MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 4 të vitit 2019 (21.01-27.01.2019), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 643 (I=31,1/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar këtë javë kemi një rrritje të numrit të të sëmurëve për 20,2%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 4 në sezonin e kaluar (n=1.084), gjatë këtij sezoni vihet re një rënie e numrit për 40,7% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rënie prej 77,4%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (n=726). Aktiviteti i virusit të gripit është nën kufirin sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i fillimit të sezonit të gripit (grafiku 1).

Gjatë javës së 4 të vitit 2019 në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 19 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, dhe 12 (63,2%)kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 10 influenza  A(H1N1)pdm09  dhe 2 Influenza A(H3).

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2017/2018 dhe sezoni 2018/2019

grip 4 nedela sl 1

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=457; 71,1%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 50,8/100.000  është regjistruar tek grupmosha 0-4 vjet.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 25 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Shkup – 85 të sëmurë si dhe incidencë më e lartë prej I=209,0/100.000 në NJR Dibër. (Tabela 1)

Në 14 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa në 9 është regjistruar aktivitet i ulët sezonal i gripit, ndërsa në 2 aktivitet mesatar. (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 4, 2019

 4 nedela

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 2.873 (I=138,8/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=3.478)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 17.4%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=8.978) është shënuar një rënie prej 68,0%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 28 nga gjithsej 31 njësi raportimi.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=568; 19,8%; I=474,2/100.000) është regjistruar në NJR Gostivar, QSHP Tetovë (n=359; 12,5%; I=179,7/100.000) dhe QSHP Shkupë  (n=283; 9,9%; I=45,8/100.000)  (Tabela 1).

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në NJR Gostivar, pastaj në NJR Kavadar, NJR S. Nikole dhe NJR Dibër. (Grafiku 1)(Tabela 1).

 grip 4 sl 2

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve (2.048 (71,3%)janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (214,3/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Grafiku 3) (Tabela 1).

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me grip/sëmundje të ngjashme me gripin sipas grupmoshave – incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

grip 4 graff

Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sezonal sipas muajve: (Tabela 1)

tetor – 51 të sëmurë ose 1,8%

nëntor – 383 të sëmurë ose 13,3%

dhjetor – 784 të sëmurë ose 427,3%

janar 1.655 të sëmurë ose 57,6%

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në këtë laborator kanë arritur 99 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 21 ose 21,2% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës.

 

Influenza A – 21 (100%):

o   Influenza A(H1N1)pdm – 15 (71,4%)

o   Influenza A(H3) – 4 (19,0%)

o   Influenza А i pa subtipizuar – 2 (9,6%)

Grafiku 4. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019

grip 4 sl 4

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, por është regjistruar një rritje në krahasim me javën e kaluar. Përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike këtë javë është 63,2% që flet për një aktivitet të shtuar të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.  Në mesin e mostrave pozitive (21) në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, dominon virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm me 71,4%.

Në periudhën në vazhdim pritet një intensifikim i aktivitetit të virusit të gripit.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së).

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më 05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.942  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,2% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara (Tabela 2).

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar19.328 persona deri më javën e 4 të vitit 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.957 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 7.370 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.095ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike. (Tabela 3)

Sipas të dhënave të fituara që nga fillimi i sezonit, në ISHP Neuromedika janë vaksinuar gjithsej 50 persona nga gjithsej 200 vaksinat e siguruara (25,0%). Numri më i madh i të vaksinuarve (42.0%) bëjnë pjesë në grupmoshën 30-64 vjet.  Është vaksinuar edhe një grua shtatzënë dhe 11 punonjës shëndetësor. 38.0 % e të vaksinuarve janë persona me sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 3 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së po vazhdon të intensifikohet. Vendet duhet të vazhdojnë të nxisin popullatën që të vaksinohet.

Pozitive janë 48,8% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A me 98,6%, me qarkullim të përbashkët të  A(H3N2) dhe A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2).

Nga mostrat e marra gjatë mbikëqyrjes së rregullt, rreth 2/3 e rasteve pozitive janë A(H1N1) pdm09.

Numri më i madh i infeksioneve të vërtetuara në laborator nga mostra të marra nga personat e hospitalizuar i përkasin A(H1N1)pdm09 dhe grupmoshës nga 15-64 vjet.

Viruset dominant që qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2) përputhen me komponentët e vaksinës, edhe pse deri më tani është karakterizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Të dhënat nga 13 vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria është në nivelin e pritur për këtë periudhë të vitit, edhe pse në disa vende është shënuar një rritje e vogël e numrit.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik