Pasqyrë e shkurtër e gjendjes epidemiologjike me fruthin në Republikën e Maqedonisë
Në periudhën nga 02.03-08.03.2019, janë raportuar gjithsej 81 raste të fruthit (të vërtetuara në laborator dhe me lidhje epidemiologjike).
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 45 janë nga Shkupi, nga të cilët 73.3% janë të pavaksinuar, nuk kanë pranuar të dy dozat e vaksinës ose për të cilët nuk ka të dhëna për vaksinimin.
36 rastet e tjera janë në 9 qytete të Maqedonisë:
- në Gjevgjeli 7 raste – 6 prej të cilëve të pavaksinuar;
- në Kumanovë 8 raste, 7 prej të cilëve të pavaksinuar;
- në Tetovë – 7 raste, 6 prej të cilëve të pavaksinuar ose pa të dhëna për vaksinimin;
- në Strugë- 5 raste 3 prej të cilëve të pavaksinuar ose pa të dhëna për vaksinimin;
- në Dibër dhe Veles 3 raste, gjithsej 6 nga të cilët 5 prej të cilëve të pavaksinuar ose pa të dhëna për vaksinimin; dhe
- nga 1 rast në Kriva Pallankë (i pavaksinuar), në Kërçovë (nuk ka të dhëna për statusin vaksinal) dhe 1 në Koçan (i vaksinuar me dy doza të vaksinës).
Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 08.03.2019, gjithsej janë regjistruar 493 raste të fruthit, 410 kanë lidhje me epideminë në Shkup.
Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 17 qytete në Republikën e Maqedonisë, nga të cilat 366 në Shkup, 39 në Tetovë, 25 në Kumanovë, 16 në Gjevgjeli, 9 në Dibër, 7 në Strugë, nga 6 në Gostivar dhe në Veles, 5 në Kërçovë, 4 në Koçan, ndërsa në 7 qytetet e tjera janë regjistruar raste sporadike (Grafiku 1).
Incidencë më e lartë në 100.000 banorë është regjistruar në Shkup (59,3/100.000) dhe Gjevgjeli (46,5/100.000).
Këtë javë epidemi të fruthit shpalli edhe QSHP Veles – NJR Kumanovë, kështu që epidemi aktive të fruthit tani kemi në katër rajone shëndetësore të ndryshme (Shkup, Tetovë, Gjevgjeli dhe Kumanovë).
Numri më i madh i të sëmurëve 220 (44,6%) janë fëmijë në moshë nga 0 deri më 4 vjet. Numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe tek grupmoshat më të mëdha, personat mbi 30 vjet – 182 (36,9%), ndërsa tek personat nga 20-29 vjet 51 (10,3%).
Gjithsej nga 122 të sëmurë nga 1-4 vjet, 105 ose 86% janë të pa vaksinuar, nga gjithsej 233 të sëmurë në moshë mbi 20 vjet, 165 ose 70,8% janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, ose për to nuk ka të dhëna për vaksinimin.
Deri më tani në gjendje më të rëndë janë hospitalizuar 175 pacientë ose 42,5% e numrit të përgjithshëm të rasteve. Komplikime janë raportuar tek 17,5% e rasteve (n=72), ku si komplikime më të shpeshta janë pneumonia (33) dhe diarreja (33).
Nga gjithsej 493 raste të fruthit, numri më i madh – 278 ose 56,4% janë të vërtetuara në laborator, 117 ose 23,7% kanë lidhje epidemiologjike, ndërsa 98 raste 0se 19,9% janë me pasqyrë klinike të fruthit.
Në Shkup, Që nga fillimi i epidemisë janë vaksinuar gjithsej 9.958 fëmijë deri në moshën 14 vjet të cilët i nënshtrohen vaksinimit. Në pjesën tjetër të vendit numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar me dozën parë dhe të dytë të vaksinës deri në moshën 14 vjet është 5.193.
Që nga fillimi i epidemisë janë vaksinuar gjithsej 15.151 fëmijë.