MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 2 të vitit 2019 (07.01-13.01.2019), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 281 (I=13,6/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar këtë javë kemi një rrritje të numrit të të sëmurëve për 43,4%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 2 në sezonin e kaluar (n=428), gjatë këtij sezoni vihet re një rënie e numrit për 34,3% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rënie prej 80,4%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (n=726). Aktiviteti i virusit të gripit është nën kufirin sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i fillimit të sezonit të gripit (grafiku 1).

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2017/2018 dhe sezoni 2018/2019

grip 2 nedela graf 1

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=198; 70,5%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 26,7/100.000 është regjistruar tek grupmosha 0-4 vjet.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 20 njësi raportimi, nga të cilat në 12 njësi raportimi janë regjistruar më shumë se 10 të sëmurë. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Kumanovë – 39 të sëmurë si dhe incidencë më e lartë prej I=104,5/100.000 në NJR Dibër. (Tabela 1)

Në 17 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa në 3 është regjistruar aktivitet sezonal i gripit (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 2, 2019

 мапа

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 1.695 (I=81,9/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=1.756)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 3,5%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=4.096) është shënuar një rënie prej 58.6%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 25 njësi raportimi, ndërsa në 16 prej tyre numri i të sëmurëve është  ≥10. (Tabela 1)

Numër më i madh i të sëmurëve (n=302; 17,8%; I=252,1/100.000) është regjistruar në NJR Gostivar, QSHP Tetovë (n=255; 15,0%; I=127,7/100.000) dhe QSHP Kumanovë  (n=202; 11,9%; I=141,6/100.000)  (Tabela 1).

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në NJR Sveti Nikole (I=263,3/100.000) ku janë regjistruar gjithsej 54 të sëmurë dhe në NJR Gostivar dhe NJR Makedonski Brod. (Tabela 1).

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 grip 2 nedela

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve (1.175 69,3%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (132,5/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Tabela 1).

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me grip/sëmundje të ngjashme me gripin sipas grupmoshave – incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

грип граф 3

Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sezonal sipas muajve (Tabela 1)

  • tetor – 51 të sëmurë ose 3,0%
  • nëntor – 383 të sëmurë ose 22.6%
  • dhjetor – 784 të sëmurë ose 46.3%
  • janar 477 të sëmurë ose 28.1%

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së 2 të vitit 2019 në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 5 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit A/H3.

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në këtë laborator kanë arritur 55 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat vetëm 2 ose 4,0% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, 1 influenca A/H3 dhe 1 influenca A i pasubtipizuar.

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi, që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara nga mbikëqyrja virusologjike janë në favor të një aktiviteti të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë. Në periudhën në vazhdim pritet një intensifikim i aktivitetit të virusit të gripit.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së).

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më  05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.942  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,2% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara (Tabela 2).

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 19.328 persona deri më javën e 1 të vitit 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.957 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 7.370 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.095 ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike. (Tabela 3)

Gjatë javës së 2 të vitit 2019 nuk kemi pranuar raportim për persona të vaksinuar në Institucionet shëndetësore private.  Sipas të dhënave të fituara që nga fillimi i sezonit, në ISHP Neuromedika janë vaksinuar gjithsej 50 persona nga gjithsej 200 vaksinat e siguruara (25,0%). Numri më i madh i të vaksinuarve (42.0%) bëjnë pjesë në grupmoshën 30-64 vjet.  Është vaksinuar edhe një grua shtatzënë dhe 11 punonjës shëndetësor. 38.0 % e të vaksinuarve janë persona me sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 1 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së po vazhdon të intensifikohet. Vendet duhet të vazhdojnë të nxisin popullatën që të vaksinohet.

Pozitive janë 44,6% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A me 98,4%, me qarkullim të përbashkët të  A(H3N2) dhe A(H1N1)pdm09.

Numri më i madh i infeksioneve të vërtetuara në laborator nga mostra të marra nga personat e hospitalizuar i përkasin A(H1N1)pdm09 dhe grupmoshës nga 15-64 vjet.

Viruset dominant që qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2) përputhen me komponentët e vaksinës, edhe pse deri më tani është karakterizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Të dhënat nga 13 vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria është në nivelin e pritur për këtë periudhë të vitit.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik