Të dhëna javore

Gjatë javës së 45 të vitit 2019 (nga 04.11.2019 – 10.11.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 39 (I=1,9/100.000) raste të gripit  Krahasuar me javën e kaluar (n=29), këtë javë është regjistruar numër i të sëmurëve për 10 më i madh.

Gjatë javës së 45 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV  kanë arritur 7 materiale për analiza laboratorike, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

Krahasuar me sezonin  e kaluar (n=84) dhe lakoren tipike sezonale për 9 sezonet e fundit (n=78) vihet re një përgjysmim i numrit të të sëmurëve. (Grafiku 1)

Incidenca e raportuar këtë javë është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=36,38/100.000). Aktiviteti i virusit të gripit është nën nivelin sezonal, pra ende nuk është kaluar pragu që shënon hyrjen në sezonin e gripit. (Grafiku 1)

Grafiku1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundjeve të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike 2010-2019, sezoni 2018/2019 dhe sezoni 2019/2020.

grip 45 ned

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=22; 56,4%) bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, atë nga 15-64 vjet, – 38 raste  (47,5%), ndërsa incidencë më e lartë (4,3/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 125 (I=6,0/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (n=138),ka një rënie të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për 31,7%, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale për 9 sezonet e fundit (n=298) është regjistruar një rënie prej 58,1%.

Gjatë këtij sezoni janë raportuar të sëmurë nga 12 njësi raportimi, ndërsa në 4 njësi numri i raportuar it ë sëmurëve është ≥10. Numër më i madh i të sëmurëve (n=35; 28,0%) dhe incidencë më e lartë kumulative (I= I=29,2/100.000) është regjistruar në NJR Gostivar.

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=64; 51,2%) bëjnë pjesë në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (13,0/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2019/2020, deri në javën e 31 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRVM kanë arritur 24 materiale për analizë për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, të gjitha negative.

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara të gripit, që është nën pragun javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara nga mbikëqyrja epidemiologjike, flasin për një aktivitet të ulët jashtësezonal të virusit të gripit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së: gratë shtatzëna, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësor.

Për sezonin 2019/2020 Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë ka siguruar 28 000 doza të vaksinës katërvalente, për grupet prioritare të popullatës. Nga ato, 1 000 doza janë për fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet,  ndërsa 27 000 për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna në cilën do periudhë të shtatzënisë.

 

Vaksinimi me vaksinat falas kundër influencës do të bëhet në QSHP/NJR, ndërsa për territorin e Shkupit, krahas në QSHP Shkup, këtë sezon vaksinimi do të bëhet edhe në Poliklinikën Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair. Orari i vaksinimit do të caktohet nga mjeku amë përmes sistemit elektronik “Termini im”.

21 000 doza shtesë janë siguruar nga Qendrat e shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës që nuk bën pjesë në grupet e lartpërmendura dhe mund të pranohen me pagesë përkatëse.

Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit ose Njësive rajonale të tyre për të marrë më shumë informacion në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

 

Rajoni Evropian

Sipas raportit të  Flu News Europe për javën e 44 të vitit 2019, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel të ulët sezonal në mbarë Rajonin Evropian. Viruset e influencës detektohen në mënyrë sporadike tek pacientët me sëmundje respiratore, ndërkohë që janë izoluar llojet Influenza A dhe Influenza B.

  • Gjatë mbikëqyrjes sentinel 3,1% e mostrave të analizuara janë pozitive për prani të virusit të gripit:

49 Influenza A

o    A(H1N1)pdm09 – 19

  • A(H3N2) – 29
  • A të pasubtipizuara-1

33 Inluenza B

  • Victoria lineage – 11
  • Linjë e pacaktuar – 22

 

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik