MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 5 të vitit 2019 (28.01-03.02.2019), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 1.252(I=60,5/100.000)  raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar këtë javë kemi një rritje të numrit të të sëmurëve për pothuajse 2 herë.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 5 në sezonin e kaluar (n=2.001), gjatë këtij sezoni vihet re një rënie e numrit për 37,4% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rënie prej 62,7%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara për herë të parë gjatë kësaj jave është mbi pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=35,1/100 000). Aktiviteti i virusit të gripit është nën kufirin sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i fillimit të sezonit të gripit (grafiku 1).

Gjatë javës së 4 të vitit 2019 në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 50 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, nga të cilët 28 (56%)kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 24 influenza  A(H1N1)pdm09  dhe 2 Influenza A(H3) dhe 2 raste të pasubtipizuara.

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2017/2018 dhe sezoni 2018/2019

 

grafik 1

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=826; 66,0%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 91,6/100.000  është regjistruar tek grupmosha 5-14 vjet.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 25 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Strumicë – 176 të sëmurë ndërsa incidencë më e lartë prej I=313,5/100.000 në NJR Kratovë. (Tabela 1)

Në 6 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa në 15 është regjistruar aktivitet i ulët sezonal i gripit, ndërsa në 3 aktivitet mesatar.  Në një njësi raportimi është regjistruar aktivitet i lartë i gripit. (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 5, 2019

 

karta

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 4.125 (I=199,4/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=5.479)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 24,7%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=12.334) është shënuar një rënie prej 66,6%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 29 nga gjithsej 31 njësi raportimi.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=644; 15,6%; I=537,7/100.000) është regjistruar në NJR Gostivar, QSHP Tetovë (n=469) dhe QSHP Shkup  (n=418)  (Tabela 1).

Incidencë më e lartë kumulative I=666,5/100.000 është regjistruar në NJR Dibër ku janë regjistruar gjithsej 185 të sëmurë, pastaj në NJR Kavadar, NJR S. Nikole, NJR Dellçevë, NJR Kratovë, QSHP Strumicë dheNJR Gostivar. (Grafiku 1)(Tabela 1).

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

grafik 2

 

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 2.874 (69,7%), janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (304,7/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Grafiku 3) (Tabela 1).

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me grip/sëmundje të ngjashme me gripin sipas grupmoshave – incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 

grafik 3

Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sezonal sipas muajve: (Tabela 1)

tetor – 51 të sëmurë ose 1,2%

nëntor – 383 të sëmurë ose 9,3%

dhjetor – 784 të sëmurë ose 19,0%

janar 2.907 të sëmurë ose 70,5%

 

 

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në këtë laborator kanë arritur 149 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat49 ose 32,9% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A.

 

Influenza A – 49 (100%):

o   Influenza A(H1N1)pdm – 39 (79,6%)

o   Influenza A(H3) – 6 (12,2%)

o   Influenza А i pa subtipizuar – 4 (8,2%)

 

Grafiku 4. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019

 

grafik 4

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal, që tregon për një fillim të vonuar të seonit të gripit në Republikën e Maqedonisë (5 javë më vomë se sa në 8 vitrt e fundit). Përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike këtë javë është 56% që flet për një aktivitet të lartë të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.  Në mesin e mostrave pozitive (28) në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, dominon virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm.

Në periudhën në vazhdim pritet një intensifikim i aktivitetit të virusit të gripit. 

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së).

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më 05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.960  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,3% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar19.328 persona deri më javën e 4 të vitit 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.957 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 7.370 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.095ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike. (Tabela 3)

Sipas të dhënave të fituara që nga fillimi i sezonit, në ISHP Neuromedika janë vaksinuar gjithsej 50 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve (42.0%) bëjnë pjesë në grupmoshën 30-64 vjet.  Është vaksinuar edhe një grua shtatzënë dhe 11 punonjës shëndetësor. 38.0 % e të vaksinuarve janë persona me sëmundje kronike.

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 4 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së po vazhdon të intensifikohet. Vendet duhet të vazhdojnë të nxisin popullatën që të vaksinohet.

Pozitive janë 51,3% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A me 98,8%, me qarkullim të përbashkët të  A(H3N2) dhe A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2).

Nga mostrat e marra gjatë mbikëqyrjes së rregullt, rreth 2/3 e rasteve pozitive janë A(H1N1)pdm09.

Numri më i madh i infeksioneve të vërtetuara në laborator nga mostra të marra nga personat e hospitalizuar i përkasin A(H1N1)pdm09 dhe grupmoshës nga 15-64 vjet.

Viruset dominant që qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2) përputhen me komponentët e vaksinës, edhe pse deri më tani është karakterizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Të dhënat nga 13 vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria është në nivelin e pritur për këtë periudhë të vitit, edhe pse në disa vende është shënuar një rritje e vogël e numrit.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik