Pasqyrë e shkurtër e gjendjes epidemiologjike me fruthin në Maqedoninë e Veriut

 

Në periudhën nga 30.03-05.04.2019, janë raportuar gjithsej 71 raste të fruthit (të vërtetuara në laborator dhe me lidhje epidemiologjike).

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 35 janë nga Shkupi, nga të cilët 65,7% janë të pavaksinuar, nuk kanë pranuar të dy dozat e vaksinës ose për të cilët nuk ka të dhëna për vaksinimin.

36 rastet e tjera janë në 6 qytete të Maqedonisë së Veriut dhe atë:

  • në Kumanovë   janë raportuar 10 raste nga të cilët një fëmijë 7 muajsh, 1 në moshë nga 1-4 vjet, 3 në moshë nga 5-14 vjet, 2 në moshë nga 20-29 dhe 3 raste mbi 30 vjet. 50% ose 5 prej tyre janë të pavaksinuar ose nuk i ka pranuar të dyja dozat e vaksinës;
  • -në Strugë 11 raste, të gjithë mbi 20 vjet. 6 prej tyre janë të pavaksinuar me të dyja dozat e vaksinës, ndërsa 5 të vaksinuar me dy doza;
  • në Tetovë 7 raste, 2 janë fëmijë nën 1 vjet – të pa vaksinuar, 1 në moshë nga 5-9 vjet me status të panjohur vaksinal, dhe 4 mbi 30 vjet të vaksinuar vetëm me një dozë;
  •  Kërçovë  4 raste, të gjithë në moshë nga 0-4 vjet, të pavaksinuar ose nuk i ka pranuar të dyja dozat e vaksinës;
  • 2 raste në Veles- 1 i pavaksinuar dhe një që nuk i ka pranuar të dyja dozat e vaksinës;
  • Nga 1 rast në Veles, Gostivar dhe Kriva Pallankë. Rasti në Veles është në moshë mbi 40 vjet i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës, në Gostivar në moshë nga 20-29 vjet, i pavaksinuar ndërsa në Kriva Pallankë bëhet fjalë për një fëmijë 9 muajsh e të pa vaksinuar.

 

Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 05.04.2019, në Republikën  e Maqedonisë së Veriut gjithsej janë regjistruar 835 raste të fruthit, 619 kanë lidhje me epideminë në Shkup.

Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 19 qytete në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga të cilat 556 në Shkup, 71 në Kumanovë, 70 në Tetovë, 38 në Strugë , 18 në Gjevgjeli, 17 në Dibër, 15 në Gostivar dhe në Kërçovë, 13 në Veles,  4 në Koçan, dhe Shtip, ndërsa në 8 qytetet e tjera janë regjistruar raste sporadike (Grafiku 1).

Incidencë më e lartë është regjistruar në Shkup (90,0/100.000),Dibër (61,3/100.000), Strugë (56/100.00), dhe Gjevgjeli (52,3/100.000).

Për momentin epidemi aktive ka në 6 rajone shëndetësore (Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kërçovë, Strugë dhe Gjevgjeli).

Numri më i madh i të sëmurëve 344  ose 41,2% janë në moshë mbi 30 vjet. Numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe tek grupmosha 0-4 vjet – 306 (67,2%).

Gjithsej nga 154 të sëmurë nga 1-4 vjet, 140 ose 90,9% janë të pa vaksinuar, nga gjithsej 458 të sëmurë në moshë mbi 20 vjet, 308 janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, ose për to nuk ka të dhëna për vaksinimin.

Nga gjithsej 835 raste të fruthit, numri më i madh – 381 ose 45,6% janë të vërtetuara në laborator, 220 ose 26,4% kanë lidhje epidemiologjike, ndërsa 234 raste ose 28% janë me pasqyrë klinike të fruthit.

Që nga fillimi i epidemisë, në Shkup janë vaksinuar gjithsej  11.919 fëmijë deri në moshën 14 vjet të cilët i nënshtrohen vaksinimit. Në pjesën tjetër të vendit numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar me dozën parë dhe të dytë të vaksinës deri në moshën 14 vjet është 7.286.

Numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar në moshë deri më 14 vjet me vaksinën MRP që nga fillimi i epidemisë në të gjithë vendin është 19.205.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

ISHP Shkup