Përfaqësues të ekipit kombëtar të Maqedonisë në PRO-METROFOOD (H2020 INFRADEV-02-2016), m-r.sci Anita Najdenkoska (lidere e ekipit kombëtar) dhe dr.sci orica Arsova Sarafinovska morën pjesë në takimin e tretë për ecurinë e projektit që u mbajt në Selanik më datë 30.09. dhe 01.10. 2017 , para konferencës së tretë ndërkombëtare të Konfederatës ndërkombëtare për matje – IMEKO.

Në takim u diskutua për ecurinë e aktiviteteve në kuadër të projektit PRO-METROFOOD, për aplikacionin e projektit të ri METROFOOD për hartën e re shkencoro strategjike europiane (ESFRI 2018), si dhe aktivitetet vijuese për një rrumbullaksim të suksesshëm të projektit aktual PRO-METROFOOD. Ekipi kombëtar i Maqedonisë merr pjesë në të gjitha paketet punuese. Në takim u theksua se ekipi nga Maqedonia siguroi mbështetje për projektin nga tre ministri, dhe atë nga: Ministria e shëndetësisë, Ministria e arsimit dhe shkencës dhe Ministria e bujqësisë, si dhe letra për mbështetje nga institucione dhe organizata të përfshira në procesin  e sigurimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit (AUV, Organizata e konsumatorëve të RM-së, Shoqata e përpunuesve të ushqimit, qendrat rajonale për mbrojtje shëndetësore, Instituti i akreditimit të RM-së, fakultete dhe qendra hulumtimi në RM).

Në kuadër të projektit m-r Anita Najdenkoska dhe dr. Maja Dimitrovska aplikuan një metodë të re analitike për përcaktimin e acideve yndyrore në ushqime të ndryshme me ndihmën e kromatografisë së gaztë. Gjatë viteve të fundit pranë ISHPRM kanë aaritur kërkesa të shumta për këtë lloj të analizave.

Ekipi kombëtar i Maqedonisë realizoi një pjesëmarrje aktive edhe në vetë konferencën IMEKO e cila u mbajt në periudhën nga 01.10.-04.10.2017 në organizim të Universitetit Aristotel në Selanik dhe Komitetit teknik 23 (Metrologjia e ushqimit dhe të ushqyerit) në Kofederatën ndërkomëtare për matje IMEKO. Këtë vit konferenca kishte për temë harmonizimin dhe standardizimin e metrologjisë në sektorin agrar.

М-r.sci Anita Najdenkoskа kishte një prezantim gojor të sajin me temë “Optimzimi i metodave HPLC për analië të njëkohëshme të ngjyrave ushqimore”, ndërsa Laboratori për kontroll të cilësisë të ushqimit u prezantua me një prezantim me titull ,,Aktivitetet në testet për aftësim: përvoja e Laboratorit për kontroll të cilësisë së ushqimit”.