Të dhëna javore

Gjatë javës së 9 të vitit 2019 (25.02-03.03.2019), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 2.678 (I=129,4/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=3.209) këtë javë kemi një rënie të numrit të të sëmurëve për pothuajse 9%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 9 në sezonin e kaluar (n=2.781), gjatë këtij sezoni vihet re një rënie e numrit për 3,7% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rritje prej 61,2%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara gjatë kësaj jave është mbi pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=35,1/100 000).

Gjatë kësaj jave janë regjistruar 8 raste të vdekjes si pasojë e gripit. Bëhet fjalë për 5 persona nga Shkupi, dhe nga një nga Dellçeva, Ohri dhe Kavadari. Mosha e personave të vdekur sillet nga 12 – 70 vjet. Tek 7 persona është vërtetuar komorbiditet, sëmundje ekzistuese paraprake. Tek të gjithë të vdekurit është vërtetuar virusi i Influenza A, nga të cilët tek 5 është vërtetuar virusi  А(H1pdm).  ]

Gjatë kësaj jave në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 100 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, nga të cilët 55 (55%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 42 influenza  A(H1N1)pdm09  dhe 7 Influenza A(H3) dhe 6 raste influenca A të pasubtipizuara.

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2018/2019

grip 9 alb slika 1

 

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=1.606; 60%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 296,1/100.000  është regjistruar tek grupmosha 0-4 vjet.  (Grafiku 2)

Grafiku 2. Shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas grupmoshave, incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 

grip 9 alb slika 2

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 28 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Shkup – 583 të sëmurë ndërsa incidencë më e lartë prej I=759,9/100.000 në NJR Kavadar. (Tabela 1)

Në 25 njësi raportimi është regjistruar aktivitet i lartë dhe shumë i lartë i virusit të gripit, në 7 aktivitet mesatar, në 17 aktivitet sezonal, në 2 shumë i ulët dhe në 3 njësi raportimi nuk është regjistruar aktivitet i virusit të gripit.  (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 9, 2019

 kartogram gruip 9

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 15.201 (I=734,6/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=19.210)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 20,9%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=22.970) është shënuar një rënie prej 33,8%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga të gjitha 31 njësi raportimi.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=2.355) është regjistruar në QSHP Shkup  (n=1.772), QSHP Strumicë (n=1.955), NJR Kavadar (n=1.368) dhe QSHP Manastir (n=1.211) (Grafiku 3)   (Tabela 1).

Incidencë më e lartë kumulative 3.178,9/100.000 është regjistruar në NJR Kavadar, pastaj incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 në QSHP Strumicë dhe NJR Dibër. (Grafiku 3)(Tabela 1).

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 

9 nedela alb grafik 4

Gjatë vitit 2019 janë regjistruar gjithsej 11 raste të vdekjes si pasojë e gripit, në moshë nga 5 deri më 86 vjet. Tek 10 persona është vërtetuar komorbiditet.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 9.628 (63,3%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative 1.452,8/100.000 është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Tabela 1).

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në muajin shkurt – 11.076 të sëmurë ose 72,9%. (Grafiku 4) (Tabela 1).

Grafiku  4.  Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve të raportimit, sezoni 2018/2019

 grip 9 alb sl 5

 

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP  kanë arritur 544 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 293 ose 53,9% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 231 (78,8 %) janë Influenza A(H1)pdm, 33 (11,3%) janë Influenza A(H3), ndërsa 29 (9,9%) Influenza А i pa subtipizuar. (Grafiku 5)

Grafiku  5.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019

 

grip  9 alb slika 5

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi arriti kulminacion në javën e 8, ndërsa në javën e 9 incidenca ka shënuar rënie për 16,5%.  Përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike këtë javë është 55% që flet ende për një aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.  Në mesin e mostrave pozitive në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, dominon virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3). Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim të vonshëm me një intensifikim të vazhdueshëm të aktivitetit të virusit të gripit.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së).

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më 05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.992  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,4% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 19.348 persona deri më javën e 9 të vitit 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.977 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 7.370 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.111 ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 8 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së vihet re një përhapje e gjerë gjeografike në pjesën më të madhe të vendeve.

Pozitive janë 49% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A me 99,1%, me qarkullim të përbashkët të  A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2).

Nga mostrat e marra gjatë mbikëqyrjes së rregullt, rreth 2/3 e rasteve pozitive janë A(H1N1)pdm09.

Numri më i madh i infeksioneve të vërtetuara në laborator nga mostra të marra nga personat e hospitalizuar i përkasin A(H1N1)pdm09 dhe grupmoshës nga 15-64 vjet.

Viruset dominant që qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2) përputhen me komponentët e vaksinës, edhe pse deri më tani është karakterizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Të dhënat nga 13 vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria është në nivelin e pritur për këtë periudhë të vitit, edhe pse në disa vende është shënuar një rritje e vogël e numrit.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik