Në periudhën nga 19.10-01.11.2019, është raportuar 1 rast i ri i dyshuar për fruth.
Bëhet fjalë për një fëmijë të pa vaksinuar nga Shkupi, që bën pjesë në grupmoshën 1-4 vjet. Rasti është konfirmuar në laborator. Nuk është gjetur lidhshmëri epidemiologjike me ndonjë person tjetër të sëmurë.
Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 01.11.2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjithsej janë regjistruar 1.901 raste të fruthit, me një incidencë 91,9/100 000 banorë.
Vazhdon të jetë aktive epidemia e fruthit në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas rezultateve nga mostrat e dërguara në laboratorin referent për fruthin në Luksemburg, ne vend dhe në rajon qarkullon gjenotipi B3 Dublin.
Gjatë javës së 42 dhe 43 në vendin tonë janë vaksinuar 1.123 persona (fëmijë të moshave shkollore dhe parashkollore). Deri më tani në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 42.746 persona.
Që nga fillimi i epidemisë në Qendrat e shëndetit publik janë vaksinuar edhe 6.295 persona nga të cilët rreth 60% janë punonjës shëndetësor, studentë ose nxënës të shkollave të mesme.
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
ISHP Shkup
01.11.2019