Në periudhën nga 20.07-25.07.2019, janë raportuar gjithsej 5 raste të reja të fruthit.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 4 janë nga Shkupi, ndërsa nga 1 rast nga Kumanova.
Gjatë kësaj jave 2 persona janë në moshë nën 1 vjet, 1 në moshë nga 1-4 vjet, 1 rast në moshë nga 15-19 vjet dhe 1 në moshë mbi 30 vjet.
Sipas statusit vaksinal të gjitha rastet e regjistruara janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal.
Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 25.07.2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjithsej janë regjistruar 1.870 raste të fruthit, me një incidencë 90,4/100 000 banorë.
Epidemi të fruthit ka në territorin e gjithë Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 24 qytete në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga të cilat 979 në Shkup, 231 në Kumanovë, 194 në Tetovë, 112 në Strugë , 69 në Gostivar, 59 në Kërçovë, 53 në Veles, 40 në Shtip, 35 në Ohër, 22 në Dibër, 19 në Gjevgjeli, 11 në Prilep,ndërsa në qytetet e tjera janë regjistruar më pak se 10 raste. Incidencë më e lartë është regjistruar në Strugë 165,1/100.000, Kumanovë 161,9/100.000 dhe Shkup 158,5/100.000. (Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Shpërndarja gjeografike e rasteve të fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhjetor 2018 – korrik 2019
Numri më i madh i të sëmurëve janë në moshë mbi 30 vjet-838 (44,8%), me një incidencë prej 65,8/100 000 banorë. Tek fëmijët deri në 1 vjet janë regjistruar 320 raste me një incidencë prej 1.369,1/100000 banorë. Tek fëmijët nga 1-4 vjet janë regjistruar 279 raste dhe incidencë prej 300,6/100 000 banorë. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve të fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas moshës, dhjetor 2018 – korrik 2019 (n=1.870)
Sipas statusit të vaksinimit, 1.501 ose 80,3%e të sëmurëve janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinimit ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal. Nga personat e pavaksinuar 320 (21,3%) janë në moshë nën 12 muaj kur nuk i nënshtrohen vaksinimit në pajtim me kalendarin e vaksinimit. Gjithsej nga 279 të sëmurë nga 1-4 vjet, 86,7%janë të pa vaksinuar, nga gjithsej 838 të sëmurë në moshë mbi 30 vjet, 72,2% janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, ose për to nuk ka të dhëna për vaksinimin.
Nga të gjitha rastet e fruthit, 842 ose 45,1% janë shtruar në spital, ndërsa tek 296 (15,8%) ka pasur komplikacione. Nga këto, më të prekur kanë qenë fëmijët nga 0-4 vjet – n=134; 45,3%, dhe atë 77 (26%) tek fëmijët deri në 1 vjet dhe 57 (19,3%) tek fëmijët nga 1-4 vjet.
Që nga fillimi i epidemisë, në Shkup janë vaksinuar gjithsej 16.333 fëmijë deri në moshën 14 vjet të cilët i nënshtrohen vaksinimit, ndërsa në qytetet e tjera 17.396.
Deri më tani në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 33.729 persona. Që nga fillimi i epidemisë në Qendrat e shëndetit publik janë vaksinuar edhe 6.032 persona nga të cilët rreth 60% janë punonjës shëndetësor, studentë ose nxënës të shkollave të mesme.
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
ISHP Shkup