Pasqyrë e shkurtër e gjendjes epidemiologjike me fruthin në Republikën e Maqedonisë

Në periudhën nga 09.03-15.03.2019, janë raportuar gjithsej 63 raste të fruthit (të vërtetuara në laborator dhe me lidhje epidemiologjike).

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 29 janë nga Shkupi, nga të cilët 79.3% janë të pavaksinuar, nuk kanë pranuar të dy dozat e vaksinës ose për të cilët nuk ka të dhëna për vaksinimin.

34 rastet e tjera janë në 8 qytete të Maqedonisë:

  • Kumanovë dhe Tetovë nga 11 raste – 72,7% prej të cilëve të pavaksinuar;
  • Veles 4 raste, 2 të vaksinuar 2 të pa vaksinuar;
  • Strugë- 3 raste të gjithë të pavaksinuar;
  • Gjevgjeli 2 raste, 1 pa të dhëna për vaksinimin; dhe 1 që nuk i ka pranuar të dyja dozat e vaksinës;
  • nga 1 rast në Vinicë (i pavaksinuar), në Gostivar (nuk ka të dhëna për statusin vaksinal) dhe 1 në Kratovë (i pavaksinuar).

 

Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 15.03.2019, gjithsej janë regjistruar 555 raste të fruthit, 439 kanë lidhje me epideminë në Shkup.

Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 18 qytete në Republikën e Maqedonisë, nga të cilat 394 në Shkup, 50 në Tetovë, 36 në Kumanovë, 18 në Gjevgjeli, 10 në Strugë dhe Veles, 9 në Dibër, 7 në Gostivar, 5 në Kërçovë, 4 në Koçan, ndërsa në 8 qytetet e tjera janë regjistruar raste sporadike (Grafiku 1).

Për momentin epidemi aktive ka në katër rajone shëndetësore (Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Gjevgjeli).

Numri më i madh i të sëmurëve 236 (42,5%) janë fëmijë në moshë nga 0 deri më 4 vjet. Numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe tek grupmoshat më të mëdha, personat mbi 30 vjet – 208 (37,5%), ndërsa tek personat nga 20-29  vjet 66 (11,9%).

Gjithsej nga 129 të sëmurë nga 1-4 vjet, 117 ose 90,7% janë të pa vaksinuar, nga gjithsej 274 të sëmurë në moshë mbi 20 vjet, 197 ose 71,9% janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, ose për to nuk ka të dhëna për vaksinimin.

Nga gjithsej 555 raste të fruthit, numri më i madh – 303 ose 54,6% janë të vërtetuara në laborator, 135 ose 24,3% kanë lidhje epidemiologjike, ndërsa 117 raste 0se 21,1% janë me pasqyrë klinike të fruthit.

Që nga fillimi i epidemisë, në Shkup janë vaksinuar gjithsej  10.516 fëmijë deri në moshën 14 vjet të cilët i nënshtrohen vaksinimit. Në pjesën tjetër të vendit numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar me dozën parë dhe të dytë të vaksinës deri në moshën 14 vjet është 5.648.

 

Që nga fillimi i epidemisë në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej  16.164.

 

Sektori për kontrol dhe parandalim të sëmundjeve infeltive

ISHP Shkup