Të dhëna javore

Gjatë javës së 8 të vitit 2019 (18.02-24.02.2019), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 3.209 (I=155,1/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=2.246) këtë javë kemi një rritje të numrit të të sëmurëve për pothuajse 9%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 8 në sezonin e kaluar (n=4.258), gjatë këtij sezoni vihet re një rënie e numrit për 24,6% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rritje prej 36,8%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara gjatë kësaj jave është mbi pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=35,1/100 000).

Gjatë kësaj jave është regjistruar edhe një rast i vdekjes si pasojë e gripit. Bëhet fjalë për një person në moshë 86 vjeçare nga shkupi i cili ka qenë i vendosur në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile. Personi në fjalë nuk ka vuajtur nga sëmundje të tjera.

Gjatë kësaj jave në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 115 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, nga të cilët 77 (67%)kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 67 influenza  A(H1N1)pdm09  dhe 8 Influenza A(H3) dhe 2 raste influenca A të pasubtipizuara.

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2018/2019

grip sl 1 8

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=1.936; 60,3%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 350,3/100.000  është regjistruar tek grupmosha 0-4 vjet.

Grafiku 2. Shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas grupmoshave, incidenca në 100 000 benorë, sezoni 2018/2019

grip 8 nedelaaaaaa

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 28 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Shkup – 576 të sëmurë ndërsa incidencë më e lartë prej I=1.001,5/100.000 në NJR Kavadar. (Tabela 1)

Në 5 njësi raportimi është regjistruar aktivitet i lartë dhe shumë i lartë i virusit të gripit, në 8 aktivitet mesatar, në 13 aktivitet sezonal, në 2 shumë i ulët dhe në 3 njësi raportimi nuk është regjistruar aktivitet i virusit të gripit.  (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 8, 2019

 kart

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 12.523 (I=605,2/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=16.429)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 23,8%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=21.308) është shënuar një rënie prej 41,2%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga të gjitha 31 njësi raportimi.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=945) është regjistruar në QSHP Shkup  (n=1.772), QSHP Strumicë (n=1.687), QSHP Manastir (n=1.073) pastaj NJR Kavadar (n=1.041), dhe NJR Gostivar (n=1.020)   (Tabela 1).

Incidencë më e lartë kumulative 2.419,0/100.000  është regjistruar në NJR Kavadar ku janë regjistruar gjithsej 610 të sëmurë, pastaj incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 në QSHP Strumicë dhe NJR Dibër. (Grafiku 1)(Tabela 1).

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 grip 8 nedelaa1

Gjatë vitit 2019 janë regjistruar gjithsej 3 raste të vdekjes si pasojë e gripit.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 8.022 (64,1%),  janë raportuar në grupmoshën 6.086 (65,3%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative 1.156,7/100.000  është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Tabela 1).

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në muajin shkurt – 8.398 të sëmurë ose 67,1%. (Grafiku 4) (Tabela 1).

slikaa 8 nedela

Grafiku  4.  Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve të raportimit, sezoni 2018/2019

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP  kanë arritur 444 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 238 ose 53,6% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 189 (79,4%) janë Influenza A(H1)pdm, 26 (10,9%) janë Influenza A(H3), ndërsa 23 (12,2%) Influenza А i pa subtipizuar. (Grafiku 5)

grip slika 5 8 nedela

Grafiku  5.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal që është më i madh se javën e kaluar. Përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike këtë javë është 67% që flet për një aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.  Në mesin e mostrave pozitive në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, dominon virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3). Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim të vonshëm me një intensifikim të vazhdueshëm të aktivitetit të virusit të gripit.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së).

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më 05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.992  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,4% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 19.348 persona deri më javën e 8 të vitit 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.977 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 7.370 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.111 ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 7 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së po vazhdon të intensifikohet, ndërsa vihet re një përhapje e gjerë gjeografike në pjesën më të madhe të vendeve.

Pozitive janë 53% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A me 99,1%, me qarkullim të përbashkët të  A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2).

Nga mostrat e marra gjatë mbikëqyrjes së rregullt, rreth 2/3 e rasteve pozitive janë A(H1N1)pdm09.

Numri më i madh i infeksioneve të vërtetuara në laborator nga mostra të marra nga personat e hospitalizuar i përkasin A(H1N1)pdm09 dhe grupmoshës nga 15-64 vjet.

Viruset dominant që qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2) përputhen me komponentët e vaksinës, edhe pse deri më tani është karakterizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Të dhënat nga 13 vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria është në nivelin e pritur për këtë periudhë të vitit, edhe pse në disa vende është shënuar një rritje e vogël e numrit.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik