Gjatë javës së 7, në periudhën nga 16.02.2019 – 22.02.2019 janë raportuar 65 raste, nga të cilat 54 raste të fruthit në Shkup, 8 raste në Tetovë, 4 në Gostivar dhe 1 në Kumanovë.
Që nga fillimi i epidemisë në Shkup, deri më 22.02.2019, gjithsej janë regjistruar 311 raste të fruthit.
QSHP Tetovë në 19.02.2019 raportoi epidemi të fruthit me 7 të sëmurë në territorin e saj.
Epidemia ka përfshirë të gjitha komunat e territorit të Qytetit të Shkupit.
Mosha e të sëmurëve sillet nga 1 muaj deri në 56 vjet.
Numri më i madh i të sëmurëve 148 (57,1%) janë fëmijë në moshë deri më 4 vjet, ndërsa 91 persona (29,2%) në moshë mbi 30 vjet.
Sipas statusit vaksinal, 232 ose 74,6% e të sëmurëve janë të pa vaksinuar , që nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës ose për të cilët nuk ka të dhëna për statusin vaksinal. Nga personat e pa vaksinuar, 64 janë në moshë nën 12 muaj që sipas Kalendarit të imunizimit nuk i nënshtrohen vaksinimit.
Nga numri i përgjithshëm, 193 raste ose 62% janë vërtetuar në laborator.
Deri më tani janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes nga fruthi.
Sa i përket aktiviteteve të zbatuara për vaksinim me vaksinën MRP, që nga fillimi i epidemisë në Republikën e Maqedonisë janë vaksinuar 12.049 persona, nga të cilët 8.093 janë në territorin e qytetit të Shkupit.
Mbeten në fuqi masat dhe aktivitetet e rekomanduara të cilat i realizojnë Qendrat e shëndetit publik, Instituti i shëndetit publik, Ministria e shëndetësisë, ISHSSH dhe ekipet e vaksinimit në pikat e vaksinimit.
Shkup, 22.02.2019
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
ISHPRM