Në periudhën nga 17.08-23.08.2019, është raportuar 1 rast i ri me fruth.

Bëhet fjalë për një fëmijë nga Strumica në moshë nën 1 vjet. E që sipas Kalendarit të imunizimit ende nuk i nënshtrohet vaksinimit të detyrueshëm.

Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 23.08.2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjithsej janë regjistruar 1.893  raste të fruthit, me një incidencë 91,5/100 000 banorë.

Epidemi të fruthit ka në territorin e gjithë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 24 qytete në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga të cilat 993 në Shkup, ndërsa incidencë  më e lartë është regjistruar në Strugë 165,1/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 1 muaj deri më 63 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve  janë në moshë mbi 30 vjet-849 (44,8%), ndërsa incidence më e lartë 1.394,8/100.000 banorë tek fëmijët nën 1 vjet. (Grafiku 1)

Sipas statusit të vaksinimit, 1.524 ose 80,5%e të sëmurëve janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinimit ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal.

Nga të gjitha rastet e fruthit, 851 ose 45,0% janë shtruar në spital, ndërsa tek 299 (15,8%) ka pasur komplikacione.

Nga numri i rasteve të regjistruara, 34,7% janë konfirmuar në laborator, 36,5% kanë lidhje epidemiologjike, ndërsa 28,8% janë me pasqyrë klinike të fruthit.

Deri më tani në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 35.870 persona. Që nga fillimi i epidemisë në Qendrat e shëndetit publik janë vaksinuar edhe 6.189 persona nga të cilët rreth 60% janë punonjës shëndetësor, studentë ose nxënës të shkollave të mesme.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

ISHP Shkup