MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 6 të vitit 2019 (28.01-03.02.2019), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 2.246 (I=108,6/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=1.252) këtë javë kemi një rritje të numrit të të sëmurëve për pothuajse 80% herë.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 6 në sezonin e kaluar (n=2.964), gjatë këtij sezoni vihet re një rënie e numrit për 24,2% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rënie prej 35,6%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara gjatë kësaj jave është mbi pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=35,1/100 000).

Gjatë javës së 6 të vitit 2019 janë regjistruar 2 raste të vdekjes si pasojë e gripit. Bëhet fjalë për persona në moshë nga 5 dhe 25 vjet nga Shkupi dhe Ohri që kanë qenë të shtruar në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve dhe KARKI. Tek këto persona është vërtetuar prani e komorbiditetit.

Gjatë kësaj jave në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 67 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, nga të cilët 35 (52,2%)kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 28 influenza  A(H1N1)pdm09  dhe 2 Influenza A(H3) dhe 5 raste të pasubtipizuara.

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2017/2018 dhe sezoni 2018/2019

grafik 1

 

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=1.351; 60,2%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 217,7/100.000  është regjistruar tek grupmosha 0-4 vjet.

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2017/2018 dhe sezoni 2018/2019

 

grafik 3

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 27 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Strumicë – 427 të sëmurë ndërsa incidencë më e lartë prej I=489,2/100.000 në NJR Prespë. (Tabela 1)

Në 4 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i lartë i virusit të gripit, në 16 është regjistruar aktivitet sezonal i gripit, në 4 aktivitet mesatar, në 3 shumë i ulët dhe në 4 njësi raportimi nuk është regjistruar aktivitet i virusit të gripit.  (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 6, 2019

karta al gradovi

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 6.371 (I=307,9/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=8.443)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 24,5%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=15.823) është shënuar një rënie prej 59,7%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga të gjitha 31 njësi raportimi.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=945) është regjistruar në QSHP Strumicë, pastaj NJR Gostivar(n=812), QSHP Shkup  (n=725),QSHP Tetovë (n=553) dhe QSHP Manastir (n=537) (Tabela 1).

Incidencë më e lartë kumulative 904,3/100.000 është regjistruar në NJR Dibër ku janë regjistruar gjithsej 251 të sëmurë, pastaj incidencë më e lartë se 700,0/100.000 në NJR Kavadar, NJR Kratovë dhe QSHP Strumicë. (Grafiku 1)(Tabela 1).

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 grafik 2

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 4.225 (69,7%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (522,4/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Tabela 1).

Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sezonal sipas muajve: (Tabela 1)

  • tetor – 51 të sëmurë ose 0,8%
  • nëntor – 383 të sëmurë ose 6,0%
  • dhjetor – 784 të sëmurë ose 12,3%
  • janar – 2.907 të sëmurë ose 45,6%
  • shkurt – 2.246 të sëmurë ose 35,3%

 

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në këtë laborator kanë arritur 216 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 84 ose 38,9% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 67 (79,8%) janë Influenza A(H1)pdm, 8 (9,5%) janë Influenza A(H3), ndërsa 9 (10,7%) се Influenza А i pa subtipizuar. (Grafiku 4)

 

Grafiku 4. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019

 

grafik 4

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal dhe pothuajse 2 herë më i madh se javën e kaluar. Përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike këtë javë është 52% që flet për një aktivitet të lartë të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.  Në mesin e mostrave pozitive në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, dominon virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3).

Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim të vonshëm, por në javët në vazhdim pritet një intensifikim i aktivitetit të virusit të gripit. 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së).

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më 05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.979  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,4% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 19.348 persona deri më javën e 6 të vitit 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.977 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 7.370 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.095 ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike. (Tabela 3)

Sipas të dhënave të fituara që nga fillimi i sezonit, në ISHP Neuromedika janë vaksinuar gjithsej 50 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve (42.0%) bëjnë pjesë në grupmoshën 30-64 vjet.  Është vaksinuar edhe një grua shtatzënë dhe 11 punonjës shëndetësor. 38.0 % e të vaksinuarve janë persona me sëmundje kronike.

 

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 5 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së po vazhdon të intensifikohet, ndërsa vihet re një përhapje e gjerë gjeografike në pjesën më të madhe të vendeve.

Pozitive janë 54,7% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A me 98,8%, me qarkullim të përbashkët të  A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2).

Nga mostrat e marra gjatë mbikëqyrjes së rregullt, rreth 2/3 e rasteve pozitive janë A(H1N1)pdm09.

Numri më i madh i infeksioneve të vërtetuara në laborator nga mostra të marra nga personat e hospitalizuar i përkasin A(H1N1)pdm09 dhe grupmoshës nga 15-64 vjet.

Viruset dominant që qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2) përputhen me komponentët e vaksinës, edhe pse deri më tani është karakterizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Të dhënat nga 13 vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria është në nivelin e pritur për këtë periudhë të vitit, edhe pse në disa vende është shënuar një rritje e vogël e numrit.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik