Me fillimin e javës së 40 të vitit 2019, filloi edhe mbikëqyrja e gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin në nivel javor. Raportimi për gripin bëhet një herë në javë duke filluar nga java e 40 e vitit aktual deri në javën e 20 të vitit të ardhshëm.

Gjatë javës së 40 të vitit 2019 (nga 30.09.2019 – 06.10.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 4 raste të gripit (I=0,2/100.000), që është brenda kufijve të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Të sëmurët janë raportuar nga QSHP Shtip (n=2) dhe QSHP Tetovë (n=2).

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, dy nga personat e sëmurë bëjnë pjesë në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa nga një nga grupmoshat 0-4 dhe 15-64 vjet.

Gjatë javës së 40 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së): gratë shtatzëna, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësor.

Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit ose Njësive rajonale të tyre për të marrë më shumë informacion në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

 

Rajoni Evropian

Raporti i parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian për sezonin 2019/2020 do të raportohet në raportin e ardhshëm.

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për periudhën nga java e 21-39 të vitit 2019, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel të ulët sezonal. Në këtë periudhë, <1% , (11 raste pozitive nga 1.584 mostra) e rasteve të analizuara kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës.  Pjesa më e madhe e rasteve pozitive (9 nga 11) janë Influenza A virus.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik