK STRUMICË 399 326 293 177 1195
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Vallandovë 105 38 0 23 166
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Strumicë 294 288 293 154 1029
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK TETOVË 636 656 399 334 2025
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Gostivar 283 294 59 144 780
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Tetovë 353 362 340 190 1245
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK SHTIP 818 358 53 44 1273
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Probishtip 118 3 0 10 131
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Radovish 351 11 0 34 396
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Shtip 349 344 53 0 746
GJITHSEJ 9105 5648 1140 2102 17995

 

 

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 16.834 persona deri më javën e 47 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 9.720 persona ose 57,7%,  në moshë nga 30-64 – 6.264 persona ose 37,2%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 147 persona ose 0,9%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 699 persona, ose 4,2%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 12.388 ose 73,6% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike.

Nga të gjitha njësitë e raportimit (31) 2  – QSHP – Gjevgjeli dhe  NJR Negotinë nuk kanë dorëzuar raport për numrin e personave të vaksinuar gjatë javës së 47, ndërsa NJR. S. Nikole nuk kanë dorëzuar asnjë raport për vaksinat e marra dhe vaksinat e përdorura që nga fillimi i vaksinimit.

Gjatë javës së 47 nuk kemi pranuar edhe raportim për një person të vaksinuar në Institucionet shëndetësore private.  Sipas të dhënave të fituara që nga fillimi i sezonit, në ISHP Neuromedika janë vaksinuar gjithsej 35 persona nga gjithsej 200 vaksinat e siguruara (17.5%). Numri më i madh i të vaksinuarve (42.9%) bëjnë pjesë në grupmoshën 30-64 vjet.  40 % e të vaksinuarve janë persona me sëmundje kronike.

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 46 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së mbetet me intensitet të ulët me raste sporadike ose lokale të virusit të gripit, që është normale për këtë periudhë të vitit.

Pozitive janë 3,2% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A me 83,3%, ndërsa 70,4%  e tyre janë subtipizuar si A(H1N1)pdm09.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik