Gjatë javës së kaluar (28.10 – 03.11.2017) në Republikën e Maqedonisë nuk janë regjistruar raste të reja të fruthit me ç’rast numri i përgjithshëm i të prekurve mbetet në 19 raste.
Sa i përket vendbanimit, 10 persona (52,6%) janë nga Maxhari, dy nga Çairi, dhe nga një person në Kondovë, Shuto Oriare, Kisella Vodë dhe Butel.
Pesë rastet e para të fruthit në vitin 2017 janë regjistruar në 22,09.2017 në lagjen Maxhari të Shkupit. Më 25.09.2017, QSHP Shkup raportoi për epidemi të fruthit në territorin e komunës Gazi Babë.
Rasti i fundit i fruthit është regjistruar më 25.09.2017.
Vaksinimi me vaksinën MRP vazhdon të zbatohet sipas rekomandimeve për aktivitete shtesë për gjetjen e personave të paevidentuar që duhet të vaksinohen me vaksinën MRP (doën e parë dhe të dytë) si dhe të personave të cilët nuk janë vaksinuar sipas kalendarit të imunizimit, ose nuk i kanë pranuar të gjitha dozat e plota të vaksinës.
Në periudhën nga 25.09-03.11.2017 deri në javën e 44 në territorin e Republikës së Maqedonisë u vaksinuan gjithsej 14.137 persona me vaksinë MRP, nga të cilët 3.949 me dozë të parë, ndërsa 10.188 me dozë të dytë tek fëmijët e moshave shkollore.
Për këtë periudhë janë zbuluar 108 persona të paevidentuar, 994 persona ë cilët nuk e kanë pranuar dozën e parë dhe 342 persona që nuk e kanë pranuar dozën e dytë, dhe të njëjtit janë vaksinuar.
Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar me dozën e parë 48,1% janë nga territori i QSHP Shkup.
Shkup, 08.11.2017
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
ISHP Shkup