Gjatë javës së kaluar (07.10 – 13.10.2017) në Republikën e Maqedonisë nuk është regjistruar rast i ri i fruthit. Deri më 06.10.2017 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar gjithsej 14 raste të fruthit. случаи на мали сипаници во Р. Македонија
Më 25.09.2017, QSHP Shkup raportoi për epidemi të fruthit në territorin e komunës Gazi Babë. Simptomat te rastit i parë i raportuar janë paraqitur më 15.09.2017. Duke marrë parasysh të dhënat epidemiologjike për kontakt me fëmijë të sëmurë me simptoma të ngjashme të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës, mund të supozohet se infeksioni është fituar nëpërmjet të kontaktit me rast të importuar të fruthit.
Sa i përket vendbanimit, 10 persona nga personat e prekur nga fruthi jetojnë në vendin tonë.
Sa i përket moshës të të prekurve nga fruthi, vetëm një nga rastet është në moshë nën 1 vjet, e i cili nuk i është nënshtruar vaksinimit të detyrueshëm. Numri më i madh i të sëmurëve (n=7) i përkasin grupmoshës 1-4 vjet, 2 persona janë në moshë nga 5-9 vjet, dhe nja një person bën pjesë në grupmoshat nga 10-14 vjet, 15-19 vjet, 20-29 vjet dhe mbi 30 vjet.
Vetëm një nga personat e sëmurë është vaksinuar me një dozë të MRP (grua 31 vjeçare e cila dozën e parë të vaksinës e ka pranuar në moshën 1 vjeçare), ndërsa të tjerët nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen vaksinimit. 4 nga të sëmurët janë vaksinuar me nga një dozë MRP gjatë fushatës së zbatuar në 23.09.2017, 2-5 ditë para se të sëmuren.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara (n=14), 13 janë konfirmuar në laborator.
Në klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve afebrile në Shkup janë shtruar 12 nga të sëmurët , një person është shtruar në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve. Vetëm tek dy raste janë regjistruar ndërlikime në formë të pneumonisë.
Të gjitha rastet e konfirmuara në laborator janë konfirmuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik – laboratori referent për fruthin dhe linë, sipas rekomandimeve të OBSH-së.
Vaksinimi me vaksinën MRP
Në periudhën nga 25.09-06.10.2017 në territorin e Republikës së Maqedonisë u vaksinuan gjithsej 5.781 persona me vaksinë MRP, nga të cilët 2.099 me dozë të parë, ndërsa 3.682 me dozë të dytë tek fëmijët e moshave shkollore. Janë zbuluar dhe vaksinuar me dozë të parë 348 persona të pavaksinuar, ndërsa me dozë zë dytë 49 persona. Janë evidentuar 100 persona të sapozbuluar të cilët janë vaksinuar me dozën e parë. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar me dozën e parë, 1.326 лица (63,2%) janë nga territori i QSHP Shkup.
Shkup, 13.10.2017
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
ISHP Shkup