INFORMACION PËR GJENDJEN ME ETHET E NILIT PERËNDIMOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE NË RAJON
HYRJE
Ethet e Nilit perëndimor paraqesin sëmundje të cilën e përcjellin mushkonjat, dhe e cila në më pak se 1% të infeksioneve te njerëzit mund të manifestohet me simptoma të rënda neurologjike. Mbikëqyrja sezonale në Evropë realizohet nga muaji qershor deri në muajin nëntor, gjegjësisht gjatë sezonit të trasmisionit në kushte të pranisë masovike të vektorit të kësaj sëmundjeje.
Gjendja me Ethet e Nilit perëndimor në rajonin evropian
Gjatë javës së katërt nga muaji qershor janë raportuar rastet e para të Etheve të Nilit perëndimor në BE për sezonin aktual, në Greqi dhe Itali.
Që nga fillimi i sezonit të përhapjes në vitin 018, deri më 9 gusht të vitit 2018, në vendet anëtare të BE/EEA janë raportuar 231persona të sëmurë (7 raste të vdekjes)
• Itali – 123 raste (3 raste të vdekjes),
• Greqi – 59 raste (3 raste të vdekjes),
• Hungari – 23 raste,
• Rumani – 23 raste (1 rast i vdekjes) dhe
• Francë – 3 raste.
Në vendet fqinje të BE/EEA gjithsej janë raportuar 104 persona të sëmurë (10 raste të vdekjes).
• Serbi – 102 raste (9 raste të vdekjes) dhe
• Kosovë – 2 raste (1 rast i vdekjes).
Të gjitha rastet tek njerëzit (BE/EEA dhe vendet fqinje) janë raportuar nga rajone të cilat janë goditur gjatë sezoneve të kaluara të përhapjes së kësaj sëmundjeje.
Gjendja me Ethet e Nilit perëndimor në Republikën e Maqedonisë
Në Republikën e Maqedonisë, në periudhën nga viti 2011-2015, janë raportuar gjithsej 22 raste nga të cilat 3 kanë përfunduar me vdekje.
Në periudhën nga viti 2016-2017 dhe në vitin 2018, deri më datë 15.08.2018 nuk ka raste të reja të konfirmuara me Ethe të Nilit perëndimor tek njerëzit.
Parandalimi i pickimit nga mushkonjat
Parandaloni shumimin e mushkonjave në mjedisin tuaj
• Mos lini fuçi, kanta, objekte lundruese të hapura (varka, kanu) dhe goma të vjetra nëpër oborre në të cilat mund të mblidhet ujë shiu!
• Pastrojini rregullisht olluqet që të mundësoni derdhjen e ujit të mbledhur në to!
• Mirëmbajeni pastërtinë nëpër pishina për not, pishina dekorative, shatërvane!
• Mos lejoni që në oborrin tuaj të bëhen këneta të vogla në vendet ku grumbullohet uji.
Si të mbroheni nga pickimi i mushkonjave?
• Vishumi me rroba të cilat do e mbulojnë pjesën më të madhe të trupit/lëkurës tuaj (pantallona dhe këmisha me mëngë të gjata)!
• Përdorni mjete mbrojtëse (repelentë) në formë të kremërave, sprajëve, losioneve, të cilat i dëbojnë mushkonjat! Këto preparate mos i aplikoni në pjesë të lëkurës ku keni prerje, plagë të hapura, nën rroba, rreth syve dhe buzëve, tek pëllëmbët e duarve! Kini kujdes kur i aplikoni ato në lëkurën e fëmijëve të vegjël!!!
Në kushte kur ka rrymin të ajrit (erë, rrymim)
• Përdorni qirinj të aromatizuar, spirale me tym, si mjete për mbrojtje në mjedis të hapur (kopsht, oborr).
• Përdorni llamba speciale, fenerë (për djegien e mushkonjave), aparate me zë që i dëbon mushkonjat!
• Vendosni rrjeta mbrojtëse tek dyert dhe dritaret e shtëpisë!
• Evitoni daljen dhe qëndrimin jashtë në agim dhe në muzg, në periudhën kur mushkonjat janë më aktive!
• Udhëtarët që udhëtojnë drejt vendeve ku janë evidentuar sëmundje të cilat përcillen nga mushkonjat detyrimisht të përdorin repelentë dhe të kujdesen që krevatët ku do flejnë të jenë të mbuluar me rrjeta!!!
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik