MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 52 të vitit 2018 (24.12-30.12.2018), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 202 (I=9,8/100.000)raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar këtë javë kemi një rënie të numrit të të sëmurëve 16,2%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 52 në sezonin e kaluar (n=128), gjatë këtij sezoni vihet re një rritje e numrit për 57,8%, ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rënie prej 53,2% . (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (n=726). Aktiviteti i virusit të gripit është nën kufirin sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i fillimit të sezonit të gripit (grafiku 1).

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2017/2018 dhe sezoni 2018/2019

grip 1

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=136; 66,8%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 14,5/100.000 është regjistruar tek grupmosha mbi 65 vjet.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 18 njësi raportimi, nga të cilat në 6 njësi raportimi janë regjistruar më shumë se 10 të sëmurë. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në NJR Gostivar – 57 të sëmurë si dhe incidencë më e lartë prej I=71,0/100.000, n=85. (Tabela 1)

Në 16 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa në 2 është regjistruar aktivitet sezonal i gripit (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 52, 2018

52 nedela

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 1.218 (I=58,9/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=1.082)  ka një rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve për 12,6%,, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=1.643) është shënuar një rënie prej 25,9%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 25 njësi raportimi, ndërsa në 15 prej tyre numri i të sëmurëve është  ≥10. (Tabela 1)

Numër më i madh i të sëmurëve (n=215; 17,7%; I=179,5/100.000) është regjistruar në NJR Gostivar, QSHP Tetovë (n=200; 16,4%; I=100,1/100.000) dhe QSHP Kumanovë  (n=146; 12,0%; I=102,3/100.000)  (Tabela 1).

Incidencë më e lartë kumulative në NJR Makedonski Brod (I=250,1/100.000) ku janë regjistruar gjithsej 28 të sëmurë dhe në NJR Sveti Nikole (I=229,1/100.000). Grafiku 2) (Tabela 1).

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve (831, 68,2%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (102,4/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Tabela 1).

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

grip 2

Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sezonal sipas muajve (Tabela 1)

  • tetor – 51 të sëmurë ose 4,2%
  • nëntor – 383 të sëmurë ose 4%
  • dhjetor – 784 të sëmurë ose 64,4%

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së 52 të vitit 2018 në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 6 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat një ka rezultuar pozitiv për prani të virusit të gripit A/H3.

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në këtë laborator kanë arritur 45 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat vetëm 2 ose 4,4% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, 1 influenca A/H3 dhe 1 influenca A i pasubtipizuar.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi, që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara nga mbikëqyrja virusologjike janë në favor të një aktiviteti të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • gratë shtatzëna
  • fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet
  • personat e moshuar mbi 65 vjet
  • personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët
  • punonjësit shëndetësor.

Për herë të parë, duke filluar nga ky sezon i influencës, në Republikën e Maqedonisë filloi vaksinimi falas i popullatës. Për këtë qëllim, Ministria e shëndetësisë siguroi 28.000 doza për personat mbi 65 vjet me pension nën mesatar, mesatar dhe për personat pa të ardhura personale. 19.387 doza të tjera të vaksinës janë siguruar nga Qendrat e shëndetit publik si vaksina komerciale për pjesën tjetër të popullatës.

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më  05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.896  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,1% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara (Tabela 2).

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 19.306 persona deri më javën e 52 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.943 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 7.362 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.073  ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike. (Tabela 3)

Gjatë javës së 52 nuk kemi pranuar raportim për persona të vaksinuar në Institucionet shëndetësore private.  Sipas të dhënave të fituara që nga fillimi i sezonit, në ISHP Neuromedika janë vaksinuar gjithsej 50 persona nga gjithsej 200 vaksinat e siguruara (25,0%). Numri më i madh i të vaksinuarve (42.0%) bëjnë pjesë në grupmoshën 30-64 vjet.  Është vaksinuar edhe një grua shtatzënë dhe 11 punonjës shëndetësor. 38.0 % e të vaksinuarve janë persona me sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 51 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së po shënon një rritje.

Pozitive janë 21,8% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A me 97,2%, ndërsa 55.7%  e tyre janë subtipizuar si A(H1N1)pdm09.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik