Të dhënajavore

 

Gjatë javës së 15 të vitit 2019 (08.04-15.04.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janëregjistruar gjithsej 202 (I=9,8/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme megripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=478) këtë javë kemi një rënie të numrit të tësëmurëve për pothuajse 28,6%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruaranë javën e 15 në sezonin e kaluar (137), gjatë këtij sezoni vihet re një rritje enumrit për 47,4% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8sezonet e fundit) ka një rritje për dy herë.(Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve tëregjistruara është nën pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, që flet për një aktivitet të ulët të virusit të gripit. (I=35,1/100 000). (Grafiku 1)

Gjatë kësaj jave nuk janë regjistruar raste të vdekjes si pasojë e gripit.

Gjatë kësaj jave në laboratorin evirusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 17 materiale për analizë për pranitë virusit të gripit, nga të cilët 2 (11,8%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit Influenza A(H3). (Grafiku5)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve ngagripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur2010-2018,sezoni 2018/2019

gripp 15 sl 1

Gjatë javës së 15 numri më i madh i të sëmurëve (n=141; 69,8%)  janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet,ndërsa incidencë më e lartë  prej 13,8/100.000  është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.  (Grafiku 2)

Grafiku 2. Shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme megripin sipas grupmoshave, incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

gripp 15 sl 2

 

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janëraportuar nga 18 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janëregjistruar në NJR Gostivar – 39 të sëmurë, ndërsa incidencë më e lartëprej I=38,4/100.000 në NJR Negotinë. (Tabela 1)

Në 1 njësi raportimi është regjistruaraktivitet sezonal i virusit të gripit, në 17 shumë i ulët,  ndërsa në 13 njësi raportimi nuk ështëregjistruar aktivitet i virusit të gripit. (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipasincidencës në 100 000 banorë, java e 15, 2019

grip 15 kartogram

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve ngagripi është 21.142(I=1.021,8/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin ekaluar (n=23.801), ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 11,2%, ndërsakrahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=25.770) është shënuar një rënie prej 18,5%.

Gjatë këtij sezoni të sëmurë janë regjistruarnë të gjitha 31 njësitë e raportimit.

Numër më i madh i të sëmurëve ështëregjistruar në QSHP Shkup  (n=3.679), QSHP Strumicë (n=2.467), NJR Kavadar (n=1.878), NJR Gostivar (n=1.579)  dhe QSHP Prilep (n=1.573) (Grafiku 3)

Incidencë më e lartë kumulative 4.364,0/100.000 është regjistruar në NJR Kavadar, pastaj në QSHP Strumicë (2.604,6/100,000). Incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 është regjistruar edhe në NJR Prespë,  NJR Dibër, NJR Sveti Nikole , NJRKratovë dhe QSHP Prilep. (Grafiku 3)

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonalsipas QSHP / NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

grip slika 4 15  nedela

 

 

Gjatë sezonit 2018/2019 janë regjistruar gjithsej 28 raste të vdekjes sipasojë e gripit, me ç’rast personat e vdekur kanë qenë në moshë nga 5 deri më86 vjet. Numri më i madh i të vdekurve ka qenë nga Shkupi – 13, nga Ohri – 4,nga Kërçova, Kavadari,Delçeva, Tetova – 2, nga Prespa, Kriva Pallanka dheVallandova – 1. Tek 20 persona(71,4%) ështëvërtetuar prania e sëmundjeve të tjera.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madhkumulativ i të sëmurëve – 13.438 (63,6%), janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencëmë e lartë kumulative 2.004,4/100.000 është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet.

Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në muajin shkurt – 11.076 të sëmurë ose 52,4%.

Grafiku  4.  Shpërndarja e rasteve me grip sipasmuajve të raportimit, sezoni 2018/2019

grip 15 ned slika 5

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 nëLaboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP  kanë arritur 822 materiale për analizë ngainstitucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital,nga të cilat 428 ose 52,1% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit tëinfluencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 323 (75,5%) janë Influenza A(H1)pdm, 55 (12,9%) janë Influenza A(H3), ndërsa 50 (11,6%) Influenza А i pa subtipizuar. (Grafiku 5)

Grafiku 5.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes tërasteve pozitive të gripit 2018/2019

slika 6 grip 15

grip 15 slika 7

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

 

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëvenga gripi arriti kulminacion në javën e 8, disa javë para periudhës së pritur.

 

Pastaj numri i të prekurve nga gripi filloi tëshënojë rënie, dhe kjo tendencë presim të vazhdojë edhe në periudhën që vjen. Rëniae përqindjes së rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjikegjithashtu flet për një rënie të vazhdueshme të aktivitetit të virusit tëgripit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e mostrave pozitive në të cilat ështëvërtetuar prani e virusit të influencës, vazhdon të dominojë  virusi i influencës – InfluenzaA(H1N1)pdm (75,5%),dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3) që është vërtetuar tek 12,9% e mostrave. Gjatë javëve tëfundit vihet re një përqindje më e lartë e Influenza A(H3).

Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim tëvonshëm, me një numër të madh të komplikimeve respiratore dhe vdekjeve sipasojë e virusit të gripit, pas epidemisë në vitin 2009.

Në javët në vazhdim pritet që intensiteti iaktivitetit të virusit të gripit të vazhdojë të shënojë rënie.

 

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian FluNews Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 14aktiviteti i virusit të influencës në 11 nga 47 vende të rajonit evropian (kryesishtvendet në veri, jug dhe perëndim të rajonit) të OBSH-së vihet re një përhapje egjerë gjeografike dhe vetëm 8 nga vendet kanë raportuar për intensitet të lartëtë virusit të gripit.

Pozitive janë 23% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendettë cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Të dhënat nga vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë sevdekshmëria tek të rriturit është kthyer në nivel normal.

 

Deri më tani gjatë sezonit 2018/2019 dominon Influenca A(H1N1)pdm09 dheajo A(H3N2).

 

Nga fillimi i javës 40 rreth 99% e rasteve pozitive janë influenza A,ndërsa 80% e tyre kanë qenë A(H1N1)pdm09.

 

Në përgjithësi vaksinat aktuale kundër gripit veprojnë më mirë kundërvirusit të gripit A(H1N1) pdm09 dhe virusit të Influenza B, krahasuar me atë tëInfluenza A(H3N2). Vlerësimet preliminare për efektivitetin e vaksinësmbështesin përdorimin e saj. Të dhënat e para sugjerojnë se vaksinat janëefikase, por vlerësimet dallojnë varësisht nga popullata e analizuar dheproporcionet e subtipeve të viruseve A që qarkullojnë.

 

 

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim tësëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik